Një biletë Telebingo dhe kjo makinë mund të jetë e jotja

anazapta

Mbrëmjen e djeshme, një panair i veçantë, më i madhi në rajon, u çel në kryeqytet. “Auto Moto Show Tirana” do të qëndroi i hapur për tri ditë me radhë pranë “Tirana Expo Centre”. Qindra makina, që na ato që sapo kanë dal nga fabrikat e deri tek ato që përdoren vetëm për muze e koleksione do të jenë në dispozicion të të gjithë kureshtarëve dhe të pasionuarve pas automobilizmit.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe kryeministri Edi Rama. “Auto Moto Show Tirana” është konceptuar në formën e një show për ta bërë më interesant dhe tërheqës këtë event për publikun, por edhe si një përpjekje për standardizimin e tregut të automjeteve në vend. Për herë të parë shumica e markave dhe tipeve të automjeteve janë të ekspozuara së bashku dhe do t’u japin vizitorëve mundësinë e krahasimit dhe përzgjedhjen e markës së preferuar si dhe informimin e drejtpërdrejtë mbi zhvillimin e teknologjisë në këtë fushë. Ky event synon të përfshijë të gjithë tregun e automjeteve dhe motoçikletave në Shqipëri.

 

Surpriza “TELEBINGO Shqiptare”

Surpriza e këtij organizimi është… “Telebingo”. Në këtë panair, në hyrje të tij, do të përballeni me një stendë. Aty do të gjeni bileta Telebingo-je dhe një makinë. Për personat të cilët do të blejnë bileta brenda këtij ambienti do të hidhet një shorte special. Bileta e përzgjedhur do të bëhet fituese e një makine, e cila është e ekspozuar së bashku me qindra mjetet e tjera aty. Në datën 25 Maj, drejtpërdrejtë gjatë transmetimit të Telebingos do hidhet një shorte në “Tirana Expo Centre”.

Aty do të mësohet edhe emri i fituesit, i cili do të ketë fatin të gëzoj këtë makinë. Mjafton të shkoni në këtë panair, të blini një biletë Telebingo dhe keni shansin të jeni ju fitues i një makine. Kjo është një makinë dhe ky është një shorte ekstra, jashtë shorteut normal që realizon Telebingo çdo javë.

telebingo

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *