Një ari në rrugët e Prizrenit

J L

Arinjtë kanë filluar të bëhen një problem për banorët e Prizrenit, duke shkaktuar dëme edhe në blegtori.

Rreth orës 09:30 të ditës së sotme, disa persona të cilët lëviznin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur një ari në rrugë.

Këta qytetarë thonë se ariu është larguar drejt pyllit.

Këtë vit, një numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke sjellë frikë tek popullata, por edhe duke  shkaktuar dëme të konsiderueshme tek blegtorët.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *