Një “baby” që… fluturon

redaktor

Të fluturosh nuk do të thotë të kesh krah. Bashkë me njeriun ka lindur dëshira madhe për të fluturuar. Legjendat ndër shekuj e tregojnë. Në Shqipëri, që prej dy ditësh ka filluar kampionati i fluturimeve të lira “Albania Open” i vendosur në qytetin e Vlorës nën drejtimin e Alket Islamit. Do të jetë Llogoraja, vija e startit të shumë personave që do të zgjedhin të provojnë adrenalinën e fluturimit, duke u nisur nga toka e më pas duke qëndruar 20 minuta në qiell, por mbi det. Duke u nisur nga ky aktivitet,  ne kemi rënë në gjurmët e një personazhi interesant, të cilën çdo fundjavë e gjen në udhëtime. Dhe jo në udhëtime klasike, por në ato që ndërthuren me veprimtari sportive dhe aventurë . Ajo është Ardita Kuçi me profesion juriste. Kur e takojmë, nuk të jep përshtypjen e një vajze që ushtron sporte ekstreme, por ja që brishtësia e Arditës të “gënjen”. Ajo ka provuar rrjedha të forta të lumenjve, fluturime në ajër, ecje në mal… Me pamjen e saj prej “baby face” tregon se fundjavën mezi e pret, për të dalë nga rutina e javës. Ardita është vajzë e gjallë, gjithë energji, thoni ta japin udhëtimet këtë efekt!? Sot, ajo do të na rrëfejë fluturimin e saj.

Ardita, cilat janë raportet tuaja më udhëtimet?

Eh, raportet e mia me udhëtimet janë shumë të mira. Më pëlqen shumë, nëse do të kisha mundësi do të udhëtoja gjithë jetën. Nuk lodhem asnjëherë, sidomos kur vizitoj vende të reja, të cilat nuk i kam parë ndonjëherë.

Ju, përpos angazhimeve të përditshme, ushtroni edhe shumë sport, por jo nga ata të zakonshmit…Cili është sporti më interesant që ushtroni?

Për mua të gjitha sportet janë shumë interesante. Megjithatë, për lidhjen që kam me lumin, meqenëse unë vij nga një qytet me lum (Berati), do të veçoja rafting. Është një emocion dhe adrenalinë e veçantë për mua sa herë që e provoj. Nuk lodhem asnjëherë së bëri rafting.

Ardita Kuci
Ardita Kuci

Ndërsa këto ditë jeni përqendruar të fluturimi…

Po. Kohët e fundit kam fluturuar. Kisha kohë që prisja ta provoja dhe këtë aventurë. Dhe si shumë të tjera, nisja ishte krejt e rastësishme. Disa kohë më parë, gjatë një ditë të zakonshme pasi takohem me një shoqen time, marr vesh se ajo do të nisej për në Gjirokastër. Aty do të shkonte për t’u hedhur me parashutë. Më ftoi për t’u bashkuar me ta. Dhe pa e menduar dy herë, u nisa për Gjirokastër. Herën e parë më pushtoi një “ankth i bukur”, nëse ka të tillë. Ndërsa sot jam në Vlorë për të ndjekur nga afër fluturimet e “Albania open” këtu, por edhe për të marrë pjesë në këtë kënaqësi që ta jep ky lloj sporti

Udhëtimet tuaja janë  gjithmonë të ndërlidhura me sportin?

Përgjithësisht, kur udhëtoj, e alternoj udhëtimin dhe me sporte të ndryshme. Për shembull, nëse shkoj afër lumit, bëj rafting. Nëse shkoj afër malit, climbing. Nëse shkoj afër një kodre, paragliding (hedhje me parashutë).

Na tregoni për momentet e para kur iu desh të bëheshit gati dhe të shkëputeshit nga tokë për në fluturim?

Jam bërë gati më shumë shpejtësi dhe jam nisur. Isha shumë entuziaste për fluturimin dhe nuk mendoja asgjë tjetër përveç momentit kur do të eksperimentoja edhe këtë sport të ri për mua. Ishte kaq shumë emocionues. Në një ditë shumë të bukur Marsi, me një kohë me diell dhe erë njëkohësisht, unë realizova dëshirën time të madhe për të fluturuar. Çdo ndjesi ishte e njëjtë nga momenti i parë i nisjes e deri në zbritje. Ndjesia ishte e papërshkruar, një adrenalinë shumë e madhe, që për mua që kam provuar disa sporte të ndryshme, qëndron mbi çdo tjetër. Sepse ajo që të ofron ajri, është shumë e ndryshme nga ajo që të ofron uji, mali, etj.

Si e mposhtët frikën?

Ndjenja e frikës ishte e vetmja që unë nuk ndjeja në ato momente. Entuziazmi nuk më linte të ndjeja frikë, kështu që çdo gjë shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Do ta provoni sërish diçka të tillë ?

Po patjetër, e provova sot e do ta provoj nesër. Prandaj edhe kam ardhur përsëri në Vlorë për të përjetuar emocionet e fluturimit, në hapjen e sezonit të “Albania Open”.

 

Një juriste pas sporteve të aventurës

Nga ajri në lum

Pas eksperiencës së fluturimit, Ardita do të zbres sërish në tokë. Aktiviteti i “Albania Open” e ka joshur për të udhëtuar drejtë Vlorës. Ky është udhëtimi i fundit që na tregon Ardita. Edhe pse e ka provuar më parë fluturimin, nuk nguron të pajiset me veshjet e posaçme dhe të realizojë një fluturim të lirë mbi bregdetin Jon. Ardita na rrëfen: “Udhëtimi i radhës do të jetë në lum. Mezi po pres te shkoj në Osum për të bërë rafting, pasi në shkurt ka qenë hera e fundit që kam shkuar”.  Kuçi është me moton që koha duhet të shfrytëzohet në maksimum dhe për këtë arsye shfrytëzon ditët e pushimit për t’i shijuar ato në natyrën e bukur shqiptare. Ajo është nga Berati dhe për këtë arsye është e kuptueshme  dashuria dhe ndjeshmëria që ka ndaj lumit në të cilin ushtron sportin e rafting.  Ardita ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë. Gjatë gjithë javës është e angazhuar. Punën time e pëlqej mjaft, megjithatë fundjavën të them të drejtën mezi e pres të largohem drejt aventurave”- tregon Ardita.

Albania Open 2014

“Parashuta mund të jetë e rrezikshme po aq sa një biçikletë”

912761_10151564455787086_1924670180_nTakimi ndërkombëtar i fluturimit të Lirë “Albania Open 2014” startoi nga qielli i qytetit të Vlorës. Rreth 80 konkurrentë do të garojnë mes tyre për 5 ditë. Ky është edicioni i 15-të që zhvillohet në vendin tonë, ndërsa risia e këtij viti është zgjerimi i hartës pasi për herë të parë një pjesëmarrës vjen nga Bjellorusia dhe një tjetër nga Gjermania. Rrugëtimi nisi nga pjesa e plazhit të ri të qytetit të Vlorës për t’u ngjitur në 650 metra mbi nivelin e detit, ku garuesit e parë nisën provat për garën nga e cila do të dalë edhe një fitues, i cili përveç kupës simbolike do të fitojë edhe një balonë të re. Në ditën e parë, tabloja e garuesve nuk ishte ende e plotë pasi grupi i pilotëve do të kompletohet gjatë ditëve të ardhshme për të kulmuar me garën në ditën finale të evenimentit. Kushtet e motit rezultuan optimale në qafën e Shashicës ku arbitri maqedonas Zlatko Spirkoski zbardh edhe disa detaje interesante rreth garimit. Përveç garimit që çdo vit merr përmasa edhe më serioze, një prej qëllimeve kryesore të organizimit të këtij eventi është edhe afrimi i sa më shumë të rinjve. Parashuta mund të jetë e rrezikshme po aq sa një biçikletë pohojnë garuesit, mes të cilëve ndodhen edhe shumë të rinj nga Shqipëria. “Albania Open 2014” do ta mbyllë siparin në datën 11 Maj.

Share This Article
5 Comments
  • gjej mor te keqen baba i burr, ene bo nji familje e ndonje pune shpie mos u hallakat ne hava kot ! lum si ti qe paske gjith kto pare dhe kohe me harxhu ne hava , se ne ktu ne toke po perpelitemi per capen e bukes! ske cbon, qefe qefe kjo dynjo sot!

  • Gjithkush qe eshte i dashuruar me sportin ka deshire edhe te fluturoje …….
    Urimet me te mira moj vajze, suksese paste jeta jote e u lumturofsh ashtu si e ke shpitrin e zemren!!!!
    Jeta nje here jetohet…. Lum si Ti dhe te gjithe ata qe e jetojne si ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *