Një amerikane që ra në besën e shqiptarëve

redaktor

Ndonjëherë mjafton një moment në jetë për të ndryshuar gjithë rrjedhën e saj. Kjo gjë i ka ndodhur një amerikaneje ku në mes janë… shqiptarët. “Tradita shqiptare e besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood. Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël, kur rastësisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.

E gjithë ndodhia, rrëfen ajo, u pa nga 4 shqiptarë. “Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk më besohet ajo që po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, rrëfen vajza bionde me tipare të ftohta.

Më vonë ajo kuptoi se kjo gjë që bënë shqiptarët, për ta ishte e zakonshme. “Pas asaj që më ndodhi, unë kërkova të njoh më shumë vendin tuaj dhe kuptova se një koncept unik i kulturës shqiptare është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.

“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, sa që vendosa të krijoja “Albanian Voices”, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza. Sot, Ashley është themeluese dhe drejtuese e organizatës “Albanian Voices” (Zërat shqiptarë).

“Unë dua të bëjë diçka për vendin që bëri aq shumë për mua, sepse dua ta bëj të ditur se shqiptarët në Republikën Dominikane, ishin duke vepruar në bazë të një kodi nderi (Kanunit) të lashtë dhe bënë atë një histori që vlen për t’ia treguar botës”.

10494756_10101020323001449_6348853060419597802_nMbasi kjo “ishte si një skenë si ato të dala nga një film, nuk më besohet ajo që po ndodhte me mua” tregon ajo, duke e quajtur traditën e besës një koncept unik të kulturës shqiptare; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.

E gjithë kjo e ka sjellë vajzën amerikane këto kohë në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo është duke bërë disa hulumtime nëpër familje të ndryshme shqiptare, në mënyrë që të marrë material për të shkruar një libër mbi Shqipërinë, emigrimin dhe ndërthurjen e tij me muzikën. Sipas Ashley-t, ky është një projekt, i cili ka për qëllim që të dokumentojë përvojat e emigracionit të shqiptarëve.

Në këtë rrëfim, Wood tregon rrugën që po ndjek. “Po intervistoj dhe do të vazhdojë të intervistoj njerëz që tregojnë historitë e familjeve të tyre, se si ata shqetësohen kur lënë vendin e tyre për të shkuar diku tjetër. Ose për të përshkruar momentin e kthimit në atdhe. Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe emigrimi është një realitet për shumë familje. Shqiptarët janë në gjendje të lidhen me njëri-tjetrin përtej kufijve nëpërmjet muzikës. Ka raste kur njëri vëlla jeton në SHBA, tjetri në Kanada dhe krejt kjo bëhet për të sakrifikuar për familjen.

Dua të tregoj histori individuale, në mënyrë që amerikanët ta kuptojnë jetën e shqiptarëve”, thotë Wood. Ideja e saj për të shkruar librin në fakt nuk është që vetëm amerikanët ta kuptojnë identitetin e shqiptarëve, por edhe shqiptarët vetë të kuptojnë më mirë veten dhe vlerat që kanë. Dhe kur këto i thotë një amerikane, ndoshta ndërgjegjësohen më shumë.

“Është vlerësuar se ekzistojnë më shumë se katër milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo ndarje ka çuar në një nivel të keqkuptimit ndërmjet shqiptarëve. Kam hasur në komente të tilla si “Ne as nuk e kuptojmë njëri-tjetrin”. Kjo vajzë ka ardhur këtu, t’u tregojë jo vetëm të huajve, por edhe shqiptarëve që, vlerat që ju keni ua ka zili bota dhe duhet t’i ruani.

10406387_10101115376338799_4393943265299323215_n“Ky libër do të shkruhet në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që më shumë njerëz ta kuptojnë identitetin shqiptar dhe historia shqiptare mund të ruhet në gjuhën e tyre”, shprehet amerikania. Ajo dëshiron të zbulojë se si historitë individuale të migracionit, familjes, politikën, dashurinë, mbijetesën dhe miqësitë e shqiptarëve janë ruajtur dhe kultivuar nëpërmjet muzikës.

“Unë dua të zbuloj mënyrat se si këto histori janë shprehur nëpërmjet muzikës, sepse unë besoj se kjo bashkon jo vetëm popullin shqiptar, por e bën më të lehtë edhe për amerikanë që t’i kuptojnë”, shprehet Ashley. Me termin “shqiptar”, ajo nënkupton grupin etnik të anëtarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi dhe të gjithë folësit e gjuhës shqipe nëpër botë. “Amerikanët nuk e kuptojnë se çka ka ndodhur me Shqipërinë në vitet ’90. Është edhe një fakt tjetër. Për 600 vjet, të tjerët janë munduar ta marrin Shqipërinë dhe ja ku e keni atë edhe sot. Po ashtu sot është edhe shteti i Kosovës. Kjo është një gjë shumë e madhe dhe dua që amerikanët ta kuptojnë se për çka keni luftuar”, thekson Wood.

 

Për kësi gjërash nuk të falim

Ata ia shpëtuan jetën

Shkrimtares amerikane i ka ndodhur diçka që e ka shtyrë për të shkruar për shqiptarët. Në fakt ishin vetë këta të fundit që e nxitën. “Shqiptarët ma ndryshuan jetën dhe dua t’ju tregoj se sa të mrekullueshëm janë ata”, thotë Wood. Meqenëse 10550922_10100947671650339_4952809951673929197_nka studiuar për gjuhën spanjolle, në qershor të vitit të kaluar ajo kishte shkuar në Republikën Dominikane për të bërë disa hulumtime për temën e doktoraturës. Aty kishte takuar disa shqiptarë për herë të parë në jetën e saj, të cilët e kishin ndihmuar në një rast të jashtëzakonshëm. “Një natë, ne ishim në një bar duke folur me disa njerëz. Ndodhi një problem dhe disa njerëz më kërcënuan. Ishte një situatë e frikshme dhe në qoftë se shqiptarët nuk kishin qenë atje, unë nuk e di se çfarë do të kisha bërë. Ata ishin katër që burra më shpëtuan jetën dhe më ndihmuan të largohem nga rreziku”, ka treguar Wood. Kjo situatë e shtyu të pyesë veten përse shqiptarët e rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar atë. “Pasi kalova më shumë kohë me ta dhe filluan të më mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, e kuptova se cili ishte identiteti i shqiptarëve. Shqipëria është një vend i bukur. Ajo është shumë e panjohur për Shtetet e Bashkuara. Shumica e librave për Shqipërinë përqendrohen në politikë, histori, pushime, fotografi. Libri im do të përqendrohet në historitë individuale të imigracionit”, ka thënë Wood.

Share This Article
23 Comments
  • Ne lokal i bie te fiket nje pensionisti ne tavolin ishte me tre te tjere italian asjeri se ndimonte vetem e shikoshin kerkova ndim sme ndimoi njeri i vetem i nxora gjuhen e shpetova nga vdekja dhe uje nuk solli asnjeri vetem shikoshin jam cuditur, ne bote ste ndimon njeri te len te vdesesh ne rrug ska me njerez human se shqiptaret

  • bukur kete tradite ne qe jetojme large ende e kemi te forte dhe disi mua me duket e ruajme me xhelozi ju tregije nji raste qe me ndodhi kesaje vere nji telefonat qe bente vajza ime me zgjoi kurreshtjen disi vajza fliste me veshtersi dhe nuk kuptonte se si ishte puna ne fakt ajo ne gjuhen gjermane pergjigjej por me nderprerje kur une e pyeta ajo me tregoi shkurt se ne nji hotel kishte mbete per nji mosmarrveshje me organizatorin nji shqiptare dhe duhej te largohet mirpo ajo kishte bileten perte fluturuar te nesermen pa asnji hamendje i thashe vajzes eja te shkojme ta marrim vajza pyeti se cili hotel ishte dhe i tha recepcionistes se ke bere mire qe me ke telefonua se ajo eshte gjaku im dhe une me babin do vijme e ta marrim kur u takuam mu dukej se motra ime kishte qen ne telashe dhe e morrem me vehte ku u munduam sado pake te ndihmojme dhe te nesermen e percollem per tirane kjo ishte vetem nji epizode e vogel qe tregone se nuk e kemi harrue traditen e kete mundem me e vertetue edhe ne vitet e kalueme e sidomos ne vitet e nentedhjet e dy e keteje kur une si kosovare nuk pyesja prej nga ishte por vetem se a ishte shqiptare e me duhet te them se edhe ata qe kishine nevoje athere per mua nuk me kane harrue e kjo me bane te besoje se tradita e mikpritjes do te jetoj shume gjat sidomos ne emigracion

    • shqiperia eshte nje vend i cmuar ndonese i mbytur nga hallet por gjithsesi qendron me force ne kembe
      shqiperia ka njerez te meshirshem te dhemsur dhe te mire sepse e dine shume mire se cfare eshte vuajtja dhe dhimbja………………

      • shqiperia eshte nje vend i cmuar ndonese i mbytur nga hallet por gjithsesi qendron me force ne kembe
        shqiperia ka njerez te meshirshem te dhemsur dhe te mire sepse e dine shume mire se cfare eshte vuajtja dhe dhimbja………………jemi krenar qe jemi shqipetar

    • Ja vejne skafeve ate flamur,thjesht per nostalgjine e detit,,,kam pare mijra skafe ne Amerike me ate flamur,,,per te thene se nuk pyesin per dallget,apo jane timoniere te zote,,por po del fotografia e dulles, e spo thote gjo njeri

  • Ndigjo jo me ia ba qejfin vetes por kena shum gjana t’mira si popull qe te tjeret nuk i kane,por me e dasht ma shum njeri-tjetrin prap me mire do t’ishim…

  • Ky komenti para meje eshte shume i sakte ne duhet te jemi me te dashur me njeri tjetrin kur jemi jashte sepse dime me shume te marim neper goje njeri tjetrin.

  • Po mir me flamurin e pirateve cfar do te tregoje kjo shkrimtare Njera per te shpetuar njerez dhe tjetra per te vrar Kjo do kete qene pirate vet eshte kercenuar nga nje turme dhe shpetoi nga turma me flamurin shqiptar???

  • Ça lidhje ka besa ndaj mikut ne nje vend te huaj, apo Rep. Dominikane eshte bashku me Malsine e Madhe? Kushedi si ka qene puna qe kane nderhy ata shqipot atje, se po te ishte kjo femra e shendoshe, plake pa dhembe ne goje asnji nga ata se kish lujt sumen. Lejini keto prralla me heroj e kreshnika se i ka ik vakti. E dime ne si eshte bere besa e shqiptarit ku ne Shqiperi ka mijera femije te ngujum nga frika e gjaksave.

  • KEMI SHUME GJERA TE MIRA ..POR NDONJEHERE DISA KATUNARE VRASIN VETEN NGA XHELOZIA ..ISHA NE KROACIE PER PUSHIME …DHE BUZE DETIT TAKOVA 2 SHQIPTARE ..DUA TE THEM SE KISHTE SHUME SHQIPTARE NE KROACIE … DHE SAPO FILLOVA TE BISEDOJ ME NJERIN …ME PYETI NGA VIJE .I THASHE SE JAM TIRONS POR JETOJ NE PARIS ..NJERI FILLOI TE ME BENTE PYETJE ..NDERSA TJETRI IKU PA ME THENE ASNJE FJALE ..SE KUPTOVA PERSE E BERI KETE GJE … OSE ISHTE BUDALLAH POR MA HA MENDJA SE NUK E DURONTE DOT TE SHOKOJE NJE SHQIPTAR TE JETOJE NE FRANCE … POR KISHTE EDHE SHUME TE MIRE …BERA MIQ NE RESTORANTE DYQANE NE PLAXHE … .ZAKONISHT NJEREZIT E QYTETERUAR JANE SHQIPTARE TE VERTETE ..KANE MBAJTUR AKOMA ZAKONET ..POR DISA COBANE TE TRASHE …KUJTOJNE SE JA KEMI FAJIN NE SE SHESIN MISRA GJITHE DITEN BUZE DETIT

  • Eshte nje vyrtyt shume i vyer i shqiptarve qe po i mbijetone kaosit politike .Nuk eshte vetem besa por mbi te gjitha ndjenja njerzore qe karakterizon popoullin tone qe e ka shprehur ne gjithe kohrat e tij .
    Ngjarje te tilla, ku protagoniste te sherbimeve njerzore,ka me mijra por mbi te gjitha kemi nje grua te madherishme qe e njeh gjithe bota e qyteteruar nene Tereza.Vepra e saj ka kaperxyer cdo parashikin te botes njerzore .Ne dim pak ose nuk hulumtojme qe, keto vlera me permasa boterore ,karakteristike per shqiptaret ,te zene vendin kryesor ne edukimin e brezave e te vlerave qe shpalosin shqiptaret .
    Jemi perkushtuar politikes anormale duke u marre me shemtira dhe lem ne harrese ato qe karakterizojne shqiptaret .Me keto vyrtyte e vlera te genit sot duhet te ishim ne nivelin e vendeve Nordike . Ajo qe na ka penguar jane perzgjedhjet e shqiptarve qe na drejtojne politiken, shtetin e shoqerine ne cdo qelize te vendit . Analizoni keto 24 vjete demokraci te kuptoni se sa diskordanca kane politikanet me keta shqiptare qe kryejne vepra njerzore ku dhe bota habitet qe paska qenje te tilla njerzore qe veprojne si njerez .

  • Zonjusha thote:Ata po vepronin sipas nje kodi nderi:”Kanunit.”
    Tani ata qe e shpetuan sigurisht jane nga zonat qe ka sunduar Kanuni kur nuk kishte shtet dhe ligje. Por ne Shqiperi Kanuni shihet si nje e keqe qe ka sunduar veriun dhe perdoret si nje rast per ofendimin e verioreve,Atehere te themi se: ose ky eshte nje rast qe nuk ka lidhje me Kanunin,ose eshte diqka e sajuar per te patur mundesin e studimit te psikologjise se shqiptareve. Vetekenaqsit qe shfaqen dukshem ne komentete mesiperme ,nuk perputhen me rralitetin e sjelljes se shqiptareve edhe n.q.s kjo ngjarje eshte e vertete.

  • Behemi cope per te tjeret dhe jemi njerezit me te keqinj ne bote ndaj njeri-tjetrit! Komuniteti me i perçare ne emigracion eshte pikerisht ai shqiptar. Kjo eshte fatkeqesi kur e mendon qe ndajme te njejtat halle, kemi te njejtat brenga dhe enderrojme per nje Shqiperi me te mire. Fatkeqesi!

    • Si zakonisht Entela ka kapur një temë të veçantë dhe e ka trajtuar mjeshtërisht!? Tema të tilla që promovojnë anë të veçanta të virtyteve shqiptare si besa,nderi,solidariteti,ndarja e copës së bukës etj.,fatkeqësisht po vijnë rrallë e më rrallë!? Ky sistem më duket se i gjymton dhe shkatërron vlerat njerëzore? Por kjo nuk do të thotë se shqiptarë me familje solide,me rrënjë të forta në traditën tonë,me edukim të shëndoshë moral nuk i ruajnë? Këto 24 vjet përdhunuesja kryesore e vlerave të mira shqiptare ka qënë politika??? Kurrë nuk dëgjova nga ajo te flitet për virtyte e vlera morale? Kurrë? As nga politikani më moralist? Politika është ideatorja dhe frymëzuesja më e ndyrë e antimoralit dhe e kusërisë, e kthimit të çdo vlere në mall që shitet e blihet!? Prandaj në këtë ishull biznesi të vlerave shqiptare tema si kjo e Entelës me shkrimtaren amerikane janë një rreze drite që vëndin tonë të mos e mbysë antimorali i përhapur në çdo qelizë të tij dhe në radhë të parë nga fryma dhe gëlbaza e antimoralit që përhap politika? Shqiptarët kanë më shumë vlera se politika e tyre dhe ky raport i përmbysur flet se ne akoma nuk dimë të zgjedhim !??? Prandaj vlerat tona shqiptare kanë nevojë vit për vit për riciklim ndërsa politika jonë e qelbur duhet të riciklohet, ditë për ditë!? Nderime Entela!

  • Per cfare kanuni flet kjo bukuroshja!? Shqiptaret donin dhe kerkonin sherr, grushta, u hanin duart dhe u bene cuba perpara amerikanes se bukur. Ore kuptoni, ku eshte sherri jane shqipot, i therret era e gjakut si cakallet e hienat e maleve te Dukagjinit. Cfare lesh bese!!!…Nqs ka dicka qe na mungon eshte besa. E per kete Leke Dukagjini e vuri besen ne Kanunin e tij, se shqiptaret ishin te pabese sic jane ende!

  • Ne itali para ca vjetesh nuk te jepnin shtepi me qera se je shqiptar por me kalimin e viteve dhe keta i njohin shqiptaret, jane nje perqindje e vogel qe flasin keq per ne,kemi treguar qe jemi popull punetor dhe familjen e kemi te shenjte qe keta se kane,politika shqiptare duhet te interesohet per emigrantet te kete pak informacion per kultur se ne nuk duam ndim se jemi te zotet vete por kur e mendojme se kemi dhe ne atdheun tone qe e duam 100 here me shume se ato palo pilitikane te bejne me te miren per ata njerez qe jetojne akoma ne mjerim ne keto 23 vite shkerdhatokraci boll vodhet besoj se jeni ngopur behuni burra dhe beni shtet me rend dhe drejtesi qe femijet tane te ta shohin te ardhmen ne shqiperi sepse ne vend te huaj gjithe jeten i huaj do mbesesh nuk ka si shqiperia ime

  • Jam plotesisht dakort me komentin e Albanit per sa i perket temes. Te heq kapelen zoteri per objektivitetin. Ne te vertete jemi komuniteti me i percare dhe i pa bere sidomos ne atdheun e kesaj zonjes ne fotografi. Nje pjese e mire e jona ka konsideraten dhe respketin me te ulet per njeri tjeterin gje qe eshte fatkeqsia jone, e kunderta e kombeve te tjera qe behen copash per te vetin. Sikur te donim njeritjterin sa duam te huajt tani do kishim shtet dhe atdhe qe dona bente te ndiheshim krenar per te. Fatkeqesisht nuk mendojme dhe veprojme si vendet e tjera te botes prandaj jemi ne kete pike…

  • ha ha ha shqipetaret e salukut me bese!!!!!!!!!shkoni paguani dritat ,ujin ,taksen e pastrimit dhe pastaj flisni per bese more gjoks grop dhe sahan lepirsa,kujtoni se nderohet vendi se shpetuat nje prostitut diku ne fund te botes-

  • Artikulli me pelqeu dhe mendoj qe na ben mire te bejme miq kudo neper bote duke shfaqur vetite me te mira tonat. Nuk jane te verteta ato qe thone disa komentues Kanunin me kodet e mira te etnise sone, si: Besa, Miku, Nderi, Bujaria, krenaria etj. Te tjeret, te huajt i lartesojne jo me kot keto virtyte, sepse kane parasysh popujt e tyre e me gjere. A ka nga ata shqiptare qe e prishin kete inazh? Po, ka per fat te keq, por kjo amerikania e mençur, pse jo dhe e bukur, rrofte qe numeron shume ane te mira te Njerezve te mire te shqiptaret. gazetarja jone qe e ka publikuar kete personazh ka bere shme mire qe e ka vleresuar duke e “gjetur” lajmin atje ku po hulumton amerikania dhe shyqyr qe ka dh te tilla gazetare te ne, sepse shume e shume profesioniste te tjere kane mbetur ne sheshin “Skenderbej”. Te me falin keta (kwto) se shpesh here aq ua ka lejuar stafi drejtues i redaksise dhe sidomos pagat qesharake qe marrin.
    Po te mundje, mire eshte qe te permendje me emer ata shqiptaret e mire qe na nderuan atje larg, duke rikujtuar e zbatuar kodet tona etnike dhe duke bere ate qe thone:”I miri ka ne deje veç dashuri!”
    Tungjatjeta, Shqipo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *