“The Art of Deal, the story untold of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump) është libri që po nxjerr të palarat e gruas së Presidentit amerikan, Donald Trump.
Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, po e bën Zonjën e Parë të dalë mashtruese jo vetëm përpara amerikanëve, por përpara gjithë botës.
Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias në Slloveni, Zonja e Parë, ka gënjyer përsa i përket operacioneve plastike.
Fotografë që e njohin mirë Melania-n, janë shprehur se ky është një konstatim i rremë, pasi sipas tyre ajo vazhdon të ketë ende shenja nga operacionet në fytyrë.
Një tjetër mashtrim, sipas autores Jordan, është fakti se gruaja e Trump është shprehur se flet 5 gjuhë të huaja, por njerëz të afërt me janë shprehur se kurrë nuk e kanë dëgjuar të komunikojnë në një nga gjuhët e tjera që ajo thotë se di.
o.j/dita

Te verteten ka thene !
1. Flet slovenisht
2, Flet kroatisht
3 Flet serbisht
4 Flet boshjnakce
5 Flet malazezce
Asnjeri nga keto shtet nuk pranon se flasin te njejten gjuhe. Secili shtet quan gjuhen qe flasin si te tyren.
Ku eshte genjeshtra ?
Biles une mendoj se ajo ka qene mjaft modeste, pasi patjeter qe di dhe maqedonisht. S.d.q., ka bukurine, apo te pakten e ka patur!
Qe ta dish zotrote, sllovenishtja eshte krejt gjuhe tjeter nga serbo – kroatishtja, po s’prish pune injoranca sot lulezon gjithandej, perse jo edhe ne koken tende.
Mellania ka lindur ne Slloveni te ish Jugosllavi-se kur gjuha zyrtare ishte serbo-kroatishtja. Keshtu Mellania flet edhe gjuhen e nenes edhe gjuhen zyrtare te asaj kohe ne te 5 variantet a sotme. Ketyre shtoi edhe gjuhet e vendeve ku ka jetuar dhe punuar.
Melania eshte produkt lindor, ku si ne te gjithe lindoret, per te mbijetuar ishim te detyruar te mesonim dhe gjuhen e dreqit.
Melanise mund ti fusesh cfaredo epiteti tjeter po per gjuhe te huaja lindoreve nuk jua ha qeni shkopin.
Sa per gjuhen serbo-kroate faleminderi per sqarimin sepse vete jam me origjine te afert kroate nga Bosnia.
Pozdrav i sve najbolje
keta shkrimtaruqe perdorin figura boterore per te fituar ca kacidhe.
pse ta merr mëndja se mund të fitohen pare po të shkruhet për ndonjë nga periferia e durrësit,nga currilet??
nuk ma merr mëndja se do ta kishe lexuar as ti!!
unë nuk e lexoj as atë që është shkruar për melin e as për trapin burrin e saj!!
nuk më plas fare për me lexu jetë dordolecash!
Bota eshte e njellojte kudo edhe ne Amerike germojne ne biografine e tjetrit per t’i gjetur ndonje njolle njesoj si ne Shqiperi.
Autorja Mery ka punuar me porosi nga Sorros per llogari te te Partise Demokrate qe kane per simbol ne flanmurin e tyre gomarin ashtu sic jane edhe vete.
Keto shpifje te ndyra behen ne prag te zgjedhjeve Presidenciale qe jane me 3 nentor te ketij viti.
Ti rruajne carin Presidentit Trump si ja rrruajten edhe para 4 vitesh, e ka te sigurt edhe nje mandat te dyte.
avni delvina
meqënëse je në amerikë,na jep një vlersim për anglishten e melit!!
unë nuk e di aq sa ta vlersoj,nuk e kam dëgjuar në italisht a gjermanisht,sepse do të ta thosha menjëherë se sa i zotëron!!
apo nuk e ke dëgjuar të flasë ndonjëherë??