Një bebe vret gjarprin helmues me kafshime

Ornela

Një fëmijë 1 vjeç e 5 muajsh vrau një gjarpër helmues që e gjeti në oborrin e shtëpisë së tij në Mostardas, Rio Grande do Sul, Brazil duke e kafshuar. Ngjarja ndodhi të dielën e shkuar sipas radios Gaucha.

Nëna e tij Jaine Ferreira, e gjeti foshnjën duke kafshuar gjarprin që luftonte për t’u larguar. Fëmija ishte i gjakosur në  gojë dhe në duar dhe dukej se nuk donte ta lëshonte gjarprin, të cilin e trajtonte sikur ta kishte lodër.

Mjekët nuk gjetën plagë, ose simptoma helmimi tek vogëlushi. Sipas nënës së tij, fëmija e kafshoi gjarprin në kokë, gjë që pengoi që ky ta sulmonte. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *