Avokati im vdiq ditën e gjyqit për dëmshpërblimin 5 mln USD

redaktor

Pershendetje  z.Adrian

Pasi është e pamundur zyrtarisht, po i drejtohem nëpërmjet shtypit për hapjen e një procesi të ri, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe asaj të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për vrasjen me dashje të familjes time, të gruas dhe tre fëmijëve të mi, më 28 mars 1997, në Kanalin e Otrantos, nga një anije e marinës italiane.

Vrasja është kryer në mes të detit, në ujërat internacionale midis Shqipërisë dhe Italisë.

Unë jam i mbijetuar, pasi ndodhesha në anijen shqiptare, së bashku me familjen, për të shpëtuar nga lufta civile që shpërtheu në Shqipëri, në vitin 1997.

Në këtë masakër, unë Viron Xhavara jam i mbijetuar, pasi kam shpëtuar duke notuar dhe pastaj kam hipur në një anije dhe kam dalë në breg në Brindisi, Itali, por më kanë masakruar me anë të mbytjes, duke i fundosur në fund të detit, në thellësinë 800 metra, gruan Mimoza Xhavara, 32 vjeçe, vajzën Kamela Xhavara, 10 vjeçe dhe dy binjakët Majlinda Xhavara dhe Gerard Xhavara, 4 vjeç.

E gjithë kjo masakër e kryer nga anija e marinës italiane kundër 120 shqiptarëve që ndodheshin në anijen shqiptare dhe largoheshin nga Shqipëria pasi kishte shpërthyer lufta civile dhe e kryer në ujërat internacionale, është bërë me dashje, pasi të gjitha faktet janë të pastra me zë dhe figurë, dhe ky krim është një krim i pastër i rëndë kundër njerëzimit.

Po ju drejtohem nëpërmjet shtypit për arsye se Shqipëria dhe shqiptarët që prej 25 vjetësh ndodhen në kurthin e një mafie shtet dhe është e pamundur që t’u drejtohesh zyrtarisht.

Dhe e dyta është se Gjykata e Kasacionit në Itali ka bllokuar dokumentacionin e procesit, pas një përfundimi të turpshëm, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, që shqiptarët e mbytur në Kanalin e Otrantos më 28 mars 1997, “U MBYTËN VETË”.

Me këtë vendim të turpshëm gjykata italiane nuk është tallur me shqiptarët (pasi dihet që shqiptarët janë në kurth), por janë tallur me ndërkombëtarët, të cilët po nuk ndërhynë për hapjen e një procesi të ri, të dorëzojnë çelësat, pasi nuk funksionojnë dhe arsyeja kuptohet.

Po ju rikujtoj se në anijen shqiptare që largohet nga Shqipëria pas shpërthimit të luftës civile, ndodheshin rreth 120 shqiptarë, ku 50 deri 60 ishin fëmijë nga 1 muajsh, 2 muajsh, 1 vjeç, 2 vjeç e me radhë 10 vjeç dhe shumë gra etj., dhe vrasja është kryer rreth mbas tre orësh, pas një ndjekjeje me manovra të rrezikshme dhe mbas filmimeve të dy kamerave të fuqishme që ndodheshin në anijen italiane dhe më në fund të ardhjes së një helikopteri mbi anijen tonë, i cili qëndroi për rreth pak kohë.

Anija italiane mbas kësaj kohe prej rreth tri orësh pret të errësohet dhe kryen vrasjen. Menjëherë mbas vrasjes të gjitha mediat botërore shkruajnë për këtë masakër të padëgjuar ndonjëherë dhe ku kërkojnë që autorët e kësaj masakre të gjykohen nga gjykatat ndërkombëtare dhe jo nga gjykatat italiane, pasi vrasja ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare.

Menjëherë mbas vrasjes vijnë ekspertë ndërkombëtarë detarë dhe kërkojnë nga hetuesit italianë pamjet filmike të kamerave dhe kutinë e zezë të anijes italiane, por hetuesit nuk pranuan t’i japin, duke u justifikuar se pamjet nuk duken mirë.

Pra edhe me këtë veprim nga hetuesia italiane kuptohet qartë që vrasja është bërë me dashje, pasi kutitë e zeza japin pastër çdo gjë që ndodh në aeroplanë dhe anije që digjen plotësisht dhe nuk duket pastër tek anija italiane që mbyti anijen shqiptare, e cila ishte mbushur me gra dhe fëmijë.

Përsëri edhe me këtë rast të mosdorëzimit të pamjeve filmike dhe të kutisë së zezë, gjykata italiane është tallur me ndërkombëtarët.

Duke qenë nën presionin e avokatit tim, një ditë gjykata italiane mbas tre vjetësh seanca false lajmëron avokatin për zhvillimin e një seance ku do të bëhej dëmshpërblimi. Në këtë ditë avokati im duke u nisur në mëngjes me makinën e tij për të ardhur në proces, pëson aksident me pasojë vdekjen, ku po në këtë ditë zyrtarë italianë grabisin dëmshpërblimin prej 5 milionë dollarësh që avokati im kërkoi sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare.

Përsëri duket pastër që vrasja e 120 shqiptarëve është kryer me qëllim, pasi zyrtarët italianë që merreshin me dëmshpërblimin e grabisin atë. Mbas këtij momenti fillojnë përsëri seancat false dhe mbas 17 vjetësh gjykatat në Itali japin vendimin përfundimtar që shqiptarët u mbytën vetë.

Por pas 18 vjetësh shqiptarëve u vjen një shans i artë. Në muajin nëntor 2015 vjen në Tiranë, Romano Prodi, atëherë kryeministër i Italisë dhe i ftuar në një TV shqiptar pranon me zë dhe figurë në sytë e të gjithë botës vrasjen, por justifikohet që nuk ishte me qëllim. Pra këtu duket qartë që gjykatat në Itali kanë zhvilluar një proces qesharak, prandaj unë po ju drejtohem gjykatave ndërkombëtare.

Pra këtu duket dhe pastër që shqiptarët janë në kurth, pasi Prodi me këtë deklaratë duhej të merrej në pyetje menjëherë dhe t’i kërkohej dokumentacioni i bllokuar nga gjykata italiane. Këtë punë që Prodi të merrej në pyetje dhe t’i kërkohej dokumentacioni mbajtur peng nga italianët, dhe pastaj të depozitohej në gjykatat ndërkombëtare, dhe që nuk u bë nga shteti shqiptar, do ta bënte dhe shtetari i ndonjë vendi që mezi gjendet në hartën e botës për shtetasit e tij.

Për ta përfunduar po ju drejtohem përsëri që nëpërmjet shtypit ta merrni në konsideratë këtë kërkesë për hapjen e një procesi nga gjykatat tuaja, pasi siç e thashë më lartë, është e pamundur zyrtarisht, sepse shqiptarët janë në kurth.

 

Viron Xhavara, Philadelphia, USA

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Gjyunah mos qofte, por ti o mik nuk ndien asnje pergjegjesi qe more gruan e femijet naten e I hipe ne nje germadhe neper stuhine e detit???

  • Ti Elio mos ha mut

    Po mire ore pse gazeta do ta hapi procesin tend ?

    Ti o Viron ben mire ti cosh ato dokumenta qe ke ne Hage dhe hape procesin gjyqesor atje , ti vete , se ne dihet qe nuk kemi shtet

    Megjithate une do te sugjeroja qe ti kerkoje Avokatit te Popullit ta hapte ket gjyq ne Hage
    Avokati i popullit e ka per detyre ta beje ate pune , sendaj quhet avokat i popullit

    • Qetesohu!!! Ca si puna jote….
      Nejse, Uroj qe zoteria te fitoje ne Hage…por po mendoja ato qe thashe me siper…

  • NUK DI A KAM FOLUR ME TY NE ROME..

    Megjithate, une kam biseduar me njerin nga te mbijetuarit, dy dite pas ketij krimi, ne ambasaden ne Rome. Ja disa nga fjalet e tij: “..na erdhi papritur nje anije gjigante duke u ndeshur ne krah me Kater i Rades II, dhe pasi beri nje xhiro u rikthye kesaj radhe me kiçin dhe e çau anijen tone ne mes…”

    Driten jeshile gangstereve te MARINA MILITARE ITALIANA, ja dha krimineli Sali Shiqere Pusht Berisha. Organizimin e perdorimit si kavje te te ndjereve vlonjate te denuar me vdekjen me makabre qe eshte degjuar ne histori, e organizoi Arben Malaj me shoqerine turistike qe kishte ne bashkepronesi me Zan Çaushin. Ja lista e plote e te ndjereve vlonjate:

    1 ALIAJ ANDI M – 17 – 1980 – 28 3 1997
    2 ANDREA ROMEO DHIMITER M – 29 – 10 4 1968 – 28 3 1997
    3 ANDREA KRISTIAN ROMEO M – 2 – 9 3 1995 – 28 3 1997
    4 ANDREA (LATIFI) SILVANA F – 19 – 23 4 1978 – 28 3 1997
    5 AVDIA ZEMAN M – 35 – 14 3 1962 – 28 3 1997
    6 AVDIA NERTILA F – 12 – 11 8 1985 – 28 3 1997
    7 AVDIA OLSI M – 6 – 20 1 1991 – 28 3 1997
    8 BAJRAMI ROBERT M – 20 – 20 8 1977 – 28 3 1997
    9 BARDHA MARINGLEN M – 16 – 1981 – 28 3 1997
    10 BEGOTARE ERALD M – 13 – 9 5 1984 – 28 3 1997
    11 BEGOTARE VJOLLCA F – 41 – 19 1 1956 – 28 3 1997
    12 BEGOTARE REZART M – 12 – 14 10 1985 – 28 3 1997
    13 BEGOTARE ANIFE F – 41 – 1956 – 28 3 1997
    14 BERBERI LATIF M – 53 – 1944 – 28 3 1997
    15 BESTROVA DRITERO M – 10 – 15 8 1987 – 28 3 1997
    16 BESTROVA KONSTANDIN M – 2 – 25 6 1995 – 28 3 1997
    17 BESTROVA KASIANI F – 30 – 11 10 1967 – 28 3 1997
    18 BESTROVA VIKTORE F – 9 – 1988 – 28 3 1997
    19 BIRÇE (BALA) HANEME F – 42 – 2 11 1955 – 28 3 1997
    20 BIRÇE BESMIR M – 9 – 6 2 1988 – 28 3 1997
    21 BOTROVA ALBANA F – 22 – 1975 – 28 3 1997
    22 BULLA LIRIM M – 18 – 17 5 1979 – 28 3 1997
    23 ÇALA KASTRIOT M – 37 – 22 10 1960 – 28 3 1997
    24 DELIAJ BURBUQE F – 46 – 5 9 1951 – 28 3 1997
    25 DELIAJ BARDHOSH M – 46 – 9 2 1951 – 28 3 1997
    26 DEMIRI LINDITA F – 12 – 12 4 1985 – 28 3 1997
    27 FEJZAJ FATOS M – 40 – 6 5 1957 – 28 3 1997
    28 FEJZAJ BLERINA F – 8 – 9 2 1989 – 28 3 1997
    29 FEJZAJ ZEQINE F – 62 – 21 8 1935 – 28 3 1997
    30 FEJZAJ OLTJON M – 13 – 13 3 1984 – 28 3 1997
    31 FEJZAJ MIHAL M – 70 – 3 5 1927 – 28 3 1997
    32 FEJZAJ RONALD M – 15 – 19 6 1982 – 28 3 1997
    33 FEJZAJ ZONJA F – 36 – 1961 – 28 3 1997
    34 FERKO FREDI M – 8 – 1989 – 28 3 1997
    35 FERKO MERITA F – 32 – 1965 – 28 3 1997
    36 FERKO BLEDAR M – 10 – 1987 – 28 3 1997
    37 GERAJ FATMIR M – 29 – 15 6 1968 – 28 3 1997
    38 GREKO (MAZE) IRMA F – 21 – 9 3 1976 – 28 3 1997
    39 GREKO KRISTINA F – 1 – 27 12 1996 – 28 3 1997
    40 HASANBASHAJ KLORIDA F – 24 – 1973 – 28 3 1997
    41 HASANBASHAJ XHULJANA F – 3 – 1994 – 28 3 1997
    42 HASANBASHAJ KASTRIOT M – 27 – 1970 – 28 3 1997
    43 IDRIZI (BANI) DONIKA F – 41 – 22 7 1956 – 28 3 1997
    44 IDRIZI SEMIRANDA F – 11 – 23 3 1986 – 28 3 1997
    45 IDRIZI ELONA F – 15 – 3 11 1982 – 28 3 1997
    46 KAÇUKU MIRANDA F – 28 – 1969 – 28 3 1997
    47 KAÇUPAJ VIKTORI F – 25 – 1972 – 28 3 1997
    48 KAÇUPI VJOLLCA F – 22 – 1975 – 28 3 1997
    49 KAJA LAVDOSH M – 22 – 1975 – 28 3 1997
    50 KICJA ILIR M – 34 – 1963 – 28 3 1997
    51 LAME ARTUELA F – 6 – 25 6 1991 – 28 3 1997
    52 LAME (BARA) TUSHE F – 35 – 5 1 1962 – 28 3 1997
    53 LAME BARDHYL M – 37 – 27 2 1960 – 28 3 1997
    54 LIAJ ALDI AGIM M – 17 – 24 3 1980 – 28 3 1997
    55 LLANAJ ROBERT M – 30 – 1967 – 28 3 1997
    56 MAMANAJ PERPARIM M – 13 – 3 1 1984 – 28 3 1997
    57 MEMINAJ PUSHIME F – 61 – 25 7 1936 – 28 3 1997
    58 MERKURI ANASTAS M – 30 – 1967 – 28 3 1997
    59 MUÇAJ ZINI M – 28 – 26 7 1969 – 28 3 1997
    60 ROSHI (MEMINAJ) MAJLINDA F – 32 – 30 4 1965 – 28 3 1997
    61 ROSHI ROLAND M – 2 – 15 10 1995 – 28 3 1997
    62 ROSHI QEMAL M – 38 – 13 1 1959 – 28 3 1997
    63 SALIU TEFERI F – 49 – 29 6 1948 – 28 3 1997
    64 SEFERAJ BRUNILDA F – 25 – 1972 – 28 3 1997
    65 SEFERAJ DAVID M – 0 – 1 2 1997 – 28 3 1997
    66 SEFERAJ MAZE M – 31 – 1966 – 28 3 1997
    67 SEJDIA FATBARDHA F – 26 – 1971 – 28 3 1997
    68 SEJDIAJ MELPO F – 46 – 1951 – 28 3 1997
    69 SHARRAJ KASTRIOT M – 36 – 1961 – 28 3 1997
    70 SULA ERVIN M – 15 – 1982 – 28 3 1997
    71 SULAJ FIQIRI M – 30 – 1967 – 28 3 1997
    72 SULEJMANI ZYLYMA F – 22 – 1975 – 28 3 1997
    73 SULEJMANI KRENAR M – 27 – 1970 – 28 3 1997
    74 SULEJMANI ALBAN M – 4 – 1993 – 28 3 1997
    75 SULO KIZETA F – 21 – 1976 – 28 3 1997
    76 SULO KLODIAN M – 2 – 1995 – 28 3 1997
    77 TAHIRI BEKTASH M – 48 – 6 10 1949 – 28 3 1997
    78 TROQE MIKLOVAN M – 18 – 12 5 1979 – 28 3 1997
    79 XHAKA ERMAL M – 12 – 28 1 1985 – 28 3 1997
    80 XHAVARA MAJLINDA F – 5 – 31 5 1992 – 28 3 1997
    81 XHAVARA KAMELA F – 10 – 9 12 1987 – 28 3 1997
    82 XHAVARA FIRDESA F – 1 – 20 9 1996 – 28 3 1997
    83 XHAVARA (SHERIFI) DESANTILA F – 25 – 8 8 1972 – 28 3 1997
    84 XHAVARA GERARD M – 5 – 31 5 1992 – 28 3 1997
    85 XHAVARA (MAILIQI) MIMOZA F – 33 – 14 12 1964 – 28 3 1997

    *****************************************************

    P.S. Ne foton e publikuar, ne plan te pare eshte Mikeli, vellai i madh i Berti Andreas, notar i shkelqyer, qe humbi jeten pasi tentoi te shpetonte gruan shtatezene dhe djalin 2 vjeçar Kristin.
    Dhimitri, i ati ishte partizan i Brigades se Peste te luftes NA-ÇL.
    Perendia ndriçofte kujtimin e tyre ne jete te jeteve !

  • Mos ka nje gabim? Romano Prodi nuk ka qene kryeminister ne 2015-en! Tjetra: kur te zgjidhen çeshtjet e drejtesise se shqiptareve ne Shqiperi me padronet e tyre, atehere do te zgjidhet dhe çeshtja jote. Ndjej keqardhje te jashtezakoneshme se i kemi perjetuar ato dite, por jam shume pesimist sot per keto probleme, vetem mund te theme: i paharruar kujtimi viktimave te Otrantos!.

  • Une jam vellai i Vironit Krenari me vjen keqe per Komentet e siperme por faji eshte se ne jemi pa Politikane dhe jemi Popull pa gjake qe eshte problemi Kryesor.
    Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *