NJË ANALIST QË E GËNJEU BERISHA

redaktor

Nuk kanë të sosur cuditë në këtë vend kreshnik të shqipeve krenare. Më e fundit është ajo e një analisti jo fort të keq, i cili  ( as shumë , as më pak) pohoi në një shkrim të tij në një gazetë shumë të lexuar disa ditë më parë , lidhur me fitoren ë thellë të Alencës së majtë më 23 qershor, se nuk e  prisnim (më saktë nuk e prisja) këtë rezultat dhe, meqë ai nuk e priste, s’duhet të ndodhte ( !) dhe se Berisha na mori në qafë, na bëri të gabojmë në analizat dhe parashikimet tona, pasi ishte aq i zoti, sa arriti të krijojë para syve tanë  një realitet tjetër,virtual, një Shqipëri tjetër, por që ne e besuam!

Cfarë mjerimi ! Pra, Berisha na gënjeu aq bukur, sa na bëri të gabojmë!..Domethënë  për parashikimet tona të gabuara fajin e ka Berisha, që na gënjeu, na mashtroi. Sigurisht kjo të bën të shqyhesh gazit dhe të kuptosh sa « analistë » janë këta analistë. Nuk u kuptua qartë c’ishte: autokritikë (disa ndoshta e duan vetkritikë për ta larguar sa më shumë nga autokritika e komunizmit) apo shfajësim, kërkim ndjese për mosparashikim? Sidoqoftë, ky pohim i ngjan një  britme dëshpërimi, që do të na shkaktonte dhimbje dhe ne nuk na mbete vec ta ngushëllojmë këtë kolopuc analist, që e gënjeu xhaxhi Saliu..Se të paktën ka naivitet brenda.Tamam si një fëmijë që ankohet, kur e ka gënjyer një burrë batakci.

Që Berisha është një prestidigjator politik i rrallë, kjo nuk vihet në dyshim. Por në dyshim , me këtë rast, vihet aftësia e këtij analisti dhe e ca të tjerëve që, më tepër se i ka mashtruar Berisha, kanë pasur qejf të vetmashtrohen. Por c’rëndësi ka kjo ! Rëndësi qëndron në atë që, ndërsa analistët « profesionistë » u gabuan (përjashtuar këtu analistët e vërtetë), shumica e shqiptarëve « joanalistë » nuk u gabuan nga propaganda e Berishës.

Atëhëre me të drejtë pyesim : c’ farë analisti je ti zotëri ? C’analizë është ajo që nuk parashikon ? Në c’pozicion je ti zotëri : Të ka gënjyer Berisha (kjo është paaftësi) apo ke pasë qejf të gënjehesh prej tij ( dhe kjo është dobësi morale) ?! Zgjidh e merr. Por kjo mendoj unë vjen më shumë prej papërcaktueshmërisë së pozicionit, prej të cilit zakonisht kanë frikë ata që iu mungon statusi moral, pra analistët as mish as peshk, thënë më një shprehje popullore,  ata që duan ta kenë mirë me të dy palët.       Dhe për karakteret e qëndimet tona nuk e ka fajin Berisha, apo jo zotëri ?! Apo edhe këtë do t’ia ngarkojmë Berishës ?

Megjithatë, autori i këtij pohimi na dhuroi ca gramë humor të cmuar, pasi në këto ditë paszgjedhore kemi nevojë për prehje dhe relaks. Dhe sidomos humor. Qoftë i bardhe, gri apo i zi…

Share This Article
5 Comments
  • HUMOR!!!Fatkeqesi per vendin , per shqiptaret qe mbeten akoma per 23 vjet parcele eksperimentale e injorances se thelle duke e bere Shqiperine nje vend te pa klasifikueshem ne arenen nderkombetare…!Nuk eshte per te qeshur por eshte per te qare , eshte te vesh kujen!!!
    Gjithe bota e di se ne c’gjendje po e le Shqiperine Berishizmi injorant, vetem nje pjese e shqiptareve nuk e dine akoma…!Analistet e “feces” te Berishes jane te gjithe te blere si c’jane te akaparuar TVSH me drejtorin e saj te pa afte e servil BECI , sic jane N24 qe drejtohet nga nje injorant dhe mashtrus nga nje ish magazinjer i ushtrise se PPSH, nga fshati POTOM !Apo nga Lezhiani “afarist” i pushtetit Frangaj me TV KLANIN e mykur te Julian Roch-it…!Keta hajdute e bythe lepires pregatiten per laposje bythesh te reja tashme se jane profesioniste te sprovuar…!

  • Petrit dhe gazetare te tjere, do ti lexonim me me qejf keto fejtone e te thashe nqs do perdoresh I emra te pervecem

    • O zoti hajvan, gjithe jeten hajvan ngele po si more nuk e kupton cilet ja ne ata analiste. Merita e gazetarit eshte te vere mendjen e njerezve te punoje.. Ata analiste i njohin dhe femijet e kopshteve se gjithe diten ishin neper ekrane duke i thurur elozhe saliut tend .Por kaq kupton kaq thua. Hajt shendet tani.

  • keta analist QE PER NJE KAFSHATE BUK TE MYKUR ÇFARE NUK pranojn te bejne kuptohet se Çfare karakterit e edukate kane. SHif ARTAN HOXHEN , MARK MARKUN.ALEKSANDER BIBERAJ, HENRI CILI, AJ I TELEVIZIONIT KLAN QE KA FILLU TA DREDHIN ,ARTUR ZHEJ ETJ. TE CILET JANE NDYRESIRA E KETI DHEUT, E DISA FEMRA BEQAre dhafazaqne qe nuk po ja permendi emrin qe dalin ne t.v. duke mashtru si koÇe islami. turp ta kene qe e ulin vehten por ne fund te fundit jane pasqyre e familjeve te tyre qe vetem familje nuk kane.

  • Petrit,sa ke vuajtur qe ke shkruar kete shkrim kotshkrim!…Do ish me mire të perqendrohen opinionistet se analistet aty,jane si thote Montaneli,per Italine,”..jane si yjet ne qiellin me re!”Ketyre opinionisteve qe mire thote dikush,ua dallonin budallallekun dhe femijet!”,pervecse u lejohet te flasin a shkruajne,fjale te lira, asgje tjeter nuk dine cfare shkruajne…Ti nuk e thua me emer, por une nenkuptoj,Cilin,Fevzon,Kari Balliun,Artan Hoxhe presidentin,(me duket jane dy,njeri cilsor nga Skrapari,më duket)apo te vjetrin ish komunist,Frrok Cupin,apo Artur Zhein konglomerat kassonete(kosh plehrash)i Berishes!E sa “molomenë” të tjerë!…Nuk them se shkrimi nuk vlen,por mendoj se duhen dhënë opinione per të tjera gjera dhe me konkretizim emrash…Pa dashur mësoj:”Mesazhi i votës së pavotuar…”(ata qe nuk erdhën ne kuti!)Alarmi i drejt për vjedhjen që s’ndodhi!” “Perse Berisha nuk vodhi si me parë!” Dhe tema shume kryesore per tani:”A po konstrukton Rilindja?””Shqiperia gjermane e Saliut dhe Shqiperia,Shqiperi e Ramës!” “Punesimi i të papunëve dhe qëndrimi i të afteve në shtetin me km.Ramën…” etj.Disa opinione të mëparshme jane me lart se ky opinion…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *