Analizë sondazhit të IPR-së

editor

Sondazhi kombëtar i prezantuar nga IPR Marketing parmbrëmë në Ora News ishte zhvilluar me telefon, dhe si i tillë, ka rrezikun të ketë pasur përqindje të lartë të anketuarish që nuk kanë dashur ta tregojnë preferencën e votës për partitë, nga perceptimi i justifikuar apo jo i ndonjë raprezalje të mundshme. Ndryshe qëndron puna me anketimin me vizita në shtëpi, ku anketuesi mund të krijojë një raport besimi me të anketuarin.

Sipas Dr. Nottos, drejtorit të IPR Marketing, 20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë percaktuar preferencën për njërën apo tjetrën parti. Se sa ishin ata që s’deshën ta shprehnin preferencën dhe sa ata që thjesht janë ende të pavendosur, nuk u sqarua nga Dr. Notto, megjithë insistimin tim si pjesë e panelit të analistëve në studion e Ora News. Megjithatë, le të supozojmë se asnjëri nga të anketuarit s’ka patur frikë ta shprehë preferencën dhe i gjithë 20% përbëhet vetëm nga votues të pavendosur.

Nga rezultatet e publikuara nga Dr. Notto, dilte se po të mblidhen votat e koalicionit mazhoritar (44%) plus votat e FRD-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 48.8%, që është maksimalja historike e partive që e quajnë veten të djathta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej. Ndërsa po të mblidhen votat e koalicionit opozitar (46%) plus votat e AK-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 50.8%, që është minimalja historike e partive që e quajnë veten të majta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej.

Duke e neglizhuar efektin e frikës që mund të kenë pasur të anketuarit për të shprehur hapur preferencën e tyre për partitë, rezultatet e publikuara na lënë të kuptojmë atë që është hamendësuar deri më sot nga shumë analistë – shumica dërrmuese e votuesve të FRD-së janë votues të djathtë ose të rinj me prejardhje nga familje të djathta, ndërsa shumica dërrmuese e votuesve të AK-së janë votues të majtë ose të rinj me prejadhje nga familje të majta. Për këtë arsye, të dyja koalicionet, i djathti dhe i majti, do të bëjnë përpjekje që të tërheqin sa më shumë votues të këtyre partive të reja në sinorët tradicionalë. Dhe në këtë përpjekje, koalicioni i djathtë duket se do ta ketë më vështirë.

FRD-ja u themelua që në fillim si një parti e djathtë që synon të sfidojë monoplizimin e pushtetit nga Berisha brenda të djathtës dhe në të gjithë vendin. Ajo ka qenë transparente dhe konseguente në këtë synim dhe askush nuk mund ta akuzojë për ndonjë axhendë të fshehtë. Përkrahësit e saj të djathtë janë më se të vetëdijshëm që vota për FRD-në është një kontribut për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension. Dhe për këtë arsye, mendja ta do se s’kanë pse ta ndërrojnë mendjen deri në ditën e zgjedhjeve. Sidomos në qarqet Tiranë, Durrës e Elbasan, ku duket se FRD-ja ka përkrahjen më të fortë dhe ku votat e saj mund të bëhen përcaktuese për ta pensionuar Berishën.

Ndryshe qëndron çështja me votuesit e majtë të AK-së, të cilët, me votën e tyre, mendojnë se do të kontribuojnë për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension, por në fakt, falë kodit zgjedhor, mund të kontribuojnë bash për të kundërtën. Dhe kampi i majtë do ta ketë relativisht të lehtë t’ua bëjë të qartë këtyre votuesve të majtë se çdo votë jashtë kampit opozitar është një votë më shumë për ndejtjen e Berishës edhe 4 vjet në pushtet, pavarësisht nga përbetimet e Kreshnik Spahit për ta dërguar “shtetasin” Berisha në burg.

Në fakt, përpjekjet e kampit të majtë duket se kanë filluar t’i japin frytet e para. Kjo dëshmohet nga pamjet e filmuara nga lartësia të tubimit të AK-së në 1 maj, ku priteshin “1 milion kuqezinj” dhe erdhën shumë më pak se 2000 (shihni videot online). Ndërkohë, duhet mbajtur parasysh se anketimi i zhvilluar nga IPR Marketing kishte përfunduar në 30 prill, përpara se të bëhej publik dështimi spektakolar i tubimit të AK-së në 1 maj…

Share This Article
6 Comments
  • Ore dudumi Zaloshnja po deri para nje muaji thonit se AKZ eshte e djathet dhe merr votuesit e Berishes tani per ti bere qejfin vetes e Zaloshnja ky papagall i Rames me 23 qershor tash e shef Ramen ,Topin dhe Kreshnikun kur te shkulin qimet e krese nga humbjamajte.

    • “20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë percaktuar preferencën për njërën apo tjetërn parti.”

      Te pakten gjysma e tyre kane qene ne fakt votues te opozites, por kane pasur frike t’ja tregojne dikujt qe i merr ne telefon dhe i pyet se per cilen parti do votojne, se te pushon nga puna sala ose te dergon taksidarin ose ndonje lac. Ja pra ku avantazhi i koalicionit opozitar nuk eshte 2% sa tha ky italiani por 12%…

      Prandaj z.Zaloshnja mos u mundoni te analizoni shifrat e italianit, duke neglizhuar nje efekt 10-pikesh te frikes se te anketuarve qe jane votues te opozites.

  • tre faktore kane kaluar ne krah te kundert te berishes:
    LSI
    FRD
    AKZ
    shume besojne se AKZ merr vota nga PS-ja, une them se per AKZ votojne gjithe ata qe nuk kane votuar ose nuk do te votonin fare per PS ose PD.

    me qe ra fjala : sondazhi i nottos eshte “i porositur”, nuk po them i blere.

  • ne vitin 1992 kur partia demokratike fitoi zgjedhjet ne seancen e pare parmaletare nje deputet i PD(me falni qe se mbaj mend emrin )dhe tha:te caktojme nje here rrogen,se vetem zogjte kendojne pa pare.po ky dr nottos pa pare punon ?,apo eshte kubanez dhe merr rroge nga qeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *