Një asteroid i është afruar Tokës gjatë mesnatës mes 11 dhe 12 dhjetorit, në një distancë krejt të sigurt, rreth 6.9 milionë kilometër.
Asteroidi i emërtuar Toutatis, ka pasur sot distancën më të vogël të trajektores së tij në raport me planetin tonë. “Nuk ka asnjë rrezik për përplasje me Tokën”, tha dy ditë më parë astrofizikani Gianluca Masi, shkencëtar i Universitetit Planetar të Romës dhe drejtues i Virtual Telescope.