Një projekt i nisur në vitin 2012, për restaurimin e mozaikut Paleokristian të Antigonesë, duket se jo vetëm nuk ka sjellë restaurimin e tij, por e ka degraduar edhe më keq atë. Një letër e Drejtorit të Parkut të Antigonese ka zbuluar skandalin. E gjithë historia fillon në vitin 2012, kur Ambasada Gjermane në Tiranë, akordon një shumë prej 30 mijë euro për restaurimin e këtij mozaiku që kishte nisur të degradonte. Fondet u kanalizuan nga një Fondacion i quajtur “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe nga disa zyrtarë shtetërorë të lidhur në funksionin e tyre me monumentet e kulturës. Rezultati? Pasi u “investuan” 30 mijë euro mozaiku duket më keq dhe më i degraduar se sa përpara se të vendosej ndërhyrja për ta shpëtuar dhe restauruar. E gjithë sa ka ndodhur shpjegohet në letrën alarmante që Drejtori i Parkut të Antigonesë Ëngjëllush Serjani u drejton personave dhe zyrtarëve që kanë menaxhuar këto fonde, në lidhje me rezultatet “aspak mbreslënëse” të përfundimit të projektit. “Konstatojmë se disa procese apo punime të tjera në mozaik, janë lënë në mes dhe janë të pa përfunduara, si për shembull: konsolidimi i mureve të apsidës së tretë pa mozaik të Bazilikës, lyerja me bojë e rrethimit metalik, etj”, shkruhet në letrën e Serjanit.
Ndërhyrja
Monumenti i rrallë i vendosur në dyshemenë e kishës së shek.V-VI gjendej në një fazë kritike, pasi bazamenti ishte në prag të degradimit dhe deri më tani rezultojnë të humbura qindra tesera shumëngjyrëshe. Një prej monumenteve më të rralla të artit paleokristian në jug të Shqipërisë, mozaiku shumëngjyrësh i vendosur në dyshemenë e kishës së dikurshme të Antigonesë iu nënshtrua restaurimit, çka do të bënte të mundur që ky objekt t’i shpëtonte degradimit të tij të pakthyeshëm. Por duket se nuk ka ndodhur kështu, pas ndërhyrjes së financuar nga Ambasada Gjermane. Arkeologët dhe specialistët e Parkut Arkeologjik të Antigonesë ndër vite kanë kërkuar mbështetjen e donatorëve për të shpëtuar monumentin që daton në shek. V-VI të erës sonë. Monumenti bën pjesë në trashëgiminë materiale të Antigonesë dhe Shqipërisë. Pas restaurimit të parë rreth viteve ’80-të ai pothuajse u braktis dhe tashmë po përballet me probleme serioze të strukturës së bazës së tij. Arti ka motive pagane brenda një vepre arti, që formojnë dyshemenë e një objekti kristian. Kisha paleokristiane e Antigonesë, një kishë me absida anësore trekëndëshe, përveçse ndërtimit dhe planimetrisë së veçantë, pozicionit gjeografik, dallon edhe nga mozaiku i zbuluar në të, i cili shfaq një figurë me trup njeriu dhe me kokë qeni, ose një figurë sfinksi pagan. Kjo figurë është e identifikuar me Shën Kristoforin dhe përbën shembullin më të vjetër të kësaj paraqitje ikonografike. Mozaiku që të paktën në 30 vitet e fundit nuk është restauruar asnjëherë, përbëhet nga miliona tesera guri me ngjyra dhe figura qendrore qarkohet nga motive gjeometrike dhe elementë dekori floreale.
3 Comments

Auron Tare ka qe mbas 23 qershorit qe kontakton ne menyre te paturpshme cdo organizate qe punon me trashegimine kulutore apo pronare te ndertimeve ne bregdet dhe u kerkon pagesa ne kembim te “lenies rehat” se ne te kundert do i shkaterroje.
Gazeta Dita, eshte nje gazete me dinjitet dhe shume e dashur per ne. Na vjen keq qe ne kete rast ka rene prehe e individeve qe me shume se me Trashegimine, luftojne per inate personale. Me mire nje faqe bosh DITA, se nje genjeshter!
Qe ne titullin:
-“NJE BATERDI KULTURORE ME PARET E SHTETIT GJERMAN”!,pritet,te denoncohet nje VJEDHJE E MADHE DHE NJE PA AFTESI PROFESIONALE e personave dhe institucioneve pergjegjes per kete detyre!!!
Por e gjitha kjo “BATERDI”,fillon e mbaron me nje konstatim fare banal,qe
-“Konstatojmë se disa procese apo punime të tjera në mozaik, janë lënë në mes dhe janë të pa përfunduara, si për shembull: konsolidimi i mureve të apsidës së tretë pa mozaik të Bazilikës, lyerja me bojë e rrethimit metalik, etj”, shkruhet në letrën e Serjanit.
KU ESHTE BATERDIA KETU???
KUSH E BERI BATERDINE???
CFARE DEMI SHKAKTOI BATERDIA???etj,etj!!!
Qe jane lene punime pa bere,kjo eshte normale,por duhet te ishte bere BALLAFAQIM I PROJEKTIT DHE PREVENTIVIT FILLESTAR ME REALIZIMIN E SHPENZIMEVE SIPAS ZERAVE!!!
Ketu te thuheshin gjerat konkretisht e megjithate KURRE NUK MUND TE THUHET SE QENKA BERE BATERDI!!!
Me fjalen BATERDI kuptoj,qe atje jane SHKATERRUAR OBJEKTET,JANE VJEDHUR OSE JANE BERE RIPARIME,QE KANE PRISHUR OSE TJETERSUAR PAMJEN REALE TE OBJEKTIT!!!
Kur asnje nga keto nuk ka ndodhur,nuk ka pse behet kjo DIARRE FJALERSH,vetem per t’i dhene publikut lajmin e bujshem!!!
Po te ishte bere BATERDIA me kaq sa thuhet ketu,merre me mend se cfare duhet thene per GRABITJET KOLOSALE,QE U JANE BERE MONUMENTEVE TE KULTURES NE TERE SHQIPERINE!!!