Nga Jorgo Mandili
Midis shumë akuzave që i bënë Sokratit në Gjyqin e famshëm ku e dënuan me vdekje ishte dhe kjo: Ti që e shpike këtë sistem, ku populli të shkojë në votime për të zgjedhurit e tij, pse nuk merrje pjesë në votime? Filozofi u përgjigj qetësisht: Dhe ja që po jua them tani se pse asnjë herë nuk kisha vajtur për të votuar. E përse të shkoja? Që të zgjidhja me dorën time se cili prej kusarëve do të më ripte lëkurën e cili prej xhelatëve do të më priste kokën?
DRAMA JONË…
Votimet mbaruan. 25 prilli ka mbetur pas dhe mbi të kanë filluar dhe do të bëhen edhe në vijim analiza për rezultatet, për fituesit dhe humbësit. Fituesit nuk i stigmatizon dot përse fituan dhe sidomos kur fitojnë thellë. Ata do të gjykohen e kritikohen gjatë qeverisjes, edhe pse fituan një mandat të tretë, që do të jetë edhe më i vështiri për ta…
Nga pala humbëse është ende e traumatizuar dhe e çoroditur nga pesha e disfatës dhe nuk është në gjendje të gjykojë me gjakftohtësi për atë që i ka ndodhur. Le të shpresojmë se me kalomin e kohës do të gjejë arsyet e vërteta të humbjes dhe do të rigjejë fuqinë e arsyes për t’u ngritur. Por unë them se humbësi i madh dhe i vërtetë i këtyre zgjedhje ishte Ilir Meta, si president dhe si kryetari de fakto i LSI-së.
Prandaj dhe ai ishte më i nervozuari dhe më i çekuilibruarai para dhe pas zgjedhjeve.
Ka disa kohë që presidentit tonë i është prishur qetësia dhe dashuria dhe i është shtuar shqetësimi për mbrojtjen e “demokracisë”, duke aluduar për një “komplot” kundër demokracisë dhe vetë atij që është “objektiv i mafies ndërkombëtare” , për faktin se ai “mbron” çdo vlerë e parim të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”.
Duke u përshfaqur herë si Skënderbeu, herë si Robin Hud, herë si Alende, herë si Vojo Kushi, herë si Avni Rustemi, madje duke arritur deri atje sa edhe të “vetësakrifikohet” në Malin me Gropa si “objektiv” për raketat amerikane, vetëm e vetëm për ta shpëtuar “demokracinë” dhe “drejtësinë” e uzurpuar nga një lob serb në Amerikë që përkrah Edi Ramën…
Duke dëgjuar këto artikulime të përçatura të këtij “adoleshenti të përjetshëm”, që nuk di se ç’është puna, dija, varfëria e përpjekjet e njerëzve për mbijetesë, si shumë politikanë të tjerë, që janë përshfaqur në skenën politike si “Feniks nga Hiri i Zhuritur i Asgjësë”, dhe që nuk u maturuan kurrë, por u masturbuan me paratë, pushtetin e hedonizmin e tyre, të përfituar nga kusaria, kupton çdo ditë e më tepër fatkeqësinë tonë se nga ç’figura groteske e të pështira sundohemi në këtë despotat oriental të quajtur Shqipëri, që është venë në pikëpyetje e ardhmja e saj europiane… daljet e fundit të këtij individi të trishtojnë e duke menduar në qetësi pas ulërimave, thirrjeve, mllefit e shfryrjeve të tij, vë në pikëpyetje edhe ekzistencën tënde: se ku jeton?
Në një republikë europiane demokratike apo në një sulltanat oriental, me një president si unitet i kombit apo një sulltan i një despotati, që bën çfarëdo e sido ai. Përse duhet kushtetuta atëhere,kur ky njeri është i pari që e shkel atë dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie. Përse duhet drejtësia kur nuk e ndalon ose izolon zemërimin dhe tërbimin e një individi të tillë që hiqet se është president?
Po sikur të ishim çmendur edhe ne, të ngriheshim me shpata, kosore, hanxharë, thika, lopata, cfurqe e t’i binim njeri tjetrit sepse presidenti haluçinonte për manipulime e puç shteti nga vetë mazhoranca që kish pushtetin? Lajthitje? Lojë? Alibi? Çmenduri? Çfarëdo që të jenë, veprimet e tij janë turpi ynë kombëtar.
Kushdo që i ka parë këto veprime, jashtë kufijve të Republikës sonë të shkretë (që për çudi nuk ka as datë krijimi) të presidentit tonë të ndjerë, me të drejtë i ka venë duart në kokë e ka thënë: jo, kur presidentin e republikës e kanë të tillë, atëherë mendo si janë qytetarët e thjeshtë … a meritojnë këta të jenë bashkudhëtarët tanë në Europë?
Ku e dinë këta të shkretët se presidenti ynë ka lexuar vetëm një libër dhe nuk ka punuar asnjë ditë dhe i ka rënë “bingo” në politikë, ashtu siç i ra Saliut, Mediut, Lulit, Monikës, Ndokës, Flamurit, Gjek- makut e Mak- makut e rosakëve të tjerë të politikës, falë “demokracisë” që u zbuloi “aftësitë” e tyre kusarëve dhe mediokre!
Kjo është drama e një populli të vuajtur e të nëpërkëmbur në shekuj, që ëndërroi pas viteve 90 “Shqipërinë si Europa” … por për hir të lakmisë e babëzisë së këtyre kusarëve, që nga leckamanë u bënë brenda një kohe relativisht të shkurtër “bosa të Ballkanit”, e ndoshta më gjerë… që nuk dinë kuptimin e fjalëve “nder”, “fisnikëri” e “humanizëm” e që nuk ndjejnë dhimbje njerëzore dhe dashuri për atmëmëdheun …
Atë ëndërr që këta kusarë ua kthyen shqiptarëve, për 30 vjet rresht në një makth përjetimi të një “tragjedie shekspiriane” shqiptare, të inspiruar nga i “pandëshkuari i madh”, “përbindëshi” që u ngriu buzëqeshjen , u piu gjakun e tani po u thith edhe palcën e kurrizit shqiptarëve me thirrjet e tij nekrofilike, për të mos i njohur zgjedhjet, për t’u ngritur në protesta kundër Noriegës Rama etj …Dilni! Dilni! Dilni! Guxoni! Guxoni! Guxoni!, në unison me thirrjen e presindetit “O sot, o kurrë!, për një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”!
Eh, kur i sheh këto figura groteske që flasin për demokracinë e mbrojtjen e saj mendon se asgjë nuk ka ndryshuar qysh nga lashtësia, hipokrizia dhe demagogjia me “demokracinë” loja më e tërheqëse me popujt e shtypur e të skllavëruar në shekuj.
SOKRATI PARA TRUPIT GJYKUES
Eh, si përsëritet historia -mendon me vete. Në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme, me personazhe të ndryshme, por në mënyrë komike. Por në rastin konkret, e pandryshueshme mbetet Hipokrizia dhe Demagogjia. Eh, more president i nderuar pse na çove në mon’e shkuar, thellë në lashtësi, aty ku Sokrati i urtë përballej me fytyrën e maskuar të “demokracisë” skllavopronare, në Athinën e lashtë.
E Sokrati e ka thënë atë shprehjen brilante, një postulat për të gjitha kohërat: Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
A dinë politikanët tanë këtë urtësi 2500 vjeçare të Babait të Filozofëve? Nuk besoj. Ose e dinë dhe bëjnë sikur nuk e dinë. Kjo urtësi sokratiane më shumë se kujtdo tjetër aktualisht në Shqipëri u këshillohet atyre që kërkonin me ngulm ndryshimin (në qeverisje), por jo në konceptin e qeverisjes.
Aty ku gjykohej e nga i akuzuar u kthye në akuzues të kastës politike, parisë së qytetit, që në pretencën e tij, demaskoi kusarinë mashtrimet, gënjeshtrat e poshtërsitë e tyre, falsitetin e demokracisë që e trumbetonin si liri e popullit, por që nuk është gjë tjetër veçse një “tirani e maskuar”. Sokrati me mençurinë dhe qartësinë e tij për të kuptuar të vërtetat e hidhura dhe për tua bërë të ditura popullit të vet (zaten edhe për këtë u dënua), na ndihmon ne të ndërlidhim “demokracinë skllavropronare” me “demokracinë tonë feudototalitare”, të cilën ne e përjetojmë, tash e 30 vjet, pavarësisht se mjediset, situatat e frazeologjia janë marrë nga antikiteti.
Pjesë nga fjalimi i Sokratit para trupit gjykues që e dënoi me vdekje me ndonjë përshtatje të vogël:
“I pari i vendit” – (alias presidenti) – u mbante fjalim qytetarëve duke u shpjeguar se ç’është demokracia, korrupsioni dhe armiqtë e demokracisë që kërkonin të prishnin imazhin e qytetit (shtetit) të tyre, me sjellje qëndrime e veprime që binin në kundërshtim me parimet morale të demokracisë, duke aluduar për Sokratin .
Fjalim, që Sokrati e kish dëgjuar shumë herë nga “paria e qytetit” . Sokrati, mbasi mbaroi i “pari i Athinës”, priti sa ai zuri vend aty ku ishte paria e qytetit, u kthye nga ata dhe tha:
…Ju që jeni në pushtet keni frikë nga ndryshimet. Të tjerët që janë përmbysur ëndërrojnë dhe luftojnë për ndryshime e përdorin çdo mjet e rrugë për t’i realizuar ato dmth për të ardhur në pushtet. Kurse populli qëndron në mes dhe paguan pasojat. Ai njëlloj vuan edhe nën regjimet legale dhe nën ato ilegale, edhe kur pushteti quhet tirani, edhe kur quhet demokraci. Dhe që të mos kuptojë e të mos protestojë e hutoni me gënjeshtra, mashtrime, përralla e shpesh herë dhe me terror. Kjo është tirania e maskuar e instaluar nga ju të fortët ! Të fortët jeni JU KUSARËT! – tingëlloi fort zëri i Sokratit, duke iu kthyer parisë me gishtin tregues.
Si, si ne jemi kusarë? – bërtitën njëzëri ata të revoltuar. Kjo është një përrallë që e dëgjojmë çdo ditë, është fryt i fantazisë së njerëzve si ty që nuk ia duan të mirën qytetit tonë. Na akuzoni ne që ju prumë demokracinë dhe lirinë, ne që u sakrifikuam për ju për t’u çliruar nga diktatura? E tani keni lirinë për të zgjedhur, lirinë e fjalës e të mendimit, lirinë për të lëvizur lirinë për drogë, prostitucion, lirinë për të sharë, ofenduar shpifur, akuzuar … liri pa kufi… çfarë doni më shumë?!
I quani përralla ju këto që them unë? -iu përgjigj Sokrati .. Doni përalla ju? Hajt se po ju tregoj edhe unë një përrallë që të çlodhemi pakëz .. e filloi:
PËRRALLA ME KUSARË
…Njëherë e një kohë kusarët e qytetit të parë të botës, mbasi u pasuruan mjaft ,vendosën të rregullonin jetën e tyre. Një ditë i mblodhën të varfrit e qytetit në sheshin kryesor e i urdhëruan: “Duart lart!”
Ju duam të mirën! Nuk kemi ndërmend t’u rrëmbejmë as lopatat, as kazmat, as trastat ku mbani bukë e djathë, as këmishët tuaja zhele-zhele plot me morra, as kasollet pa dysheme, ku hyn ujët nga të katër anët. Jeni të lirë!( Duart lart!) Jeni të lirë të jetoni sipas qejfit, të fitoni, të kurseni, të pini e të bëheni xurxull, të shtohi e në fund të vdisni.
Vetëm një gjë kërkojmë nga ju… Ne do t’u predikojmë … të vërtetën..! Do t’u falim një fantazi të pasur e një zemër të ndjeshme. Do t’u japim edhe shpirt të pavdekshëm. Dhe kujt t’i pëlqejë, të shkruajë vjersha, të kërrejë libra, të zbulojë teorira të reja, të fitojë famë e lavdi…
Ju do të jeni populli i plotfuqishëm! Ne vetëm do t’u qeverisim.! Do të përpiqemi t’u sigurojmë jetën, nderin e pasurinë, me pak fjalë lirinë tuaj! Ju vetëm do të punoni si të doni e kur të doni! Ne do t’u sigurojmë punë, kur të ketë! Dhe natyrisht frytet e punës do t’i marrim ne .. Dhe që të mos dyshoni për ndonjë padrejtësi nga ana e jonë, do të paguajmë edhe ne një lloj takse shtetit, dmth vetes tonë!
Eeee, jo vetëm kaq.!
Edhe ju edhe ne do të kemi po ato ligje që do t’i bëjmë ne, e që ju pastaj do t’i aprovoni me anë të votimit nga deputetët tuaj që do t’i caktojmë ne me lista të mbyllura e do t’i zbatoni me gjykatësit tuaj që do t’i emërojmë ne.
Vazhdojmë më tej… E në rast lufte, nëse rrezikohemi nga kusarët e fqinjëve ose kusarë të ardhur nga përtej deteve në bashkëpunim me kusarët e brendshëm, ne do t’u armatosim që të mbroni veten tuaj dhe zotërinë tonë dmth atdheun!
Ju tregohuni trima të vrisni e të vriteni që të rrojmë ne! Ata që do vriten për atdheun do t’i shpallim dëshmorë të Atdheut e për ta do ketë varreza të veçanta dhe do kujtoheni brez pas brezi. Dhe nëse ju nuk do ta kuptoni se ku është interesi juaj për të mbrojtur vetveten, do t’u detyrojmë ne ta bëni këtë gjë me pahir (Duart lart!). Vetëm një gjë ju ndalojmë … Në asnjë mënyrë të mos vidhni njeri tjetrin. Do të dënoheni rëndë. Kjo sepse mësoheni e na vidhni edhe ne pastaj.
Kështu pra, populli punonte i lirë e mendonte lirisht – vazhdoi Sokrati me ironi. Dhe çdo mbrëmje eglendisej nëpër taverna, e këndonte i gëzuar si mëllenja në kafaz… gëzonte “lirinë dhe demokracinë” e prurë nga kusarët .
Ndërkaq, shpëtimtarët e tij shtriheshin sa gjerë gjatë, dimrit brenda pallateve të ngrohta e beharit nën hijen e pemëve të bleruara në gjirin e Lalëzit. Rreth tyre mblidheshin mizëri gra të bukura me duar në qafë e që i përkëdhelnin prapa veshit. Lumturia e tyre ishte forca e atdheut dhe paturpësia -shpëtimi!
Fundi i përrallës? E ku ta di unë e ku ta gjej -u tha Sokrati. Vetëm një gjë ju them: “Mjerë ai qytetar që arrin në shkallë të fundit të dëshpërimit e, me qëllim që të shpëtojë, dorëzohet në mëshirën e perëndisë e të ligjeve te kusarëve”!- përfundoi Sokrati dhe ul në vendin e tij para trupit gjykues.
MJERË NE…
Dhe ja pra ne u dorëzuam në mëshirën e kusarisë tuaj, u bëmë viktima të ligjit të kusarisë tuaj, që mbasi u nginjët me para, pushtet e pasuri, u kujtuat përsëri dhe kërkoni të merrni prapë “frenat” e parisë së demokracisë në dorë, por jo për ne. Por për veten tuaj! Për të mbrojtur pasuritë tuaja! Për të shpëtuar nga ndëshkimi i merituar por i vonuar! Përsëri kërkoni të na përdorni ?
Tani jo më në emër të “antikomunizmit”, por të ” përçudnimit ” të demokracisë nga një grup komplotistësh… Përsëri të vritemi midis nesh që të rroni ju o Like hallemadhi e ti Sali-Ui? Likepresidenti, “floriri” i politikës shqiptare , që ke “sakrifikuar” familjarisht për demokracinë dhe i shpërblyer “mbretërisht”, për të na i kujtuar këto sakrifica të familjes e të ngjashmëve të tu nuk po lë “gur pa lëvizur”, të “vdekurit nga varri po i nxjerr” (videoja e protestave të 90) ,vetëm e vetëm që të bindësh “kokëpalarët” që të të ndjekin pas për të “mbrojtur demokracinë nga përçudnimi dhe për të shkatërruar puçin kushtetues”.
Alibi e radhës për të ruajtur pushtetin që të mbroni pasurinë tuaj të vënë me rrugë të paligjshme. Por lojërat e pazaret tuaja tashmë po bien erë. Jo më kot ambasadorja amerikane ua ka venë “këmbët në një këpucë”. Nuk duhet të luani me Reformën në Drejtësi dhe pranimin e rezultatit të zgjedhjeve! Mos i bëni hyzmet zemërimit dhe mllefit deri në atë shkallë sa që ky zemërim e mllef t’ju detyrojë të dilni jashtë “linjave” të logjikës e diplomacisë, për të bërë hapa të mëtejshëm lajthitjeje.
Përmbahuni zotërinj opozitarë, ju humbësit e mëdhenj të 25 prillit! A do guxoni vallë? Të gjuani me “raketat ruse e të Kim Jongut” ? Mos u nxitoni as për dekretin për mbrojtjen e Republikës, se nuk ka ngelur në dorën tuaj. E kuptoni sa qesharak jeni bërë? Po, mirë juve, se nuk keni cipë e moral për asgjë por ne qytetarët e thjeshtë pse duhet të paguajmë tekat apo injorancën tuaj? Çfarë mallkimi është ky ?
Nga nesër e tutje duam të shohim një president tjetër, institucional e të kujdesshëm, që nuk do përfshihesh më në këto “lojëra” kalamajsh… Duam një president që do zbatojë Kushtetutën e vendit të tij e nuk do përfshihet më shumë me gjëra që lënë vend për diskutime e alibira …
Këtë vërtetë e dëshirojmë si qytetarë! Zoti ju dhëntë pak, pakëz inteligjencë dhe dhembshuri për njerëzit!

Mediokrit i referohen shume Sokratit,por nuk e dijne se mendimet e Sokratit
buronin nga nje mendje qe ishte kunder Demokracise ,
sepse
Sokrati ishte pro Aristokracise dhe kunder Parimeve Demokratike
O Jorgo, po ti nga cila zone e bythes i nxjerr keto hynere? A nuk ishe vete nje student medioker i fizikes. Nga u bere kaq sokratik mor aman. Ik o Jorgo pirdhu e mjaft cave derrasa. Ne ka ndonje parameter tregues per nivelin e popullit shqiptar nuk eshte as Like Floriri, as Sali Berisha, as Edvin Rama, jeni ju palo anal-istet qe jepni mend neper gazeta e televizione, e qe i tregoni popullit krenar shqiptar te verteta te tipit “akulli eshte i ftohte”, “sheqeri eshte i ember”, “neqoftese sot eshte e merkure, neser do te jete e enjte” e keshtu me rradhe nga keto shvejklleqet qe juve u duken kulmi i shkencave dhe arteve.
Raimond vlonjati
gabohesh rende sepse filozofi ka vetem nje perceptim ate te nje universali moralist,pra filozofi don te thote dashuria per pjekurine-mençurine (moçmerine,ose te moçmit),ndaj del ne realitet qe filozofi pak eshte i interesuar nga dogmat apo ideollogjite klasore,apo nga shtresat qe kane dominim ne nje shoqeri.
Ki parasysh qe filozofet ndahen ne dy grupe:
STOICIANET:
Filozofet qe mbrojne dhe shprehin vetem vertetesine e realitetit.
SOFISTET:
Filozofet qe pergenjeshtrojne,deformojne,ndryshojne dhe zbukurojne ne nuancime vertetesine e realitetit.
Si njeri grup por edhe tjetrri kane vetem nje objektiv ate te verifikimit te fenomeneve shoqerore simbas opinioneve dhe ideve qe ata klasifikojne fenomenet jetesore por edhe shoqerore.
Pra asnje lloj teorie s’eshte e vertete apo e vertete sepse ne opinion ska force dhe fuqi dominimi mbi argumentin qe kerkon te provoje te kunderten.
Filozofi ne fjale,SOKRAT eshte njohur ose me sakte dallohet si pjestar i te dy grupeve,njeher ai shfaqet si sofist dhe ne heren tjeter ai paraqitet si stoicien.
Njihet me shume ne artin e oratorise dhe stilit artistik te rhetorikes se diskutimitnfilozofik.
Per te kuptuar sensin e DEMOKRACISE duhet lexuar ARISTOTEL ose PLATON.
Fraza e tij eshte teper domethenese,nga ku rjjedh diktimi ose citati qe:
“çdo POPULL ka mbi koke qeverine qe meriton”.
Nje popull kopuk zgjedh te ngjashmin e tij per ta drejtuar,KOPUKET.
Ketu behet fjale nese populli eshte kopuk?…
nga ku,para se te kerkosh ndryshim kerko te besh ndryshim ne vetveten tende per te ditur dhe kuptuar se ç’eshte ndryshimi dhe sa eshte e vlefshme vlera e tij.
Mbaresi.
Jorgua u be Sokrat i mjere.Kerkon nje president qe te respektoje kushtetuten dhe jo nje kushtdtute qe te respektoje noter prexidenti .Ne do te cmendesh njeri vure presixent te shqiperise.Famti eshte qe disa dekrete te Metes jane hedhur posht brenda dites.Apo Fatosi i partise se Nanos qe ju hakerrua Moisiut duke i thene ne te kemi vene ne te heqim kur te duam
Mos kerko qiqra ne hell o jorgo Mandili .Shqiperia sic ka qene do te behet!
NJE ANALIZE FANTASTIKE ….
QE DUHET TA KONSPEKTOJE NE TRU SE PARI CDO POLITIKAN SHARLATAN NGA CDO SKAJ E MES I POLITIKES SHQIPTARE NGA MAJA NE RRENJET E SAJ…
NJE ANALIZE FANTASTIKE ….
QE DUHET TA KONSPEKTOJE NE TRU SE PARI CDO POLITIKAN SHARLATAN APO JO NGA CDO SKAJ E MES I POLITIKES SHQIPTARE NGA MAJA NE RRENJET E SAJ…
Perndryshe heret a vone do te perfundoje edhe me keq se filozofi gjenial Sokrati, qe ne fund te fundit sot pas 2400 vjetesh jeton, njihet, respektohet me shume se 99 per qind e politikaneve te Botes sot per filozofine e tij gjeniale e krejt reale edhe sot.
A thua kane aq tru e per ta lexuar e kuptuar e kuptuar keta Gjoka politikanet tane !?
Po te keni dyshim rishikoni a rilexoni deklaratat e Sali Berishes e sidomos fytyren e tjetersuar e trurin degjeneruar, cakerdisur e krejt te cartun Like Floririt e Bandes se Gangstereve dhe keshilltareve te tyre krejt pa tru…
E jo vetem te tyre !
Me vjen keq,per ty Alban,qe jeton ne SHBA,e ke prekur realisht se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor atje,se si shteti,admoinistrata publike i respekton qytetaret pa asnje dallim,por qe edhe qytetaret e respektojne shtetin pra reciprokisht!
Ke pare cdo dite se si taksat qe qytetaret i paguajne shtetit ,ai ua kthen ne sherbime njelloj per te gjithe!
Ke pare se ne te gjithe SHBA njerezit jetojne ne keshte te pershtatshme si ata qe banojne ne qytete te medha,por edhe ata qe banojne ne qyteza te vogla,se te gjithe sapo dalin nga dera e shtepise u shkel kemba ne asfalt ose ne beton,se mjedisi rreth e qartk shtepise eshte i mbuluar me bar,me lule dhe peme dekorative,se askush nuk guxon t’u zere driten e diellit ne dritaret e tyre duke ndertuar ngjitur nje shtepi tjeter!
Se askush nuk guxon te zere trotuaret apo lulishtet duke i penguar te tjeret!
Se lulishtet dhe parqet kudo ne SHBA jane pa fund dhe se planet urbanistike te qyteteve apo zonave te ndryshme urbanistike behen nje here dhe nuk nderhyhet sipas interesave korruptive te shtetareve!
Ke pare,qe pastrimi i qyteteve nuk behet diten dhe me fshesa zhuke,si ketu,por naten dhe kur gdhihet dita cdo rruge,rrugice etj eshte i pastruar,eshte hequr debora etj!
Se atje banohet po aq mrekullisht si ai qe jeton ne mes te nje qyteti te madh,por edhe ne nje qyteze te vogel 1 ose 2 ore larg qytetit,bile ne te shumten e rasteve banoret e nje qyteze prej 20 mije banoresh jetojne ne kusht shume here me te mira se sa ata qe banojne ne grataciele!
Ndersa ne Tirane,qytet ku kane ardhur gjysma e banoreve te Shqiperise,pjesa e dikureshme brenda unazes se vogel eshte mbushur me pallate,pra eshte e betonizuar kudo aq sa nuk ka mbetur asnje lulishte,fushe sporti,kend lojrash,shetitore etj!
Dhe kjo katastrofe urbane eshte katandisur keshtu,ku cmimet e nje m/2 shtepi ka shkuar si ne New York,sepse shteti dhe bashkia ka ndjekur nje politike urbanistike kriminale,duke i lene lagjet periferike te Tiranes ne nivelin e GETOS,pa asnje element jetik te domosdoshem,ndaj njerezit tentojne te blejne shtepi afer qendres me cmime skandaloze ku edhe atje nuk ka asnje element jetik te domosdoshem!
Veliaj ka studiuar ne Michigan,por asghje nuk ka zbatuar ne Tirane nga cfare ka pare atje nga keto gjera!
Ndersa une,vjet qendrova vetem 6 muaj dhe konstastova shume gjera,qe duyhjet dhe mund te zbatoheshin ne Tirane per t’ua bere jeten qytetareve te gezuar!
Aq i pa pergjegjshem dhe korruptiv eshte drejtimi i basshkise,sa edhe lulishtet ne sheshin Skenderbej,ngjitur me ndertesen e Bashkise,te gjitha ato FERRA qe i quajne lule qysh kur u mbollen dhe deri me sot jane te THARA plotesisht se nuk u sherben njeri dhge firma perfituese e tenderit merr cdo vit nga mbi 1 milion euro!
Kur nuk kontrollon lulishtet 2 metro larg bashkise,si mund te kontrolloje pastrimin dhe gjelberimin ne gjithe teritorin e bashkise?
Dhe kjo ndodh se ka KORRUPSION!
Se atje ke pare,qe ne se barin rreth shtepise 1-2-3 katershe e pastron dhe e korr rregullisht i zoti i shtepise dhe ne se kete nuk e ben personat e caktuar nga shteti e mbajne cdo gje nen kontroll dhe i paralajmerojne shkelkesit e rregullave me shkrese per gjobitje etj!
Pra ju,qe banoni ne SHBA duhet te beni komente dhe shkrime ne medie jo thjesht per politiken,por pikerisht t’i tregoni politikes se cfare duhet te realizoje ne Shqiperi,pervojen amerikane!
Besoj se per
HAJDE BABE TI KALLXOJ ARAT…
– Faleminderit qe po me tregon cfare eshte Amerika!
Ameriken une e kam njohur per se gjalli qysh ne moshen 20 vjecare ne dhjetorin e vitit 1976, kur kemi lozur bashke me studente re tjere shqiptar ne Universitetin e Pekinit me topa bore me nje nga emblemat me te shquara te demokracise amerikane dhe gjeniun e shembjes se komunizmit Xhorxh H.Bush dhe bashkeshorten e tij fisnike Barbara, me te cilet e kishim kategorikisht te ndaluar cdo kontakt.
Nese je mosha ime dhe ke ditur te lexosh jam i pari gazetar shqiptar ne 46 vjet ish-diktature qe kam pase nderin ta jetoj e pershkruaj realitetin e SHBA-se sic ishte
Nese ke dyshim kerkoje ne biblioteke gazeten “ Bashkimi” te datave 13-15 dhjetor 1990 ku eshte botuar ne 3 numra shkrimi im “ “Dy Muaj ne SHBA” te cilin ia pata derguar qe me 12 Nentor 1990 edhe gazetes “ Zeri i Popullit” qe nuk e botoi kurre.
Ti permend plehrat, pastrimin e rrugeve….
por nuk permend metrote e Nju Jorkut qe jane per ibret dhe minjte jane bere gati sa dacat e kuterbojne edhe ne dimer e jo me ne vere.
Aq sa vete ish- Presidenti Trump deklaroi se “ amerikanet duhet te shkojne per turizem ne metrone e Pekinit”.per te mos folur per trenat qe jane te shekullit te kaluar…
Po ashtu te kujtoj edhe kroniken historike me titull “ NJE MIK I MADH I NJE POPULLI TE VOGEL- WODROW VILSON, te botuar tri vjet para kesaj tek gazeta me e lexuar shqiptare “ Zeri i Rinise” se Remzi Lanut e Xhevdet Shehut, e cila u be tabele qitjeje deri nga Plenumi i BRPSH-se se Mehmet Elezit apo botimin transmetimin nga shtypi, ATSH dhe RTSH, e analizes se Elez Biberit per Kosoven ne vitin 1988, qe per fije te flokut nuk u pushova nga puna+++.
Ndaj mos me bej udherrefyesin e Amerikes
qe gjyshi im nga Nena Elez Hoxha i Berishes qe ne fundvitet 60 nuk e quante as
“ imperializmi amerikan ” por “ “Shtetet e Bekueme te Amerikes” dhe per pak perfundoi ne burg ndersa bija e tij nena ime socializmin shqiptar e quante “ Sociafikja” qysh prej qershorit e vitit 1974….
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se hajde babe ti kallxoj arat ti rrote magari!
NJE ANALIZE FANTASTIKE ….
QE DUHET TA KONSPEKTOJE NE TRU SE PARI CDO POLITIKAN SHARLATAN APO JO NGA CDO SKAJ E MES I POLITIKES SHQIPTARE NGA MAJA NE RRENJET E SAJ…
Perndryshe heret a vone do te perfundoje edhe me keq se filozofi gjenial Sokrati, qe ne fund te fundit sot pas 2400 vjetesh jeton, njihet, respektohet me shume se 99 per qind e politikaneve te Botes sot per filozofine e tij gjeniale e krejt reale edhe sot.
A thua kane aq tru per ta lexuar e kuptuar keta gjoja politikanet tane qe nuk njohin as ABC-ne e shkencave politike por jane akademike ne misarías e korrupsion deri me ate shkalle sa kane Kane korruptuar edhe vet fjalen korrupsion!?
Po te keni dyshim rishikoni a rilexoni deklaratat e Sali Berishes e sidomos fytyren e tjetersuar e trurin degjeneruar, cakerdisur e krejt te cartun te Like Floririt e “Bandes se Gangstereve” dhe keshilltareve te tyre krejt pa tru…
E jo vetem te tyre !
o copa e idiotit,me të vërtetë që je i lindur idiot!!
“NJE ANALIZE FANTASTIKE ….
QE DUHET TA KONSPEKTOJE NE TRU SE PARI CDO POLITIKAN SHARLATAN APO JO NGA CDO SKAJ E MES I POLITIKES SHQIPTARE NGA MAJA NE RRENJET E SAJ…
Perndryshe heret a vone do te perfundoje edhe me keq se filozofi gjenial Sokrati,”,mor gomar me samar guri!!
SOKRATI NUK ISHTE POLITIKAN!
sokrati e pësoi se,njëlloj si mandili 50%,ja plasi në fytyrë politikës!!
he copa e idiotit!!!
MESO TE LEXOSH O GOMAR PA SAMAR
PASTAJ KOMENTO…
Une e vleresoj qe ne fjaline e pare
“ filozofi gjenial Sokrati” ti me tregon se eshte filozof o lope kosi qe pjerdh vetem m… nga truri jot i nakatosur.
Armata e mashtruesave ne pune
Ne shqipptaret qe kemi emigruar por qe ndajme cqetesimet e atdheut tone kur lexojme artikuj te Jorgo Mandilit na linde shpresa se te tille njerez me kapacitet te lart intelektual dhe atdhedashes te pa kompromentuar jane nje vlere e shume e cmuar dhe na bejne qe te shpresojme se opozita do te dryshoj vehten qe te ndryshoj me vone vendin.
Kur ndryshimi bllokohet te vije ne kohen e vet, vjen me vonese i dhunshem!
Kur “ndryshimin ” e do shumica behet….dhe kjo quhet Demokraci….ne Demokraci secili e mendon si do ,pastaj votohet, dhe ne fund vendos shumica,.Kush kerkon te ndryshoje me force vendimin e shumices (qe mund te jete dhe injorante, sipas dikujt) ,del jashte ketij sistemi “jo perfekt” ,por me i miri qe kemi,,dhe qe ka gjithe bota e qyteteruar…….keto qenie, qe nuk respektojne mendimin e tjetrit,mund ti quajme edhe barbare apo si te duam…….ky eshte rregulli i botes demokratike sot, prandaj mos flisni mbrockulla te tipit “dixhital “……….dhe ne fund, sipas te gjitha statistikave, nuk mund te vidhen me shume se 2-3 perqint te votave ne nje votim, se eshte e pa mundur fizikisht,,..perfundimi eshte i thjeshte duke zbritur vjedhjet qe mund te kene ndodhur, nga te gjitha palet, populli shqiptar “injorant “,”pa karakter “,apo “i shitur “(i hengshi topet) ,populli shqiptar pra e dha verdiktin e tij, si gjithmone, te urte, per mendimin tim
Rama, eshte njeri i hapur dhe inteligjent! Ai eshte i vetmi Europian ne Shqiperi! Ai e vuri prestigjin Shqiptar ne vendin e duhur. Nuk eshte servil i kurkujt! Eshte vetvetja! Eshte i vetmi K/minister qe duhet te jete! Por mbi te gjitha s’ka vrare! Te gjithe ngelen ne mocalin Shqiptar turkoshak,Rama eshte tjeter brume! Une dhe shume nga shoket e mi do te deshironim te ishim ,Edi Rama! Rama ka karakteristikat e nje demokrati te vertete dhe eshte jashte vorbulles apo mjegulles se karakterit shqiptar, qe eshte midis lindjes dhe perendimit! Cfare do me Berisha? Te na jape experiencen e jetes se tij ne Vicidol? Po Lulzimja te na tregoje qe eshte kukell e Saliut! Rama ka te gjithe mbeshtetjen e intelektualeve Shqiptare! Urime dhe suksese Shqiperia!
mandili,më pëlqeu shumë tregimi me soktratin!!
por deti tek “MJERË NE…”,sepse atje e pashë që ti flet jo për hajdutët,por pë një pjesë të hajdutëve!!denoncon njërën palë dhe palës tjetër i kërkon “një president që do zbatojë Kushtetutën e vendit të tij “!!
mandili,nuk mund të të zgjedhë gjysma e kusarisë një president që të zbatojë kushtetutën e vëndit të tij,edhe sikur ajo të mos jetë bërë nga vetë kusarët!!ty do të të duket sikur presidenti zbaton kushtetutën e vëndit tënd,por gjithnjë e bërë nga kusarët,e ndryshuar gjithnjë nga gjysma e tyre!!
mandili,nëse gjysma e kusarëve është çmëndur!?nuk do të thotë që gjsma tjetër është e ndershme!!
në fund të fundit kusarë janë të dy!!mandili,sot ka humbur njëra pjesë e kusarisë,por kjo nuk do të thotë se është vetëm faji i saj!!humbësi,kusari,ka humbur kundër kusarit e asgjë më tepër!!
” Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.”
“A dinë politikanët tanë këtë urtësi 2500 vjeçare të Babait të Filozofëve?”
këtë e dinë të gjithë o mandili,bile dhe ne që nuk jemi politikanë,POR,çdo gjë e ka yçklën e vetë,nuk na lejon dëshira për të pasur më shumë,për të qënë më të pushtetshëm,për të vendosur vetëm ne!!
pra me një fjalë makutëria nuk na lë të veprojmë si njerëz të zgjuar!!
Kush dyshon per parregullsi e shitblerje vote ne 25 prill le ti hedhe nje sy 3 mandateve anonime te sjella nga tOM dOSHI.
E nese nuk i mjaftojne, le te shohe dhe djalken 27 vjec pa asnje dite pune me mandat deputeti ne xhep te blere nga Qife Rakipi, ose me tej, me mandatin tjeter per dhenderrin e mbeses te blere po nga Qifja!
Zor se gjendet budalla te besoje se 3 mandatet e Tom Doshit jane fituar nga idete Socialdemokrate te shpalosura nga Toma qe nuk lidh dot 2 fjali bashke!
Kur ronte Sokrati nuk ishte zbuluar geni,dhe teoria e geneve.Te ndryshosh vehten do te thote te ndryshosh genet e tua,genet e trashegimise.Ndodh kjo?Mandili ,lere Sokratin ,por shiko realitetin.Te gjithe shqiptaret e dine realitetin dhe e dine c’do te thote jete e mire:pune,ushqim,strehim ,edukim +endra te ndryshme sipas individit.Le te jape llogari Rama ne popull sa ka realizuar nga keto.Ka ndryshime?Po,por jo ne masen qe ti pergjigjet ne nje vendi te pasur si Shqiperia ku populli meriton nje jete me te mire.
Ky Sokrati , mar nga i nerumi Jorgo prej dore nga lashtësia e tij dinjitoze si etalon i mënçuris njerzore për të çjerr maskën fallco pseudo demokratike të parive që kusarqeverisin popujt, për fat të keq , me talentin e tij mediatik , e ka kthyer në një patronazhist besnik të Gestapos elektorale të kusarit më të rrezikshëm gjer më sot në historinë e Alibabëve dhe Lupenëve të njerzimit, horrit Edi Rama.
Në qoftë se në listën e të marrosurve nga sëmundja e kleptomanisë , Sokrati i të nerumit Jorgo, përveç ndyrsirave Sali Berisha dhe Ilir Meta do të vinte edhe horrin Edi Rama, bashkëpuntorin e ngushtë të tyre në këtë mega kusari 30 vjeçare kombvrasëse, unë do të ulesha në gjunj Sokratit në shenjë nderimi dhe do ti puthja dorën.
Jo i nerum Jorgo , nuk është Sokrati i lashtësisë i tillë që të sulmoj një pjesë të kusarëve për të mbrojtur me servilizëm gjysmën më të flliqur të këtyre kusarëve që sapo ka vjedhur në mënyrë makabre gjënë më të shtrenjtë që e bën një popull komb të qytetruar, votën e lirë të tij , më keq se në 1996, duke kthyer shtetin të tërë në një makinë të frikshme, të llahtarshme, të natyrës gestapo hitleriane.
Jo , e theksoj dhe mendoj që ti fyen Sokratin fisnik të lashtësisë duke e bër haptazi patronazhist të agjenturës së Gestapos sekrete elektorale që është krijuar tashma, të diktatorit dinak dhe të frikshëm, mallkimit të shqipëtarëve, horrit Edi Rama.
I nerumi Jorgo, tmerrohem kur në urimet për pashkët kushurira nga Tirana i thotë bashkëshortes time në telefon që ” motrën time e thirri pronari i fasonerisë ku ajo punon dhe i kishte thënë do të votosh për numrin 12 dhe për këtë kandidat, emri ishte shënuar në një copë letër, dhe në dorë i kishte dhënë ( pagesën zëmërgjërë të Edi Ramës) 200 000 lekë të vjetër, edhe për tre pjesëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortin dhe dy vajzat që edhe ato votonin 12 e mallkuar të kusarisë………
dhe më vjen ta pështyj në surrat Sokratin tënd hipokrit që më mbron pa pikë turpi, haptazi, kusarin me poture me ushkur, Alibabanë arabo turk të kusarisë elektorale të 25 prillit, antishqiptarin e vetë deklaruar , Edi Rama.
Jo, jo, asnjë shqipëtar i ndershëm nuk e pranon Sokratin tënd patronazhist, me ta nxjer, duke e marë prej dore ti, në skenë, spektatorët, si në lashtësi do ta përzen me gurë dhe do të brrasin me përbuzje ……yyyyyyy… patronazhist i flliqur i kusarit Edi Rama……
Z.Mandili, jeni totalisht i lexueshem si i njeanshem.
Ju permendi te gjithe kreret e politikes Berisha, Meta, Luli etj, duke thene se keni 30 vjet…., por harroni se ne keto 30 vjet, 17 jane te Partise Socialiste dhe vetem 13 te Partise demokratike.
Ju keni aq llogjike qe per te kuptuar se sa humanizem, dhimbje njerzore etj… ka Edi Rama i cili pas 1 viti e gjysem te termetit iu dhimben te demtuarit dhe i shperbleu fiks gjate fushates, me plot 40ml euro.
Apo i paftyri Veliaj 4 vjet qe nuk jepte pagen e bebeve, ia dha te 4 vitet bashke ne fushate.
Ju si i quani keto veprime te dy udheheqesve?
Si i quani ju ndryshimet kushtetuese te njeanshme te tetorit, duke shkelur marreveshjen e 5 qershorit qe nuk do behet asnje ndyshim i njeanshem?
Z.Mandili sa per reforme ne drejtesi mos u tallni me njerzit. Gjygjet e njerzve nuk mbarojne as per 20 vjet, Kemi 3 vjet pa Gjykate Kushtetuese, e cila detyre primare ka kontrollin e perputhshmerise se ligjeve me Kushtetuten
A mund te dime se si jane kontrolluar ligjet e aprovuara nga parlamenti gjate mungesese se Gj.Kushtetuese? Kujt i interesonte qe te bente ligje si te donte, ne pamundesi kontrolli?
Prandaj nese vertet te dhimsen shqiptaret, analizoni cdo te keqe, e kujdo qofte, pasi shqiptaret e shkrete po e lene Shqiperine tone, se nuk shohin askend ti thote gjithe te verteten dhe si do shpetojne nga kjo situate e padurueshme.
Macoku vuri lajmerim:”vendosa te ndryshoj vehten.Qe sot e tutje nuk do te prek minj me dore”.U gezuan minjte dhe vendosen te shkonin te uronin macokun per ndryshimin dhe te festonin se bashku me te.Miu plak u tha:”mos shkoni ,se eshte mashtrim,do tju haje”.Do me thene zoti Mandili ju mesoni popullin te prese deri sa te ndryshohet vetja.E kujt?E popullit apo e udheheqesave?Ke ndonje shembull te tille te ndryshimit tek vetja ne bote prej politikaneve?Ti je nje sherbetor i klases ne fuqi dhe nuk te ha meraku per popullin me thirrje:prit sa te behet ndryshimi tek vetja.Dhe populli i shkrete pret e pret ndonje ndryshim ne jeten e tij.
O mali, ky mandili eshte nje kokerr injoranti, si pune bole gomari. Ky shkruan ato qe i thone qe ta paguajne e te bleje ndonje pakete cigare e noi shishe raki. Pune legenash.
Kam një dyshim që po më mundon dhe s’ po i jap zgjidhje, më ndihmoni të kthjellohem për këtë Sokratin e profesor Jorgos.
Dyshoj që ….. …. po të fitonte në 25 prill jo PS por PD me këpushën që u ngjitet pas her PS her PD, LSI-n, ky zoti Sokrat, jo ai i lashtësisë, por i profesorit, në monologun e tij do të bombardonte deri në asgjësim as kusarin Sali, as kusarin Ilir por vetëm kusarin humbës Edi Rama, madje edhe në qoftë se kusari Edi do të ishte duke përqafuar kusarin fitues të zgjedhjeve Salin, në firmosjen e marrveshjes së 2008 që kryetarin e partisë e bën mbret të plotfuqishëm të zgjedhjeve, ose do të ishte duke përqafuar kusarin tjetër Ilir pranë një pjate me njgjala, raketa Kruiz e monologut antikusari të Sokratit, do të godiste drejt e në numrin 12 në ballin e Edi Ramës dhe goditja do të ishte pa dëme ansore, vetëm kusarin humbës do të ishte shënjestra, fituesit Sali dhe Ilir nuk do të përmëndeshin fare.
Sokrati i lashtësisë ishte kundër kusarëve që qeverisnin demosin e Athinës, Sokrati i profesorit përkundrazi bën raprezalje vetëm mbi kusarët që nuk qenë të zotët të vjedhin zgjedhjet dhe legjitimon kusarët që mbasi vodhën paratë e demosit shqipëtarë duke e kusarqeverisur për 8 vjetë rreshtë, me ato para vodhën edhe zgjedhjet e 25 prillit dhe Sokrati nuk flet asgjë për këta kusarë.
Kam frikë se Sokrati i të nerumit profesor po të fitonte PD dhe LSI, jo vetëm nuk do të thoshte asnjë sarkazëm therse për Salinë dhe Ilirin, por, po flas me gjuhën e bashkomentuesit që ka njohuri të thella për epirotasit, si kushëri i epirotasit Paridaqis të Trojës, kur të shikonte Heleniqinë e LSI, Mona Kryemadhaqisin, do ti shpërthente geni i erotiqis , dhe ….. do të flakte thesin prej sargjie që i mbulonte supet, do të vraponte në studion e veshjeve Joni Fevziu Store ku edhe kusari më i flliqur i politikës sonë vishet me kostumin shik të njeriut më të ndershëm, vetëm të paguaj, dhe Sokrati i veshur kreko do të vrapoj të flirtoj me Heleniqinë.
Me siguri, për të treguar se edhe ai është romantik adoleshent, do ti deklamoj me pathos vargjet e Migjenit që ajo i pëlqen shumë, shumë, që në fakt janë të Naimit “Ngrehuni dhe bjeruni që nga Shkodra deri në Vlorë…..”
dhe ….. ah …çfaqet kushëriri i Menellaut, epirotasi Iliraqis Metaqis që i tërbuar nga xhelozia vërsulet me hanxhar, kosore, cfurqe për të bër raprezalje mbi Sokratin duke brritur ” Më fal, fal, fal, fal ……..Sokrat ke shkelur kushtetutën, epirotja Monaqi Kokmadhaqi është Helena ime…”……
dhe Sokrati i Jorgos duke vrapuar i tmerruar klith: “O Jorgo ç’ më bëre që nuk më le me kusarët e mi të Athinës së lashtë që janë lule në krahasim me këta kusarë të Shqipërisë” dhe ….
komentuesi i kësaj faqeje të ditës ekspert i çështjeve epirote do të sqaroj që epirotasi kusar Sali Berishaqisi është pasardhës i athinasit Adonis Kleftaqisi, epirotasi kusar Ilir Metaqisi është stërnip i athinasit Dionis Kleftiqisi ndërsa epirotasi kusar Edi Ramaqisi është stërnip nga fshati puro grek Vuno që në kohën e Sokratit quhej Poliklefta.
Pordhe me rigon te Mandilit, Bedriut, mender Viktorit, dhe kujtdo tjeter qe i referohen Sokratit per te shpikur nje platforme te ligjshme te Ramutit kunder Metes.
Duhet te gjejme nje baze morale per kurven Ramut te rrezoje kurven Mete, qe e zgjodhi vete, pa pjerdhur fare per popullin dhe demokracine. Pa pjerdhur fare qe populli e ndryshoi veten dhe votoi per Ramutin ne 2013en, ne 2015en, por Ramuti prape se prape vajti e u lidh me kriminelet dhe halabaket e mafies shqiptare. Tani, meqe Ramuti ndryshoi, per keq, i duhet qe shqiptaret te marrin pergjegjesine e te ndryshojne prape, per mire, per te hequr te keqin Ilir.
I keqi Ramut ehste ai qe duhet shpetuar nga vetja. Kjo eshte pak a shume ajo ka interes shtypi i pushteve te medias shqiptare. Te shitur, e te paguar nga Dule greku, gjithmone pretendojne shpetimin e Abelit Ramut nga Kaini Ilir.
Dhe per kete mision te qelbur, si gjithmone, ju duhet nje Sokrat qe ta shqelbi sado pak. Kellira te peshtira