Një apel nga gruaja e vetme e luftës së Kosovës që ka dëshmuar publikisht se është përdhunuar

redaktor

Marte Tunaj është gruaja e vetme në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës. Ajo tani është në moshë të shtyrë dhe merr një ndihmë prej 96 euro në muaj. Marte Tunaj ka një porosi për femrat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës, tani që po bëhet identifikimi i tyre dhe kur shteti po mundohet t’ua sigurojë një pagë dinjitoze atyre.

“Rrëfeni dhe vetëm rrëfeni dhe tregoni botës se çka ndodhi me ne”, thotë ajo.

Tunaj ka kujtime të hidhura e të rënda gjatë kohës së luftës së fundit. Ajo u përdhunua nga paramilitarët serbë dhe është e vetmja grua kosovare që dëshmoi publikisht në Gjykatë, – raporton rajonipress.

“Unë kam rrëfyer publikisht, sepse kisha përkrahjen edhe të familjes. Janë plot gra që nuk duan të dëshmojnë. Unë mendoj se ato gabojnë shumë rëndë nëse nuk rrëfehen. Bota duhet të dijë se çfarë ndodhi me ne”, thotë ajo.

Me prejardhje nga Gjakova, e martuar në Verban të Vitisë, më 30 maj të vitit 1999 ajo u u përdhunua nga paramilitari Milos Jokic ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 u ngrit aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile.

Marte Tunaj e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur.

“E mora guximin dhe i dhashë vetes detyrë që ta denoncoja në polici Jokicin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokici. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund”, rrëfen ajo për rajonipress.

Djali i saj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.

Tashmë me diabet, vetëm për një muaj Marte shpenzon mbi 80 euro për barna.

“Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë, por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua”, thotë ajo e revoltuar.

Martja thotë se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara, që shteti të mendojë dhe të bëjë të pamundurën që t’u mundësojë së paku një pagesë dinjitoze.

Share This Article
10 Comments
  • shteti duhet ti perktahi keto nena qe kane ndihmuar luften e jabe perdhunuar nga serbi,ato jane heroina te gjalla.shume keq thaci qe e le me 96 euro ne muaji.duhet korigjuar menjehere.

    • Grue BURRNESH shqiptare katolike e pamposhtun dhe me dinjitet.
      Te rrenqethet trupi nga historija e saj.
      Kjo zonje meriton respekt nga shoqeria dhe nga shteti

  • Sllavet kane bere krime cnjerezore kunder shqiptarve, por fatkeqesia eshte se shqiptaret nuk e ngrene kurre zerin te denonconin forte dhe hapur krimet e ketyre qelbesirve. Sot Serbia nga nje shtet kriminal agresor na eshte kthyer ne nje viktim dhe e gjithe kjo i detikohet punes se qeveris serbe qe per vendin e saj po bein maksimunin. Cfar po bene Kosova, asnje gje, vetem heshte. Cfar po bene Qeveria e Kosoves per te gjetur trupin e filozofit te shqiptarizmes Ukshin Hotit qe u rembye nga policia Serbe dhe nuk u kthye me i gjalle ne kOSOVE? Pse nuk e ngre zerin kjo qeveri e shkerrdhier dhe te denoncoi Qeverine Serbe per kete krim? Ku jane ata “patriotet” me name te Kosoves qe perdit na cain trrapin me ato shkrimet e tyre islamofobe dhe kur vjen puna te ngren zerin kunder Serbise dhe krimeve te tyre, heshtin si ata minjte. Pse nuk ja kerkoni Ukshin Hotit Serbise more mburavece? Ja u thome une psene? Se te gjithe ju jeni spiun te Serbise dhe ne qofte se ngrini zerin kunder Serbise dhe denonconi krimet e tyre, ata ja u presin rrogen. Turp te keni qe cdo dite na cani trrapin me islamofobin tuaj te qelbur dhe nga ana tjeter nuk moret kurre guximin te denonconi krimet e sllaveve qelbesire. E keni lene kete nene me nje pension minimal, i keni lene heronjt e UCK-se pa pension fare, kurse per vete u krrimbet ne leke. Ky eshte nje turp.

  • Qenke zonje e vertete… fat te bardhe pac dhe shoqeria ben mire te respektoje vuajtjet e se shkuares dhe dinjitetin e qytetarit

  • Spinat e Serbit qeverisin Kosoven. Njerez legena. Politikane koketrashe dhe pavizion. Shikojini. Kane kaq muaj keta funderinat e Kosoves dhe spo bejne akoma qeveri pas zgjedhjeve . Njeri me ordiner se tjetri dhe nga pas u shkerdhen serbi. Ju shkerdheni njeri- tjetrin dhe ska se si mos tju shkerdhej serbi. Harrama!

  • Nuk eshte turp per te demtuaren,turp eshte per perdhunusin. Te thone te verteten nuk ke ca i ben perdhunimit,vetem 1 burre budall nuk e kupton gruan e ti,dhe se perkran neqoftese e kane perdhunuar. Turp duhet te kete vetem perdhunusi.

  • Ju bej nji pytje juve qe jeni ne timonine e shtetit ,qe keni mbushure xhepat e sdini te ngopure,qe rraheni gjoksat se jeni shpetimtaret e kombit ,Kur nji nane e vujture e cila ka guzimin e te rrefej tragjedin e jetes saje dhe neper mes saje dhe qindra nenave dhe motrave tjera qe skajne guxim te denoncoje por jetojne me dhimbje te pa sheruar ,si e ndieni vehten tuaj para tyre kure uleni ne ato restorantet lukse te kosoves dhe 100 eurot i harxhoni ne nji darke,e ksaj nane si dalin ase te blej ilacet e nevojshme,turpe dhe faqa e zez ju kjofte .

  • ISHALLA JA PERDHUNOFSHIN GRUAN E ASHIM THACIT QE TA KUPTOJ SA E REND ESHTE SE PA LEK SNGELET SE KA VJEDHUR SA KA ¨PLASUR??

  • Respekte per kete zonje dhe familjen e saj qe e ka mbeshtetur. Shteti duhet te veje dore ne trajtimin me me dinjitet te viktimave te luftes, sidomos grave e femijeve te dikurshem, sepse vitet kane shkuar dhe statusi i tyre ka ndryshuar.

  • Shum vajza apo gra e perdorin perdhunimin qe u esht bere mbase disave si shtytje per te mare status azili ne vendet perendimore! Nje rast te tille e kam te fresket ne kujtese, ku pregatitej nga matrapaze, se si duhej te flitej per te mare azilin! Mbase disa vajza nuk flasin, per arsye te kultures, se valle martohen ne rast se dikush ka kryer mardhenje seksuale me dhune dhe preferojn fshehjen si mbroje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *