Një avion porosi për… Dibrën?

redaktor

E nderuar mikja jonë Dita! Humbja e PD-së në Dibër ishte bomba që shpërtheu në SHQUP. Kjo që ndodhi dje në Parlament, mendoj, nuk ishte rastësi, duken si të përgatitura. Duken tamam si skenarë të parapërgatitur në bashkëpunim, PD (d.m.th Sali Berisha)-Serbi-agjenturë në Itali-veprim në Shqipëri. Çudi! Berisha shpërtheu në moment, bile me tërbim e siguri. Mendimi im është se ai ishte i përgatitur për këtë. Këtu ka ngjashmëri veprimesh e përshtatje akuzash.

U ul avioni në Divjakë, i pari u prononcua gjerësisht Sali Berisha dhe PD-ja. Ndodhi ulja e avionit në Ishëm, i pari u prononcua prapë gjerësisht Sali Berisha, e pasoi këlyshi F.Noka, u tha dhe që e dinin më përpara. Si ka mundësi që Visho Lika nuk dinte gjë? Apo ai i raporton vetëm S. Berishës, ose B. Nishanit dhe ky Berishës? Kështu tha vetë ai në diskutim. Atëherë kujt i shërben Visho Lika?

Si ka mundësi që kryeprokurori Llalla rri indiferent? Ah po, se bëri kërkesë PD-ja për hetim të shitjes së votave në Dibër, dha urdhër menjëherë të fillojë hetimi. Për raste të tilla më para s’ka reaguar. Atëherë kujt i shërben A. Llalla? Vërshuan kritikat për ruajtjen e hapësirës ajrore, që nuk zbulojnë këta avionë. Këta politikanë, deputetë, gazetarë, analistë (të ashtuquajtur) nuk e dinë se Sali Berisha aviacionin luftarak shqiptar e dënoi me vdekje sa u bë kryeministër, biles me VKM dhe nuk ka asnjë shenjë aviacioni luftarak në Shqipëri? Nuk e dinë këta së hapësirën ajrore na i ruan aviacioni i Greqisë dhe Italisë? Pra NATO. Del që PD-ja, S. Berisha, L. Basha dalin kundër SHBA dhe NATO-s. Si tolerohen? Nuk më vjen mirë që kryeparlamentari I. Meta mban qëndrim kaq tolerant ndaj deputetëve, sidomos ndaj S. Berishës. Apo mos vallë ai di gjëra për Metën, siç pëshpëritet? Po për F. Nokën, si e lejon akoma të jetë deputet kur sipas ligjit të dekriminalizimit ai duhej të ishte larguar, si agjent faktik i UDB-së? Pse këto diferencime? Më ndjeni, por kjo gjendje është e padurueshme. Boll me konsensus në dëm të demokracisë së vërtetë dhe pritshmërisë së popullit. Me nderime,

 

Letër e nënshkruar

Qirjako Dhima

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *