Godina e spitalit gjinekologjik në qytetin e Krujës e ngritur rreth tre dekada më parë, është restauruar disa herë edhe më pas. Mjediset spitalore janë të kompletuara dhe personeli është i përkushtuar në punë. Trajtimi i pacientëve para lindjes, gjatë lindjes apo edhe kujdesi për fëmijën e sapolindur është i lavdërueshëm, por ka disa muaj që këtij materniteti i është mbyllur guzhina e gatimi të ushqimit, me motiv shkurtimin e punonjësve dhe perspektivën e bashkimit me qendrën spitalore. Duken absurd, aq më keq kur aktualisht, furnizimi i të shtruarave në maternitet bëhet me ushqim të gatuar në guzhinën e spitalit të përgjithshëm, mjaft larg nga materniteti. Sanitaret e transportojnë ushqimin me tenxhere 800-900 metra nëpër rrëpirat e rrugës. Sigurisht, kjo mund të rrezikojë shëndetin e nënave të reja lehona. Le të shërbejë ky opinion në DITA për reflektim. Përparim Shullazi, Krujë.

Idiotizmat nuk paskan te sosur!
Idiot ndoshta jeni ju!