Një arrest absurd që solli një tragjedi

redaktor

Nuk është e drejtë që qeveria të konsiderohet fajtore për vdekjen e Qamil Zelës, njeriut që vari veten në burgun e Rrogozhinës më 28 dhjetor 2014 pasi qe arrestuar “i dyshuar” për veprën penale të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike dhe gjendej në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Por unë e konsideroj qeverinë fajtore për arrestimin e tij si dhe për masën e sigurisë krejtësisht të paarsyeshme “arrest me burg”.

E konsideroj qeverinë fajtore për krijimin e një klime terrori ndaj të varfërve, për arrestime “me urdhër nga lart” të të pafuqishmëve, të cilat janë shumë larg të qenit arrestime me synimin e zbatimit të ligjit. Ata janë arrestime të fukarenjve dhe të pambrojturve në një kohë që hajdutët e vërtetë të vendit, qofshin ata në qeverisje apo në opozitë janë të lirë dhe të pacënueshëm.

Qamil Zela rezulton se qe vjedhësi “i zakonshëm” i energjisë elektrike. Më falni, jo tamam vjedhës. Policia ka identifikuar dy dyqane nën pronësinë e tij, të lidhura me sahatin e familjes së tij. Dmth, energjia paguhet, ose regjistrohet si borxh. Por sipas policit që kreu arrestimin e këtij krimineli, ai kryen “vjedhje” për shkak se energjia që i faturohet biznesit, është më e shtrenjtë se sa ajo që i faturohet familjeve. Link dokumenti. Ky është një konkluzion jo shumë i qartë matematikor.

Për energjinë e konsumuar nga dy bizneset e tij, të cilat qenë, një fast food dhe një sallë interneti në qytetin e Lushnjës, i ndjeri duhej të paguante 12.2 lekë për kWh energji elektrike të konsumuar. Kliko këtu për të parë tarifat aktuale. Ndërsa si familjar, duket se ka paguar 7.7 lekë për kWh për 300 kWh-të e para dhe 13.5 lekë për kWh për konsumin mbi 300 kWh. Duke supozuar se 300 kWh është konsumi normal i familjes së të ndjerit ndërsa pjesa tjetër është konsumi i dyqaneve, atëherë ka gjasa që në fakt, Qamili duhej të futej në burg pse ka paguar më shtrenjtë energjinë elektrike dhe jo më lirë. Ai ka paguar 13.5 lekë për kWh në vend që të paguante 12.2 lekë.

Shkurt, logjika e përfitimit të tij përmes lidhjes së energjisë nga sahati i familjes së vet te bizneset e veta “për të paguar më lirë”, siç ka konkluduar polici që e arrestoi, nuk është shumë e fortë.

Sipas policisë, i ndjeri është arrestuar më 28 tetor të këtij viti. Gjykata e Lushnjës, më 30 tetor, e ka certifikuar si të vlefshëm arrestimin e tij “në flagrancë” dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”. Link.

Tani, arresti me burg është një masë që teorikisht merret kur bëhet fjalë për një kriminel të rrezikshëm. Një njeri që mund të arratiset nëse ndiqet në gjendje të lirë, mund të frikësojë dëshmitarët, mund të manipulojë provat e të tjera. Këto nuk duket se hyjnë në rastin e Qamilit, babai i tre fëmijëve, i cili rezulton se është pagues i energjisë elektrike, por nuk e ka paguar atë si “biznes” por si “familje”.

Ai pati qëndruar sakaq plot dy muaj në burg para se të vriste veten. Nuk dihet se për çfarë arsye nuk e ka apeluar vendimin e masës së sigurisë, nuk dihet se pse nuk luftoi për të bërë të qartë se qe arrestuar për një situatë kaq absurde.

Me logjikën e arrestimit të Qamil Zelës, çdo pronar apartamenti në Tiranë që aktualisht është dhënë me qira për zyrë dhe çdo qiramarrës për zyrë i një apartamenti duhet të shpallet hajdut pasi përdor energji “biznesi” me kontratë familjeje.

Fakti është që kur urdhri për arrestime dhe për zbatim ligji vjen nga lart, rezultati nuk mund të jetë i ndryshëm. Zbatimi i ligjit do të bëhet një situatë kafkeske, ku qytetari është gjithmonë i kapur në shkelje dhe i dënueshëm.

Për këtë është fajtor qeveria.

Share This Article
34 Comments
  • Por unë e konsideroj qeverinë fajtore për arrestimin e tij si dhe për masën e sigurisë krejtësisht të paarsyeshme “arrest me burg”.

    O autor Gjerg tutkuni
    Qeveria as arreston, as jep masa sigurie

    • LINKU I SATEME
      Qeveria nxjerr dhe miraton ligje [lexo llogje] projekt ligje dhe llogje
      ku ate armaten e zabiteve qe ishin me dele dhe ju vune kapele
      e vesh me pushtet dhe autoritet qe te fusin te gjithe brenda
      Nen shembullin shembullor te paraardhesve dine vetem fjalen “burg” dhe “sabotim” …..sepse po te kishin pak shkolle nga sa shkruan me siper, Zoteria i gjore nuk paska qene as fajtor .
      Duke u shtyre dhe me tutje ,shkelqen dhe shkollimi i gjykatesve te plepave
      qe e quajne te drejte arrestimin e nje Babai me 3 femije dhe e lene ne burg .
      prandaj ti Tutkuni i armates se deleve qetesohu , lexo dhe mjaft duartrokite qeverine .Ka vdekur nje Njeri , la 3 jetim .
      Kaq mjafton qe ta mbyllni gojen si ju dhe qeveria .
      Ulni kokat dhe kerkoni ndjese ,mjaft me llogje dhe kartela klinike
      quhet
      VRASJE !
      dhe KRIMINELET NUK AMNISTOHEN !

  • pjesen ku thote qe arrestohen keta fukarenjt dhe lihen jasht politikanet e zhytur ne vrasje dhe vjedhej e ka drejte.
    pjesa tjeter eshte matematike naive profanesh

    • Fullani duhet ti kerkoje demshperblim qeverise qe e arrestoi kot. Ai nuk ka vjedhur $250 milion si Basha, nderprisni menjehere ceshtjen ndaj ti.

  • nuk ka per te gjetur paqe Shqiperia po nuk beri shembull hajdutet e medhenj pastaj te vegjlit.
    Se ngjan vertet e padrejte te rrije Sali pordha i lire dhe Iliri ne qeveri dhe te arrestohen Qamilet se kane lidhur telat nga dyqani ne shtepi

    • Në një mendje me ju “opozitar i cfilitur”? Gjithë këto vjedhje dhe nuk pamë një peshkaqen brënda? Me të varfrit e kanë më lehtë sepse janë të pambrojtur? Arresto peshqit e mëdhenj rama,mjaft bëre pirueta?

  • I ndjeri, qe urrente vetveten, kishte dy dyqane, te dyja pa nje kontrate me operatorin e shperndarjes se energjise elektrike. Kush eshte ai qe mundohet te beje fajtor Edi Ramen e qeverine?.
    Perse ja dha voten populli Rilindjes?, mos ja dha per te fyer te ligjshmit, te fyej ata qe me gjithe veshtiresite e kohes, paguan dhe nuk ju shmangen detyrimeve ndaj shtetit? A se meritojne ata mijra shqiptare te ndershem fjalet Atdhetar?, kush eshte ai plehre qe kerkon te ofendoje keta shqiptare te mire, qe zbatuan ligjin?.
    Te nderuar bashkatdhetare, qe me ndershmerine tuaj, me sinqeritetin tuaj, per nje shtet ligjor, ju qe klika berishiane, ju beri viktima dhe qe kerkonte tju vinte edhe damken budallenj, e meritoni te shperbleheni moralisht dhe shperblimi per ju eshte venia para drejtesise, i te gjithe atyre, qe talleshin me ju, si injorante qe paguani, se idealja per kliken berishiane, ishte vjedhja dhe shkaterrimi i shtetit, se hajdutet dhe kriminelet, smund ta durojne shtetin ligjor, se ai shtet ligjor i drejte, si le plehrat te livadhisin si te duan, si le te tallen me pjesen me atdhetare te vendit tone.
    Prandaj sot keta plehra pi gerthasin per kete viktime, qe kishte frike te perballej me ligjin, se VODHI, ishte hajdut.
    Keta plehra, nuk kane hallin e ketij hajduti, qe kujtonte se ishte me i mencur se ju popull i ndershem, por kane hallin e tyre, se po e shohin se Rilindja me Edi Ramen kryeminister, nuk terhiqet, per zbatimin e shtetit ligjor, nga te gjithe.
    Bertasin plehrat, u vjen keq, por asnje nga keta plehra nuk thote qe hajduti qe vari vehten, siguronte energji per dy dyqane, duke e vjedhur ate.
    Phu rrace e poshter.

  • linku i sat eme
    Tutkun je ti more linku i tyt eti dhe ti Zeku e ke gabim pjesen e dyte te llogarise.Qamil Zela Eshte arrestuar pa te drejte dhe pa qene as debitor e jo me hajdut i energjise elektrike.Hajduti eshte OShE dhe qeveria qe i shkon pas avazit.Lexo ose shih lajmin e ri te OShE:Kjo i akuzon si hajdute te gjithe ata familjare qe harxhojne deri ne 200 kwh ne muaj dhe sipas saj Qeveria duhet t’i fuse ata ne burg.

    • Sokoli malit, i ndjeri ka qene ne ate moshe, qe e ka paguar energjine atehere kur shteti ishte shtet.
      Une jetoj ne Gjermani dhe e paguaj energjine pa thene nje fjale te vetme, po mos ta paguaj dhe me duket vetja trim e lidh vete, te siguroj se vjen policia dhe te rras brenda pa nje pa dy dhe sguxon njeri te protestoje, qofte edhe gazete.
      Qe te synosh Gjermanine, duhet te besh shtet ligjor ne rradhe te pare, qe te synosh Gjermanine, duhet te kesh respekt per pjesen qe kryen detyrimet ligjore ndaj shtetit.
      Qe te kerkosh Gjermanine ti dhe soji yt, duhet tju rrasim ju brenda, qe me qeverisjen tuaj, futet ne mendesine e shqiptareve, mendesine tuaj shpellare, ku me mendesine tuaj Toke e Xanme, lartesuat krimin dhe vjedhjen, si qytetari dhe drejtesi.

      • ne rradhe te pare ngushellime per familjen ….ça thu ti mor pse ne gjermani sigurisht personat i fusin ne burg me shall, e me kollare,nganjehere dhe me litar …sidomos ato qe kane probleme psikollogjike…
        analiza e ketij gazetarit si rrallendonjehere eshte e kompletuar..Ajo tregon;

        1) qe i ndjeri ose kujtonte qe paguante energjine me lire ose nuk kishte te ardhura per te paguar nje kontrate te re me sahat te dyte per bizneset.
        2)qe ai qe dha urdher arrestin me matematiken me te thjeshte nuk mund ta akuzonte te ndjerin se kishte vjedhur KESH se kishte paguar me pak? KUR AI REALISHT KA PAGUAR ME SHUM
        3) qe as gjykatesja qe ka ligjeruar urdherarrestin, nuk ka bere matematik.
        3)qe deputetet e opozites u turren pa fakte te akuzojne kot e pa kuptim pa e ditur problemin e vertete duke u nisur vetem tek te thenat e disa familiareve , qe nga ana e tyre nuk edinin çeshtjen mire
        4)qe ekipi i sigurimit dhe shendetesor i burgut nuk kane qene ne gjendje te kuptojne situaten..

        sinqerisht dhe nje here ngushellime per familjen ( SE ASNJE NUK E THA)

    • @Sokol

      I nderuar Sokol, është kënaqësi që në këtë forum lexon edhe komente njerëzish me tru, siç është ky i yti. Mos ua vër re komentuesve në këtë blog, sepse janë si votat diktaturës: 99% tra-la-la dhe 1% të sakta… Të gjithë ata që detyra i ka shtyrë të kenë gisht në çështjen e të ndjerit duhet të jenë objekt i punës së prokurorisë. Siç thotë me të drejtë artikullshkruesi (nëse është ajo rjedhë ngjarjesh që ai përshkruan), i ndjeri ka paguar më shumë sesa do t’i duhej të paguante me tarifa biznesi. Nëse do të kishte për çdo biznes kontrata për konsumator familjar, gjykimi do të ishte ndryshe, por edhe në këtë rast i duhej vërtetuar që qoftë në një muaj të vetëm ka paguar më pak sesa i takonte, përkundër nuk do të kishim vjedhje. Veçanërisht është e vërtetë kjo, pas asaj çka thua i nderuar Sokol se OShEE-ja quan vjedhje konsumin deri në 200kWh, duke lënë të kuptohet se 300 kWh janë konsum normal për një familje.
      Nga ana tjetër, ky deklarim është një krim në vetvete, pasi pa të drejtë kriminalizon qytetarët që për një arsye ose tjetër nuk e kalojnë 200 kWh. Sipas tyre këtyre qypave që bëjnë përcaktime të tilla, nëse një familje largohet për disa muaj nga shtëpia, duke mos konsumuar energji, e vjedh atë, sepse lexuesi i matësit tregon më pak se 200 kWh në muaj!
      I shkreti popull që ra nga shiu në breshër! U ngritën 1 milion shuplaka dhe i ranë vetes! Është një gjë shumë e mirë kur ndëshkohen kriminelët, por nuk i duhet askujt arrestimi i hajdutëve, nëse në fushatën për arrestimin e tyre ndëshkohet padrejtësisht qoftë edhe një i ndershëm. Një fushatë kundër krimit që cenon edhe të ndershmit (siç është ky rast), nuk është dobiprurëse, por shkatërruese. Demokracia ka nevojë për forcën e ligjit, jo për forcën e atyre që e shpërfillin ligjin gjoja në të mirë të një kauze të drejtë dhe rasti i të ndjerit në Lushnjë është shumë evident në këtë drejtim. Mosfurnizimi i bizneseve me kontrata për biznes është i parregullt dhe përbën krim kur në arkën e operatorit të OShEE-së nuk shkojnë paratë siç duhet, por nuk mund të përbëj krim nëse shkojnë më shumë para sesa duhet të shkonin. Moslidhja e kontratës për biznes, për aq kohë sa nuk rezulton me vjedhje, nuk mund të jetë krim, ndaj ata që kanë gisht në këtë mesele, që nga arresti e deri tek masa e sigurisë duhet të hetohen për mënyrën sesi e kanë zbatuar ligjin.

  • E kuptoj se vjedhja e e energjise elekrike eshte bere nje problem masiv, dhe kur llogaritet se shumica e popullsise e vjedh i kuptoj deri dikue masat ekstremiste qe ka marre qeveria. Gjergji ka te drejte per nje gje: Nuk duhet te futet ne burg cdo njeri. Ne kushte normale dhe ne baze te cdo rasti te vecante duhet te percaktohen disa veprime paraprake para se te perfundohet ne arrestim. Nje njeri nuk duhet te arrestohet kur nuk ka kryer nje krim te rende por ka bere nje lidhje te paligjeshme elektrike. Hapat qe mund t emerren jane:

    – Se pari vuri gjobe duke i vene nje afat prej nje muaji ta paguaj dhe nje dite brenda muajit qe te paraqitet ne gjykate ku te parashtroje ceshtjen e tij.

    – Ne se nuk paguan priti dritat. Po qe ne pune qeverie, mbaja parate nga rroga me keste ne se shuma eshte shume e madhe, por mos i pusho nga puna, se parate si qeveri nuk ke per t’i marre dhe le nje familje pa te ardhura( eshte ndryshe nqs jane punonjes te vete institucionit te energjise apo qeveritare te larte)

    – Ne se te gjitha keto nuk funksionojne dhe shuma qe i detyrohet per dritat nuk eshte paguar, me vendim te gjykates jepi nje jave burg, me konditen qe te paguaje dhe te dale.

    – Njekohesisht, t’i vihet kusht ne se nuk paguan do te rrije ne burg derisa te paguaje.

    Por eshte absurde qe jo te rrije ne burg dy muaj pa u gjykuar burri i botes, e apelon ai apo se apelon ceshtjen, pa u hetuar se cfare ka ndodhur ne te vertete. Sistemi i drejtesise duhet te veproje dhe ti caktoje nje avokat publik qe te ndjeke ceshtjen.

    Sistemi i drejtesise ne Shqiperi ka nevoje per nje ristrukturim te plote se si duhet zbatuar ligji.

    Ne burg, ndodhin shume gjera kur ve nje qytetar si ky me burgaxhinj kriminele. Shpresoj te mos jete ky rasti, por sinqerisht, me vjen keq per humbjen e jetes se ketij njeriu. Ngushellime familjes.

    Dhe jam 100% dakort me komentuesit e mesiperm edhe me Gjergj Erebaren, qe mbi te gjitha masat qe po merr qeveria per te vendosur rregull ne vend, te ulet seriozisht dhe te hape dosjet dhe te arrestoje ata qe i kane vjedhur miliona e miliarda shtetit shqipetar dhe shqipetarve, kur dihen me emra nga i madh e i vogel se kush jane, dhe tu konfiskoje pasurite qe kane vene, te tundeshme e te patundeshme, me parate e vjedhura.

    Atehere mund te thuhet se perpara ligjit jane te gjithe njesoj.

    • nazim,
      Me fal te lutem qe po te kundershtoj ne lidhje me futjen ne burg te personave qe vjedhin energjine. Ti thua se ne kete rast qeveria ……..
      Desha te te kujtoj se qeveria ka te drejte ti fusi keta persona ne burg, sepse qeveria paguhet per te zbatuar ligjin dhe futja ne burg eshte percaktuar me ligj te miratuar nga parlamenti. Qeveria nuk ben ligje por i respekton ato, ajo paguhet per kete pune.
      Pra per sa kohe ky ligj eshte ne fuqi duhet zbatuar. Ne se ligji nuk eshte i mire, prandaj kemi zgjedhur parlamentin dhe deputetet qe na perfaqesojne qe ta ndryshojne kete ligj. Opozita jone e pa afte ne vend qe te luftoje ne Parlament per ligjet e vena ajo bojkonton per gjasthe muaj parlamentin dhe na del mbrojtese e shkelesve te ligjit, gje qe nuk ka bythe te qendroje sic thote populli.
      Ne se parlamenti e ka miratuar ligjin ne nuk kemi te drejte te bejme moral keshtu APO ashtu. Kjo sepse kuno ne bote ligji qendron shume me lart se normat morale te shoqerise.

      Une jam dakord me “horrin e bulevardit” se m.gj.s masat e qeverise se re mund te mos jene popullore ato jane nje gje shume e mire, sepse synojne qe edhe neve si gjithe bota te behemi shtet i rregullt ligjor dhe jo albanistan hesapi sic e beri Sala i pa afte dhe hajdut. Pervec te tjerave kjo gje do te kete te miren e madhe, qe mund te sjelli investoret e huaj per investime, pra pune, ne Shqiperi.

      Nga ana tjeter ne duhet te shofim te pergjitheshmen dhe jo te nisemi nga ndonje gabim qe mund te beje ndonje nenpunes i pa afte. Mendoj se ne pergjithesi qeveria e re ka nisur reforma shume te drejta dhe duhet ndihmuar ne respektimin e tyre, Keto reforma, duam APO nuk duam neve, do te behen nje dite sepse nuk ka mundesi qe neve te mbetemi ne keneten qe na la Sala me nje grope te borxhit publik prej me se 9 miljarde dollare. Shteti jemi neve dhe shteti leket i merr vetem nga taksat qe paguajme neve. Neve duhet te na behet e kjarte se shteti jemi ne dhe vetem ne dhe se shteti duhet te punoje dhe qeverise vetem per ne. Ne si qytetare kemi te drejta por ama kemi edhe detyrime te paguajne energjine qe konsumojme dhe jo ta vjedhim ate.

      “Nazim” ne kemi diskutuar bashke edhe here te tjera, me kupto drejt te lutem, kjo qe shkrova ishte vetem mendimi im pa pretenduar se kam te drejte.

      Gezuar vitin e ri 2015

      • Pershendetje Plaku,

        Cdo gje, ligj, e vertete, apo mendim ka dy ane te medaljes. Ajo qe parashtron ti eshte ana tjeter e medaljes, ajo qe parashtroj une eshte njera ane. Mendoj se nje kombinim i te dyjave, e aprovuar ne ligje do ta bej problemin me serioz. Ne kushtet e tashme e kuptoj qe qeveria ka te drejte te ngulmoje ne masa ekstreme per ta eleminuar kete fenomen te vjedhejs se energjise elektrike. Por gjerat nuk duhet te kalojne ne ekstreme, dhe cdo rast duhet marre i vecante.

        Ne lidhje me taksat, eshte e vertete ajo qe thua, Shteti mbahet nga taksat, por ato duhet te vine edhe nga ata qe kane miljona qe i kane vjedhur dhe nuk paguajne taksa e nuk deklarojne pasurite, si sali berisha qe deklaron pasurtie sikur eshte “i varfer” e shume te tjere rreth tij dhe ca nga ana tjeter e blus.

        Ketu eshte inati i njerezve, kur e kerkon zbatimin e ligjit nga “une”, perse nuk e zbaton me hadutet me cizme?

        Perpara disa ditesh ishte botuar nje lajm se bashkia kishte borxh per dritat nje sasi te madhe parash. I pashe titullin por nuk e lexova. U mundova ta gjej lajmin me vone por nuk munda. Cfare ndodhi? Perse bashkia e Tiranes dhe kryebashkiaku nuk u vune perpara ligjit ashtu sic vihen njerez te thjeshte?

        U tha qe deputet votuan te ngrene rrogat e tyre me gati 2 here rrogen qe kane pasur. Balla ne fejsbuk tha se nuk jane ngritur rrogat. Ke lexuar ndonje pergenjeshtrim zyrtar per kete gje?

        Keto jane gjera kontradiktore, qe i bejen “hajdutet e vegjel” te jene te revoltuar. Nje shtet vidhet nga te vegjlit, kur te vegjlit shohin te medhenjte te vjedhin e te mos denohen.

        Ketu eshte e gjithe “meseleja” ne keto masat drastike te luftimit te vjedhjes se energjise e mospagimitt e saj.

        Ketu po flitet per standarte te dyfishta miku im!

        Kur te hiqen dhe zhduken standartet e dyfishta, askush nuk do te kete goje te ankohet.

        Gezuar e pershumevjet edhe ty or mik! Shkembimi i mendimeve nuk na ben te kundert por pjese e nje te tere.

    • “Nazim”Nuk dua te futem fare tek problemi konkret,por desha te terheq vemenjen tende ne nje shprehje:”po qe ne pune qeverije…”
      .Ne pamje te pare duket se gjykimi i juaj eshte i drejte(per kushtet dhe kohen kun jetojme).Mirpo, si do te behej sikur qytetari te kete detyrime ndaj te tjereve,dhe ndaj shtetit,ndersa nuk do te ishte i punesuar ne shtet,por ne privat?Ne se private si subjekte punesimi do te ishin te rregullt me bordero e me llogari bankare(pra jo aktivitet ne te zeze jo me pagese rroge nen dore kesh),do te ishte fare e lehte qe tu ndalej nga paga cdo lloj detyrimi,njesoj sikur te ishte i punsuar ne shtet
      .Dalim ne nje ceshtje qe quhet formalizimi i ekonomise private, e cila eshte nje detyre tjeter shume e rendesishme e kesaj qeverie.Pas vitit 2000 une kam punuar edhe ne shtet por edhe ne privat,dhe ne te dy rastet ishja me bordero qe paguesha me karte nga banka,mirpo sa te arrihet deri ketu sa te gjithe aktivitetet private te punojne me banke duhet shume perpjekje.Po te ishin te gjithe te punsuarit keshtu me llogari bankare,atehere cdo detyrim do t’u mbahej nga rroga dhe mbase nuk do kishte kuptim burgu.Kjo eshte zgjidhja.

  • Eshte me mire nje popull hajdut,qe vjedh energjine e nje qeverije te degjeneruar mashtruse
    se sa nje popull te shtipur dhe te frikesuar e te denuar nga nje qeveri hajdute ,qe nuk denon krye hajdutet e radhes. Pos e vodhet kete qeveri o populli i mjere,kjo qeveri do tju
    vjedhi do tju rjepi dhe do tju denoje ne emer te ligjeve qe i lejon keta te vjedhin pa problem.
    Lirija e nje populli eshte kur ai popull i remben me force ,qeverise ato qe i duhen per te jetuar,kur kjo qeveri nuk ja plotson dhe ja mohon ato.

  • Zoti moderator!
    Nuk e kuptoj pse nuk e zbardhni komentin tim!
    Ne se gjykoni se nuk duhet mbrojtur e verteta atehere ndryshon puna!
    Gazeta eshte e juaja,ndersa ne qe shkruajme pa leke e pa interes te pakten duhet te respektohemi!
    Mos kini frike nga mendimet e ndryshme,pa fyer askend!

  • Te lumte penda dhe mendja humane, qytetare dhe atdhetare. Polici dhe gjykatesi qe e cuan dhe mbajten ne burg duhet te shkojne ne burg.

  • A e kuptoni qe gjykatat ne shqiperi jane te korruptuara dhe servile te politikes?!kapet serbi me 13 kg eksploziv dhe i jepet 30 dite burg,ky fakiri ka vjedhe energjine ose ka paguar me pak i jepet burg pa afat(vetem monstrat me emrin gjyqtar mund ta bejne diçka te tille)vjedh luleka 230 miljon dollar i mbyllet çeshtja per proçedure te”gabuar”700 mij euro vodhi shtangisti me filmim(doli fallco)26 i çoi ne boten tjeter xeni ne gerdec as nuk e mori kush ne pyetje,4 i vrau sala ne shesh bashke me lulken,para ca ditesh rama nenshkroi marrveshjen e turpit!!per mendimin tim jane tre mundesi:1-rama ka deshire ta fusi salen ne burg por nuk ja mban!2-akoma nuk jane pjekur kushtet sepse gjykata e prokuroria jane te kontrolluara nga sala(kjo edhe mund te mos qendroj sepse prokuroret dhe gjykatesit jane servilet e çdo pushteti)3-ata jane bashkeshahen e perlahen diten,naten bejne planet per te nesermen si t’ja fusin me thelle popullit(siç benin sala me nanon shahu diten e takohu tek vila 4 naten)…….

  • Nazim edhe une jme dakort me JU,por lind pyetja kush do ti beje keto hetime dhe do te vendose drejtesi,kush,Edvin Kristaq Rama I biri te jatit qe denoje me pushkatim dy poete per fjalen e lire,apo Ilir Meta ky sozi e aleancave te fshahta superkorruptive me ze e figure ne Vilen e tije superlluksoze te ndretuar me leket e sperkorrupsionit ne vite tek Gjiri I Lalzit,vendi ku hengren ngjalen e Breishes,bashke me Ramen me shoke,kush?
    Pa u denuar krimet macabre te diktatures komunite dhe persekutoret ne to si dje dhe sot,ne Shqiperi fatkeqesisht nese vazhdojme te heshtim,do te vazhdoje te riciklohet bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik pa I hyre gjemb ne kembe per mijra krime e superkorrupsione ne vite.
    Vetem protesta e drejtuar nga intelektuale te pa perlyer e te djeshme dhe te sotmen superkorruptive e superkriminale do te shpetonin Shqierine nga fatkeqesite e rradhes,nga politikane e qeveritare,apo gjykates e prokurore e mjeke,ku te pa breke i gjeti dita dhe miljonere i beri NATA.
    PROTESTO, eshte dita per te zbuar djajte me fytyra njeriu nga politikat mashtruese,grabitese e vrasese te dites me fuqine e pushteteve te uperkorruptuar e te superkriminalizuar ne vite,qofshin ne pozite dhe opozite i thencin.

    • Ke te drejte, por populli yne nuk e ka ende ndergjegjen te ngrihet ne proteste per ate qe eshte thelbesore. Populli sot duhet te organizohet dhe te ngrihet ne proteste jo nga partite, por duke marre iniciativen vete nepermjet internetit, dhe te dale perpara kryeministrise dhe ti kerkoje qeverise te denoje hajdutet dhe shkaterruesit e Shqiperise, te kerkoje qe parate qe jane vjedhur nga ndihmat e ardhura dhe FMN gjate tere ketyre 24 vjeteve t”i kthehen popullit, qe Ardina FUllani te denohet. Por populli yne rri brenda, i le qeverite ta vjedhin, flet e bucet neper internet me komente kaq te zgjuara dhe intelligjente sa edhe gazetaret me te sprovuar do ta kishin zili, por nuk ben asgje.

      Nqs deputetet dhe qeveria qe ne i dhame voten nuk po bejne ate qe duhet te bejne, atehere ne duhet t’i detyrojme qe ta bejne. Nqs nuk e kemi kete fuqi, atehere i meritojme keta dallkauke qe kemi zgjedhur.

      Fatkeqesisht kemi fjale shume e pak vepra.

  • KJO RRETHANE DUHET TE MERRET PARASYSH NGA PROKURORI DHE GJYKATESI KUR JAPIN MASEN E ARRESTIT.

    PERGJEGJESIA ESHTE E SHTETIT PER VDEKJEN E KETIJ TE NDJERIT.

    NUK CLIROHET SHTETI NGA PERGJEGJESIA.

    PROKURORI DHE GJYKATESI DUHET TE MBAJNE PERGJEGJESI PENALE.

    ESHTE BERE JETA E NJERIUT SI LECKE..0

  • Mos i shkoje mendja kujt se do te jemi te barabarte perparaLigjit. Ku e kini Fullhanin, i cili vodhi sa te gjithe fukarenjte e Shqiperise te marre se bashku? Po Like Koklopa ku eshte qe ka grabitur gjysmenen e pasurise te ketij populli? Po Shkelzenet, Fahrinjte e kompani a nuk i shihni si krekosen sepse jane apsolutisht te mbrojtur nga Ligji? Ja, ky eshte sistemi qe kemi zgjedhur o shqiptare!

  • shqiptar i thjesht
    Your comment is awaiting moderation.
    ne rradhe te pare ngushellime per familjen ….ça thu ti mor pse ne gjermani sigurisht personat i fusin ne burg me shall, e me kollare,nganjehere dhe me litar …sidomos ato qe kane probleme psikollogjike…
    analiza e ketij gazetarit si rrallendonjehere eshte e kompletuar..Ajo tregon;

    1) qe i ndjeri ose kujtonte qe paguante energjine me lire ose nuk kishte te ardhura per te paguar nje kontrate te re me sahat te dyte per bizneset.
    2)qe ai qe dha urdher arrestin me matematiken me te thjeshte nuk mund ta akuzonte te ndjerin se kishte vjedhur KESH se kishte paguar me pak? KUR AI REALISHT KA PAGUAR ME SHUM
    3) qe as gjykatesja qe ka ligjeruar urdherarrestin, nuk ka bere matematik.
    3)qe deputetet e opozites u turren pa fakte te akuzojne kot e pa kuptim pa e ditur problemin e vertete duke u nisur vetem tek te thenat e disa familiareve , qe nga ana e tyre nuk edinin çeshtjen mire
    4)qe ekipi i sigurimit dhe shendetesor i burgut nuk kane qene ne gjendje te kuptojne situaten..

    sinqerisht dhe nje here ngushellime per familjen ( SE ASNJE NUK E THA)

  • KJO ESHTE NJE ULERIME E MADHE PER REFORMEN NE GJYESOR ! Gjyqesori kriminal , as nuk e “lodh” veten per te analizuar rastin konkret qe ka per detyre , por i kriminalizuar sic eshte , per njerezit ne nevoje , i bie shkurt – ne burg ! Ndersa per kriminelet e medhenj , “lodhet” per te gjetur “arsyet” per t’i nxjerre jashte !

    Kjo eshte “loje” politike e ketij lloj pushteti , qe eshte i varur koke dhe kembe nga politika , qe i shkon asaj pas fijes dhe qe i mjel njerezit njelloj si ajo !

    Kjo praktike 25 vjecare e gjyqesorit , duhet te ndryshoje teresisht ! Motoja e tij duhet te behet “e drejta” , duke analizuar me pergjegjesi maksimale cdo rast ne detaje !

    Por sic duket …….. kjo nuk ka per te ndodhur ! Edhe gjyqesori do te mbetet nje mjet ne duart e poltikes shtypese per njerezit e thjeshte ! Prandaj politika e mban gjyqesorin si “te pavarur” dhe te “paprektshem” , duke e mbajtur teresisht ne duart e saj ! Eshte i vetmi “pushtet” , gjyqesori , qe nuk jep llogari asnjehere perpara komunitetit , ndryshe nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv , qe gjoja formalisht bejne sikur japin llogari 1 here ne 4 vjet , nepermjet “zgjedhjeve” !

  • Bravo gazetari ,e nxori bllof propaganden e Kryeministrit tone qe se ka per gje te manipuloje faktet dhe ngjarjet.Jam i bindur se i ndjeri si shumica e shqiptareve nuk i ka ditur ndryshimet e cmimeve te energjise (familjare,biznese etj) dhe gjithashtu i bindur se ai ka paguar me shume (pasi me bizneset e tij e ka kaluar shume fashen 300kw qe eshte me 7.7 leke)Kuptohet se per cdo KWH qe ka harxhuar mbi kete fashe ai i ka paguar OSHEE-se 1.3 leke (te reja) me shume se cfare i takonte.Kjo per fat te keq eshte tragjikomedia e vdekjes se nje qytetari per te cilen genjen nje qeveri e tere.

  • Sipas disave,ai paska paguar me shume duke vjedhur se po ti kishte bere lidhjet e sakta!!ai mund te kete qene i çmendur(ose stresuar)por me dy biznese budalla nuk mund ta quajm prandaj lerini budalliqet se ai me menyren qe ka perdorur e ka bere per te fituar e jo per te humbur!!!!te fala sali serbit.

    • @orli

      Ku jeton ti more orli?
      Ç’shkollë ke bërë që arsyeton kaq bukur?
      E ç’rëndësi ka nëse qëllimi i të ndjerit ka qenë të vjedhurit e energjisë ose jo, përderisa mbetet fakti që ai s’ka vjedhur, sepse s’kishte si të vidhte?! Dhe ai që s’vjedh nuk mund të ndëshkohet si hajdut. Vetëm në kohën e Enver plehrës dënoheshin njerëzit sepse kishin menduar të bënin diçka, por pa e bërë atë. dënohet edhe vjedhja e mbetur në tentativë, por nëse i ndjeri ka paguar më shumë sesa e kishte detyrimin i bie të ketë vjedhur vetveten dhe për këtë nuk ka ligj që të dënon. Nëse për konsumatorët familjarë brezi i konsumit me 7,7 lekë ishte 1-300 kWh, si dhe nisur nga fakti që shtëpia dhe bizneset furnizoheshin nga i njëjti matës, i bie që bizneset të furnizoheshin duke nisur nga kWh i 301-të, që për familjarët sot kushton 13,5 lekë. Kjo do të thotë se çmimi për kilovat/orë që ka paguar i ndjeri është 13,5 – 12,2 = 1,3 lekë/kWh më shumë, në rastin e bizneseve.
      Vetëm në një rast justifikohet akuza për vjedhje. Ajo qëndron veçse në atë shtëpi nuk është banuar dhe me atë matës janë furnizuar përjashtimisht vetëm bizneset, por edhe këta të dy bashkë të mos e kishin kaluar 300 kWh në muaj, ose që vlera totale e detyrimeve mujore për konsumin e të dy bizneseve të ishte më e vogël sesa ajo që do të dilte nga shumëzimi i kilovatëve të konsumuar dhe të shumëzuar për 1,2 lekë (por gjithmonë duhet të mos konsumohej as edhe 1 kWh në atë banesë, gjë që askush nuk e thotë).
      Saliu me Lulëzimen kanë kusuret e veta në këtë çështje, pasi rendën të bënin politikë pa e ditur fare si ishte puna, por me përmendjen e Saliut, siç bën ti dhe të tjerë tifozë politikë miopë këtu në forum, nuk davaritet përgjegjësia e askujt.
      Nuk lahet muti me shurrë!

      P.S.: Megjithëse mund të mos jeni njerëz (dhe bërja politikë me vdekjen nuk është njerëzore), të paktën bëni si kafshët, që nuk e hanë trupin e të ngordhurit nga lloji i vet. Tregoni pak respekt për të ndjerin se s’ju kushton gjë…

  • A ka nxjerre Oshe ndonje komisjon,qe te vertetoje se faturat qe i shkojne qytetareve i pergjigjen harxhimit te energjise elektrike?Perse vazhdojne te rrisin kamate vonesat,kur Cez e perzune sepse vidhte qytetaret?Sa kollaj i arrestoni qytetaret e thjeshte,por hajdutet e miljona eurove ju bejne karshillek se s`keni cu beni!

  • E lexova me kujdes shkrimin.
    Konstatoj se ne menyre te qellimshme, manipulohet me faktet dhe ka tendence te paraqiten ato te fryra kur kerkesa e llogarise eshte ne anen e shtetit dhe rrumbullakosen gjerat kur kerkesa duhet te bjere mbi abuzuesit.
    Duhet te dime qe per çdo subjekt ka nje kontrate me vete dhe nepermjet kontrates behet edhe ndarja e qellimit te perdorimit te energjise elektrike. Ne kete menyre eshte lidhje e paligjshme kur nga banesa ben edhe nje lidhje tjeter per biznesin, pasi secili nga subjektet duhet te kete sahat me vete. Keto jane te qarta per kedo. Energjia elektrike eshte nje mall qe blihet vetem nepermjet pageses ne te kundert nese pervetesohet ilegalisht duhet te konsiderohet si nje mall qe vidhet dhe per kete veprim ka pasoja.
    Ketu nuk duhet te kerkojme faje per askend qe ka kryer detyren, dhe njekohesisht nuk duhet qe te lidhim vetvrasjen me rastin.
    Mendje te nivelit te ulet, mesatar apo te nivelit te larte, por qe jane te shendosha nuk mund te vetvriten si revolte ndaj padrejtesise sepse u ndaluan apo arrestuan per shkak te vjedhjes se energjise elektrike. Ka gjithmone ne sistem edhe disa hapa te tjere qe ndiqen per te zbardhur realisht ngjarjen. Kjo edhe pa deshiren e te arrestuarit.
    Por me shume ne kete shkrim vihet re nje tendence per te minimizuar krimin e vjedhjes se energjise dhe per ta paraqitur ate si nje gje ordinere, se nuk po vidhen individet, se po vidhet shteti dhe se shteti duhet te gjeje edhe mekanizmat se si te minimizoje edhe denimin e vjedhesve kur ata kapen.
    Une jam nje qytetar qe paguaj rregullisht energjine. Kam paguar aq shume saqe nje pjese e pagesave te mija ka shkuar per te mbuluar mospagimin e te tjereve. Si une edhe shume qytetare te tjere. Jami ne ata qe duhet te protestojme.
    Pagesa e energjise duhet te behet rregull dhe jo disa ta paguajne e disa jo.
    Kete rregull nuk ka gazetar ta interpretoj. Mendoj qe media duhet te vihet ne mbeshtetje te vendosjes se rregullit.
    Une nuk jam dakort me qeverine per shume elemente te tjere, reforma, qendrime, vendime, sjellje etj. Miqte e forumit qe kane lexuar komentet e mija mund ta vertetojne kete. Por ne rastin konkret nuk jam pro qeverise apo gjykatave, por jam pro parimit dhe rregullit, si dhe pro pageses me pak ne menyre personale. Po te kishim paguar te gjithe njekohesisht dhe ne menyre te barabarte sot do te paguanim me pak se sa jemi te detyruar te paguajme.
    Te mos merremi me raste sporadike ku fatkeqesisht kemi edhe humbje jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *