Korrupsioni, arroganca e pushtetit, largimi nga baza e elektoratit dhe interesat e tij, konsumi i pushtetit pas tetë viteve, ndikimi i LSI-së etj, janë argumentuar si arsyet e humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ajo që më së shumti përmendet nga drejtuesit e PD-së, është pikërisht bashkëqeverisja me LSI-në në katër vite, pasojat që solli në 23 qershor, por dhe mënyrat që përdori LSI-ja për të përfituar sa më shumë vota.
“Ne mbrojtëm përtej çdo caku bëmat e LSI-së gjatë bashkëqeverisjes sonë. Hapësirat e kësaj partie në administratë kapërcyen çdo limit dhe u bë emblematike bindja, se njerëzve me teser LSI-je iu hapej çdo derë”, thotë Jemin Gjana, një prej ish-deputetëve dhe ish-funksionarëve të lartë të PD-së. Blerja e supozuar e votës nga LSI-ja është thelbi i shumicës së analizave të publikuara në media që pas shpalljes së rezultatit, kryesisht nga ana e drejtuesve të PD-së.
Përveç faktit, se bashkëqeverisi me PD-në në katër vite dhe njëkohësisht rriti numrin e elektoratit, LSI-ja përfitoi nga marrëveshja me PD-në edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pasi fitoi në bashki dhe komuna, ku më herët nuk kishte patur influencë. Marrëveshja me PD-në i dha LSI-së mundësinë të konsolidohej në qarqe, si Kukësi e Shkodra, qarqe, të cilat konsideroheshin bastione të PD-së.
Grafiku i mëposhtëm krahason rezultatet e PD-së në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2013, si dhe shifrat e humbjes së PD-së në çdo qark. Në grafik janë të reflektuara edhe rezultatet e LSI-së, po ashtu në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.
Por, për të parë ndikimin e vërtetë të LSI-së në zgjedhjet e fundit, le të marrim në analizë dy qarqe, ku influenca e LSI-së në periudhën kohore midis dy zgjedhjeve ishte më e vogël krahasuar me rritjen në qarqet e tjera, pikërisht qarkun e Beratit dhe Durrësit. Në këto dy qarqe, LSI-ja kishte rezultat më të mirë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe në ato lokale të vitit 2011, se në qarqet e tjera.
Rrjedhimisht në zgjedhjet e 23 qershorit, pritej një rezultat pozitiv i LSI-së në qarkun e Beratit dhe të Durrësit.
Në Berat, qark në të cilin LSI-ja ka elektorat të konsoliduar, vihet re një rritje, por jo aq e madhe, krahasuar me rritjen e LSI-së në Shkodër, apo në Kukës. LSI fitoi në Berat një mandat më shumë krahasuar me vitin 2009 dhe PD humbi një mandat si pasojë e humbjes së 12705 votave.
Në Durrës, PD humbi 7866 vota krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Në këtë humbje kanë ndikuar edhe dy fakte të rëndësishme. I pari lidhet me aleatin e PD-së, Partinë Republikane, e cila fitoi një mandat deputeti. Faktori i dytë ishte FRD-ja, që në këtë qark e dëmtoi në mënyrë të konsiderueshme PD-në, duke fituar 4540 vota, të cilat presupozohet që janë shkëputur nga PD-ja.
Të gjitha qarqet janë përballur me “faktorin LSI”. PD-ja dhe drejtuesit e saj nëpër qarqe e kanë justifikimin kryesor këtë faktor për humbjen në 23 qershor.
Analiza e vonuar e humbjes së PD-së në këto zgjedhje, pritet të reflektohet në zgjedhjet e strukturave të reja në këtë parti. Dy ditë më parë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se brenda 48 orësh do në nisë faza e dytë e riorganizimit në PD, ku përfshihet ndër të tjera edhe analiza për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo deklaratë e Bashës, është përsëritur shpesh në gjashtë muajt që lamë pas. Në fillim të dhjetorit 2013, në emisionin “Tonight”, Basha deklaroi, se brenda një muaji do të përmbyllej faza e dytë e riorganizimit të PD-së, ku përfshihej edhe analiza për humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit.
O njerez nuk ka humbur as PD, as PS dhe as LSI jane po ata prej 20 vitesh vecse kane nderruar e kane ndare kolltuqet dhe tallin bythen me shqiptaret qe shkojne si bagetit ne votime duke u perleshur me njeri tjetrin kur ata hane e pijne e shkerdhehen bashke
@ beso
1000 % me mendimin tend na lodhen syte nga 20 vjet…..
ketu demokracine e kan shkatrruarr ndrekombetare qe ljojne manipulimin e zgjedhjeve prandaj mbretrojne keto pariti te mbushur me kriminel , per them e kan shkatruar nderkombetaret se rregullat e loje se demokracise dhe te votimeve ne vecanti jene ata arbitra si ne futboll a mundet nje albiter te ndryshojne rregullat e lojes ne nje ndeshje futbolli, kurre e kurres se ato jane te percatuara strikte , kurse tek ne albitri nderkombetare sic jane vezhgusite zgjedhjeve nuk i ndjekin rregullat por ndjekin rregullat e ambasadoreve dhe te qeverive qe vine prandaj keto dy pariti kriminale jane ne pushtet sepse albitrin e kan te blere pa filluar loja kjo eshte bere e modes dhe nuk ju bene pershtypje shqiptareve per se keto parit dhe keta bandita qe na kan qeverisur rrine ne pushtet pa funde se populli nuk ju kerkon ketyre institucjoneve llogari os te largohen nga shqiperia dhe nuk kemi nevojne per monitorime falce sa per sy e faqe , prandaj vriten shqiptare neper ruget e vendit , per prona per drejtesi dhe per cfardo qe ka te beje me jete e perditshme , nga ajo vota e manipuluar e nderkombetareve qe nuk ju hapin rruge elitave te rreja apo idivideve te konkurojne ne politike qe te kemi dhe nje qasje tjete ne jete , pra mos rragimi ne themelin e demokracise tek vota e lire nuk ka per te pasur qetesi dhe drejtesi dhe mirqenje dhe siguri per ate vend dhe ate popull .