Një apel pas një ngjarjeje të pabotuar

anazapta

Shpesh na ka rastisur të dëgjojmë kronikat e zeza në mediat e shkruara dhe elektronike për ngjarje tragjike të kryera nga adoleshentët, fëmijë të  moshave 14-17 vjeçaarë. Një ngjarje tepër e rëndë e ndodhur dje në një fshat të Tropojës, shumë afër qytetit “Bajram Curri”, më nxiti të rishkruaj këto radhë, Një vajzë 17 vjeçare, nxënëse në shkollën e mesme të përgjithshme “Asim Vokshi” në “Bajram Curri”, pasditen e djeshme vetëhelmohet me fotoksinë. Asnjë lajm nuk është dhënë në kronikat e zeza, por dhumbja ka kapluar jo vetëm familjarët, por farefisin e më gjerë. Dhimbja ishte e dyfishtë, pasi edhe para dy-tre vjetësh vëllau i vajzës 17 vjeçare vari veten në moshën 13-14 vjeçare. Lidhur me këto ngjarje tragjike duhen nxjerrë konkluzione dhe mësime, pasi fenomene të tilla janë shfqaur dhe po shfaqen jo rrallë. Formimi i një fëmije të shëndoshë nuk do të thotë vetëm ndërtimi i një trupi të shëndoshë,  por duhet patjetër edhe ndërtimi i një edukimi të shëndoshë.

 

Opinion i nënshkruar: Gjon Neçaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *