Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Mirëdita miq! A e dëgjuat dje lajmin e “çuditshëm” ku Ai, që merr rrogën si President Republike, i ankohej me pafytyrësi, Knut Fleckeinsteinit, që mazhoranca po vonon reformën në drejtësi? Ky është kulmi i kokrrës së gënjeshtrës. Pikërisht, ish-burreci me mustaqe dhe tani buburreci pa mustaqe, është Ai që, sipas urdhrave të ABA-s dhe të SHQUP-it, nuk po lë gur e kusur pa lëvizur, për të penguar këtë reformë. Ky është turp për çdo njeri të thjeshtë e jo më për një që firmos në bordero për kryetar shteti. Tung! Ndoc Dudasi.
