Shteti do këllqe. Xhenjerët e ushtrisë shqiptare ndonëse të goditur rëndë nga raprezaljet kundër të ashtuquajturës kastë ushtarake e treguan veten në lartësinë e detyrës 34 vjet më parë. Dje, bënë fiasko me një palo godinë-karabina
E diela u ofroi shqiptarve dy spektakle: Fotografitë e Kryebashkiakut të Kamzës, Mziut, botuar nga DITA dhe tentativë-shkatërrimi me eksploziv i ndërtesës pa leje te Fakulteti i Ekonomisë. Dy ngjarjet, tregues për dy pushtetet: I pari, fytyra e Berishës, që vate e shkoi dhe i dyti, i Kryeministrit Rama, që po vendoset. Të parat (fotografitë) tregojnë surratin andollak, anakronik, qesharak dhe fshataresk të ndjesëpastit regjimit Berisha. Kurse ngjarja te Ekonomiku ishte një tregues kuptimplotë i nevojës për të bërë shtet. Por ky i bekuar shtet bëhet duke braktisur menjëherë maninë për të bërë thjesht spektakël me gjëra të rëndësishme. Për të rrëzuar një ndërtesë karabina, modeste, 5 katëshe por me mure me tulla tek të lehtësuara, me beton, me çimento 400 e me hekur ukrainas u mblodh ajka e shtetit dhe u thirrën të gjitha mediat. Është e qartë që kjo ngjarje do tregonte realisht forcën e shtetit, nëse llogaritë do ishin bërë pa diletantizëm dhe mendjelehtësi. Fatkeqësisht spektakli dështoi. Dhe për më keq akoma, mediave iu servir varianti i rremë, që shpërthimi nuk kishte për qëllim final shkatërrimin e ndërtesës pa leje, sepse shkatërrimi përfundimtar i saj do bëhej me mjete mekanike (!). Urojmë që ky shpërthim-dështim te Ekonomiku, qoftë i fundit dhe shërbeftë si mësim, sidomos Ministrisë së Mbrojtjes. Shpërthimet e kontrolluara me shumë mbushje eksplozive nuk janë seminare apo uorkshope në salla me ajër të kodicionuar.
Pak histori për shpërthime të kontrolluara
Do u ofroj në këtë shkrim shembuj nga përvoja shqiptare e botërore për raste të ndryshme shpërthimesh të kontrolluara. Në 17 shtator 1941 ndërsa Kievi ishte nën bombardime të pareshtura të gjermanëve, togerja xhenjere 22-vjeçare Evdokija Sobakjevna me vetëm dy kapterrë ebrej të NKVD-së (Sigurimit Sovjetik) minoi me sukses ndërtesën e Obkomit (Komiteit i Partisë Bolshevike për Obllastin e Kievit) në rrugën Kreshchatyk.
Minimi me plasje të vonuar shkaktoi vdekjen e dhjetra ushtarakëve gjermanë përfshirë një kolonel. Minimi i kryer pjesërisht me lëndë plasëse të improvizuara në kushte ekstreme, në ndërtesë thuajse gjigante me mure e themele solide rezultoi i suksesshëm.
Në vitin 1968 gjatë luftimeve për marrjen e qytetit të Huesë të pushtuar përkohësisht nga komunistët Vietkong, xhenjerët amerikanë në zjarrin e vietkongëve minuan një pjesë të veprave fortifikuese të kështjellës së Huesë. Katër ushtarë amerikanë nën komandën e kaporalit (lance corporal) Lester Tully e kryen me sukses minimin. Ndër të tjera edhe për këtë trimëri kaporali Tully u dekorua me medaljen e Yllit të argjendtë. Përsëri minim i sukseshëm në kushte lufte nën zjarrin intensiv të armikut. Në rastin e amerikanëve marinsat nuk ishin xhenjerë profesionistë por thjesht kishin kryer përgatitje xhenjere gjatë stërvitjes intensive në “Boot Camp” në Amerikë.
Ka edhe dështime, por…
Në raste shpërthimesh të tilla të kontrolluara ka dështime, por justifikohen vetëm me shkaqe të forcës madhore, që mungonin te rasti i Ekonomikut. Kujtoj këtu dështimin e ushtrisë gjermane në tërheqje për të hedhur në erë Urën Ludendorf-Remagen në 7-8 mars 1945. Ura nuk u shkatërrua plotësisht njëlloj si te Pallati i Ekonomikut, jo për shkak të mungesës së profesionalizmit apo të trimërisë së ushtarëve gjermanë por sepse tritoli me fuqi të lartë shpërthyese i ish-minave detare u shkatërrua nga bombardimet dhe u zëvendësua nga halli me amonit malor me forcë shpërthyese shumëfish më të ulët.
Rasti i Ekonomikut ngjan me dështimin për të hedhur në erë urën prej beton armeje mbi lumin Berzina në 5 korrik 1941. Xhenjerët sovjetikë dështuan në minimin e suksesshëm të urës, sepse për arsye politike komandanti i xhenjerëve u pushkatua nga policia politike e Stalinit dhe u zëvendësua ditën që do minohej ura me një besnik politik me gradën “politruk’, si rezultat ura u dëmtua por nuk u shkatërrua plotësisht në asnjë segment të saj. Ky dështim bëri, që tanket e divizionit të 7 të Panzer kaluan mbi urë me pak vështirësi.
Hedhja në erë e ish-Bashkisë së Tiranës
Shembuj nga Shqipëria kemi plot. Pa përmendur plasjen masive prej gjysëm milion metrash kub në kohën e ndërtimit të Hidrocentarlit të Fierzës, po kujtoj këtu hedhjen në erë të ndërtesës së ish-Bashkisë së Tiranës në vitin 1980. Godina e ndërtuar me beton, me çimento të markës Portland 500 të firmës së famshme Strccioli-Fortuzi, me hekur ndërtimi special të prodhimit Ansaldo, me mure me dopjo tullë masive, me beton të solidifikuar me kalimin e 4-5 dekadave u shkatërrua me shpërthim të kontrolluar pa asnjë problem. Nuk pati nevojë për shkatërrim me mjete mekanike. Nuk pati asnjë thyerje xhami madje edhe tek Hotel Tirana fare pranë objektit që u shkatërrua. Nuk pati asnjë ngjarje të jashtëzakonshme. Ndërsa ndërtesa pesë-katëshe me mure tek tullë e lehtësuar (me bira), e re me beton me çimento Titan 400, me hekur skadent prodhim ukrainas i Zshitomirit importuar në Shqipëri nga kontrabandistë “rezistoi”. Xhenjerët e ushtrisë shqiptare ndonëse të goditur rëndë nga raprezaljet kundër të ashtuquajturës kastë ushtarake e treguan veten në lartësinë e detyrës 34 vjet më parë. Sot bënë fiasko me një palo godinë karabina.
Apel për kujdes
Sinqerisht shpresoj që pësimi të bëhet mësim. Dhe le të kujtojmë se shpërthimi i Gërdecit ishte, jo vetëm pasojë e hajdutërisë, tahmasë shkëlzeniane pa kufi, kontrabandës e trafiqeve të armëve, por edhe rezultat i shpërfilljes kriminale të këshillave të ushtarakëve xhenjerë profesionistë. Meqë jemi këtu i kujtoj Kryeministrit Rama, se barku, që polli Gërdecin, nuk është shterpëzuar ende. Duhet të hapin sytë se nuk është çudi, që Gërdeci të përsëritet andej nga Nikla. Ka lënë shumë peshqeshe prapa Imam bajalldija njëlloj si centauri që i dhuroi Heraklitit mantelin e vet të përgjakur.

kujdes zonja mimi .duhet ta kaloshe ne site trashgimine e shemtuar te mejdiut dhe imamit
Zt Thanasi ,ne fakt e keni menduar mire te beni apelin …por duhet te modifikonit paksa ..shenjestren …
1} Surrati i Mziut ,duhet te na ndjelli krupen ,persa ne deficentet ..ngreme ne pushtet deficentet
Mos me tregoni regjimin …Berishen …e palacot me radhe. Drejtojeni gishtin nga vetja ,keshtu do bej dhe une ..dhe te bejne te gjithe …perse Mziu ishte atje ???
2} Shoh qe gjitha mediet ,analist e zhgaravinashkruajtes jane ne merak per shperthimin e pa suksesshem …Thanasi ,duhet tu zere meraku pse ne 2013 ne na duhet ende tritoli ,perse duhet te ngrihet gjithe shteti ne kembe per 1 idiot qe hedh beton ku dhe si i do qejfi .Perse asnje nga ata qe jane pergjegjes per kete beton nuk ka hekurat ne duar ???Perse perpara se te me bejne show nuk me tregojne LIGJIN ,DREJTESINE ???PERSE TAHIRI ME ESHTE BERE SI I PLOTFUQISHMI I LAGJES DHE JU TE GJITHE SI PUNONJES TE 80 LEKESHIT
KTO BROCKULLITJE NUK JU NDEROJNE ..DHE SIGURISHT NUK EDUKOJNE DEMOKRACI ,LIGJ DHE EUROPIANIZEM !
Gjithe ai show mediatik ,ushtarak …paguhet nga taksat tona ..dhe une ju garantoj qe ai i zoti i betonit do na hedhi ne gjyq dhe …uaaaaa DO FITOJE !
EUROPA KA LIGJ ,DHE NQS AI KA NJE LETER TE FIRMOSUR QE I LEJON NDERTIMIN…DHE ME SIGURI E KA …AI DO FITOJE !
DHE UNE DO BROHORAS PER ATE !DUA QE AI TE FITOJE !
SEPSE KETU DO KUPTONI QE NUK JANE SHPERTHIMET E DESHTUARA SI URA E GJERMANIT APO TE SUKSESSHME SI GERDECI I ZHGELZENEVE QE JANE PROBLEMI
PROBLEMI ESHTE LIGJI ….
FILLO HIDHI PRANGAT NDONJERIT ZT. TAHIRI DHE DO SHOHESH QE NUK DO KESH NEVOJE TE ORGANIZOSH GJITH SHTETIN PER 5 KATE !
Shoku Thanasi
1) nuk merni vesh fare nga teknikat e ndertimit te koheve te fundit dhe krahasoni nje godine 60 vjecare si bashkia e Tiranes pavaresisht se me cfare marke hekuri eshte bere me nje godine te ndertuar para 2 muajsh
2)Meqe mban mend edhe marken e betonit te 1920 duhet te informohesh se cilesia e betonit e perdorur sot ne ndertim dhe permbajtja qe ka ai e bejne ate 9 here me elastik dhe 11 here me te forte se sa betoni qe prodhohej para 15 vjetesh dhe jo me ai i para 80 vjetesh.
3)Mund te informoheni ne internet per menyren dhe cilesine e celikut Ukrainas qofte edhe nga Zhitomiri a ku di une eshte ne 10 vendet e para ne bote per cilesine dhe sasine e prodhimit.
3)Dhe per ta mbyll problemi ishte thjesht te planifikimi per nje shembje te komanduar duhen te pakten 30 deri ne 50 dite ne bashkepunim me zyren ose projektuesin per te realizuar nje shperthim perfekt me rezultate te pastra.
P.S po duket qe edhe kete nuk e dini Ka gjera qe ne jete nuk mund ti maresh me mend per gjithshka tjeter ekziston Wikipedia!!
jam dakord me ty,madje pas te qeshures se pare u qetesova dhe me erdhi keq per xhenieret.Njerezit e dine se shume gjera behen me telekomanden e televizorit,brenda te televizor dhe eskluzivisht per televizorin.Une gjykoj se duhej te pakten 1 jave per te lehtesuar strukturat,bere shpimet e nevojshme dhe vendosur lendet plasese me ngarkesen e llogaritur sakte,qe ndertesa te rrezohej dhe perreth te mos beheshin deme.Dhe gjithmone kryqezohen gishtat qe gjerat te shkojne ashtu si duhet;kush njeh lendet plasese lutet gjithmone me vete.Nese do kete shume prishje me shperthime,duhet trajnuar nje skuader speciale dhe sa me pak publicitet Live ne TV.Edhe bota ka deshtime,nuk i nxjerrin ne TV,kur dalin me sukses nxjerrin videon.Hekuri i sotem me ate te kohes se Duçes eshte si nata me diten.Ukraina ka eksperience,por me shume kane indianet;Mittal Steel eshte lider boteror;ç’do thoshim ne,qe po qe indian nuk ben?Ndersa per historikun me pelqeu,qe interesant!Mbase ka harruar zoteria qe ne Xhenjo shkonin studentet nen mesataren,ishte si tip ndeshkimi per ata pa miq,se dikur merreshin vetem me beton dhe bandiere bunkeresh.
-HA!HA!HA!HA!HA!HA!
PO DINAMITIN E CILESISE SE LARTE E PERDORA UNE KUR HODHA NE ERE BAXHANAKUN….!
ishte barut o Sale,por ti je i shquar per alkimi,edhe qurret e Shkelzenit i shnderron ne dollare.Une isha ketej kufiri dhe e pashe Live ne tv shperthimin e Gerdecit,dhe ne sekonde i thashe nje mikut im demokrat ketu afer qe eshte barut,ai degjonte specialistet zboriste te Blendi Fevziut.,qe thoshin predha.Tritoli nuk leshon tym te zi,vetem baruti dhe zifti e kane kete veti te bekuar.
Të lumtë “saliu” ? Por si e more vesh që ishte baxhanaku yt sepse sikur na ke thëne se nuk e dije ku punonte? Madje nuk i dije dhe emrin!? Mos ke vrarë ndonje tjeter pa faj “saliu”. Megjithatë nderime për humorin qe më solle!
jam shume dakort me dream,dhe per ndertuesit pa leje une kam degjuar qe ka ligje per ta arrestuar dhe denuar.nuk eshte mire qe te rrime 5 ore ne televizor per te pare karabushat qe mbajti saliu ne detyra,ne ushtri dhe kudo prandaj them se kjo qeveri duhet te beje nje reform te thelle ne te gjitha fushat por sidomos ne sistemin e drejtesis duke i fshire komplet gjykac e prokuror dhe te vendosi student qe kan mbaru sidomos pas 97.pse e them kete se nga 92 qe mori saliu pushtetin per juridik shkuan vetem te zgjedhurit e saliut dhe askush tjeter po nuk besuat merre nje klase nga keto vte dhe shiko kushe jane.EDI RAMA NUK DUHET TE KET FRIK PER ASGJE,OSE TE BEJE SHTET OSE TE LARGOHET POPULLI E VOTOJE QE TE BEJE SHTET.
Bashke-atdhetare te mi anarshiste ! te kesh pronen tende me tapi shekullore nuk do te thote te ndertosh çfare te duash pa leje ndertimi sepse mbi te gjtha ka nje plan rregullues se qytetit apo zonen(lagjes) ku jeton , problemi tjeter si ky rast ( i Fak.Ekon.) e mijera te tjera me te jane bere abuzime anti-ligjore ne kundershti me planin rregullues ne dhenien e lejes se ndertimit per arsye korrupsioni e klienteliste , zoteria qe posedon kete objekt eshte bere pronar pas 90-es si nord-vandal kur pronaret e ligjshem nuk kane marre ende pronen e trasheguar nga te paret e tyre , dhe tjetera zoteria kishte leje te jashte ligjeshme per dy kate dhe jo per gradaçiele siç u be zakon keto 23 vjet kur mblidh pare te pastera e te pista e çoj ne hava se ma ka qejfi , ligji eshte ligj dhe duhet zbatuar pa hezitim e oportunizem e familjaritet all-shqiptarçe . Teorite lerini ne trute tuaja mos i shisni ke te tjeret por respektoni e zbatoni ligjin se ne Evrope me kete mentalitet jo qe nuk hyhet por do hani dynjane si rasti i CEZ ku gomarrlliku i idioteve pushtetare do rendoje e kushtoje shtrenjte mentalitetit ballkanik shqiptar .
Nga artikulli, dua të vlerësoj një fakt, atë që z. Thanasi bën Apel për Kujdes, nga ato që ka lënë pas Imami dhe Mehdiu. Kjo duhet të preokupojë shtetin dhe organet përkatëse. Nuk është shaka të ndodhë dhe një Gërdec i dytë në Nikla, sipas artikullshkruesit, sepse kështu duan demonët të vendosin shenjën e barazisë me qeverinë e re! Për tu thënë shqiptarëve se ja dhe këta janë si ne, për ti mbyllur gojën botës. Kujdes nga ata që u ngrysën hajdutë dhe po gdhihen “opozitarë” gjoja në mbrojtje të popullit që deri dje e vidhnin pa iu dridhur as dora as qerpiku…
Kujdes qeveria! Këtu bashkohem dhe me komentuesit që kërkojnë prangosjen e atyre që e meritojnë me shkeljet që kanë bërë. Ligji nuk duhet të vonojë të bëhet shembull për të gjithë, por në veçanti për ata që e kanë shpërfillur deri më sot!!!
Ndertimet pa leje nuk duhet te prishen me parate e qeverise por te atyre qe i kane ndertuar!
Jam në një mendje me ju “shqipfolësi” dhe “boçari”! Problemet qe prezantoni jane shumë të drejta dhe te dobishme për mentalitetin tonë pa konturim ligjor e shtetndertues. Nderime!