Një atentat imazhit tonë në botë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin redaksisë

 

Dule lexuar në DITA replikat mes Tomë Doshit dhe Izet Haxhisë për një fjali të Doshit “me Kanun: mu kujtua një film francez që pashë tani së fundi me titull Nid de gupes. Tregon për një bandë jashtëzakonisht të dhunshme kriminelësh shqiptarë që pikturohej e themeluar e tëra mbi Kanunin dhe gjakmarrjen.

Kjo më bëri të mendoj për stereotipizimin që po ia bëjnë dhe që po ia bëjmë shqiptarit të sotëm nëpërmjet këtij kodi zakonor arkaik. Nuk është vetëm filmi në fjalë, pa ndonjë farë rëndësie në rrafshin ideologjik; por një prirje masive antropologjike dhe kulturore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që po i mëshon pikërisht Kanunit si kod gjenetik të kulturës dhe të etikës shqiptare etnike. Po sa bazë ka, vërtet, një stereotipizim i këtillë? Mua më duket se nuk ka bazë. Numri i familjeve të ngujuara është vërtet i vogël dhe më duket se më shumë po dramatizohet situata nga OJF që përfitojnë fonde duke e paraqitur punën e kanunit si emergjente dhe shumë të përhapur.

Duke i bërë kështu një atentat vetes dhe imazhit tonë ën Europë dhe botë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *