I vrarë “me pardesynë e Azemit”, dëshmia nga burgu për krimin e pazbardhur të 22 viteve më parë

redaktor

Bajram Mustafaj është nga Tropoja, deri para pak kohësh vuante dënimin në burgun e Shënkollit, tashmë është transferuar në burgun e Krujës. Para këtij transferimi vëllai i Bajramit, Fatmir Mustafaj kontaktoi DITA-n dhe na tha se Bajrami ka tentuar vetëvrasjen pasi ja “kanë humbur me dashje drejtuesit e burgut një zarf me karakteristikën të cilën ja kishte lëshuar bashkia e B. Currit për t’ja çue Presidentit të Republikës për lirim parakohe”. Vëllai ishte i bindur që Bajramit ia kanë humbur kinse dokumentat dhe shkaku janë disa letra që ai ka dërguar para zgjedhjeve të 23 qershorit në DITA.

Bajrami ka dërguar vërtet disa letra në rubrikën e lexuesve në DITA ku herë pas here ka denoncuar veprime që ai shihte në burg. Në një prej tyre përshembull ai akuzonte ish Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra për abuzime me fondet e ilaçeve për të dënuarit. “Na ka lënë pa ilaçe dhe me lekët e ilaçeve ka shpërndarë ushqime në këmbim  të votës për Partinë Demokratike. Ne të burgosurit kemi më shumë se një vit që ilaçet duhet t’i blejmë me lekët tona, kemi shpresën se me fillimin e hetimit, do vihet në vend drejtësia” – shkruante asokohe Bajrami nga qelia.

Në një letër më pas ai denonconte vdekjen e një të dënuari. “E dashur DITA. Ka vdekur sot në Spitalin e Burgjeve në Tiranë i dënuari Xhafer Hoxha, 67 vjeç, nga Dibra me banim në Vau i Dejës, rrethi Shkodër, i dënuar me 7 vite burg. Kishte për të kryer edhe një vit nga dënimi i dhënë. Vuante nga një sëmundje e rënde, por mjekësia nuk ja argumentoi se sëmundja që vuante Xhafer Hoxha ishte e rrezikshme për jetën, prandaj edhe Gjykata e Rrethit Lezhë nuk e liroi nga burgu. Kjo është mjekësia ligjore e cila është kthyer në agjensi funeralesh, bashkë me Spitalin e Burgjeve – shkruante në nëntor Bajrami.

Disa herë ai na ka shkruar që në qeli i hapeshin probleme nga letrat që na dërgonte. “Fill mbas shkrimeve të mia në gazetën DITA, për mua jeta më është bërë e tmerrshme këtu, pasi jam provokuar duke u ofenduar. Kur unë po kthehesha nga tualeti polici Petrit  afrohet tek dera e infermierisë ku unë shkoj shpesh pasi jam keq nga ana shëndetësore dhe më ofendon shumë rendë. Për këtë i çova letër drejtorit të burgut, Kastriot Piroli, i cili nuk merr mundimin të më takojë, përveçse rastësisht jam takuar me drejtorin tek dera e burgut i cili më tha: do ta takoj policin dhe do flas unë… Më datë 15 gusht, i jam drejtuar me letër Avokatit të Popullit por nuk më janë nisur letrat deri me datë 19 gusht nga sekretari i drejtorit. Vetëm kur unë lashë insulinat mi kanë nisur letrat…”

Bajrami na shkruan edhe që është dëshmitar okular i shumë ngjarjeve në Tropojë që kanë të bëjnë sidomos me dy nga politikanët më të përfolur të kësaj treve: Berisha dhe Azem Hajdari. E kemi pyetur rreth këtyre ngjarjeve, dhe ai bën një rrëfim të detajuar në DITA-n e sotme.

Mes të tjerave jep disa detaje për një ngjarje shumë të përfoluar që ka ndodhur pikërisht në fund shkurtin dhe fillim marsin e22 viteve më parë, vrasjen e Isuf Halucit:

Në mëngjesin e datës 29 Shkurt u takuam tek zyra e PD-së në B.Curri me Sali Berishën, Azem Hajdarin etj., ku biseduam për mitingun e pasdites që do mbahej në qendër të qytetit. Azem Hajdari më kërkoi që të siguroja 30 litra benzinë, pasi i duhej Përparim Çaushit për fugonin e tij, pasi do të shoqëronte në Tiranë kamionin që do të çonte veturën e Azem Hajdarit, të cilën ja përplasi me një shtyllë një ditë më parë djali i xhaxhait të Azemit, por që të rregullohej duhet ta çonin në Tiranë. Meqenëse unë kisha mundësi, pasi isha punonjës në ndërmarrjen tregtare Tropojë, kisha 800 litra benzinë në dispozicion për nevojat e ndërmarrjes, prandaj i thashë se do ua jap unë. Kështu unë shkova tek distributori dhe aty erdhi Përparim Çaushi me furgonin e tij. Me vete kishte Isuf Halucin, Petrit Gjyryqin, Qani Qerjama, Skënder Jaupi, të cilët do ta shoqëronin kamionin me veturën e Azemit. Gjatë kësaj kohe që po furnizohej me benzinë fugoni, vjen Azem Hajdari i cili na thotë se po shkonte në Bujan tek familja Shpataj. Para disa ditësh asaj familje i kishin vrarë një burrë të asaj shtëpie. Pasi atje është edhe Sali Berisha, i cili pasi të mbarojë ritualin e të pames, do të niset për Tiranë se i ka dalë një punë urgjente! Këtu iu drejtua Azemi Isuf Halucit: “Merre pardesynë time dhe ma jep xhupin tënd të meshinit, pasi kështu dukesh ma mirë, pasi edhe arma nuk të duket.” U habit shumë Isufi nga ky mendim i Azemit, por Azemi nuk i la kohë për ta kundërshtuar, por e hoqi pardesynë dhe ia dha në dorë Isufit, duke ia hequr nga trupi xhupin atij. Kështu u bë ndërrimi dhe Isufi e veshi pardesynë dhe tha: “nuk di as me e mbërthye e as me ja lidh rripin.” Por Azemi ia mbërtheu duke ia rregulluar edhe rripin, por në këtë moment vjen Sali Lusha bashkë me një shok dhe duke qeshur me pamjen që kishte marrë Isufi i thotë: “dukesh si deputet, e gëzofsh!” Kështu Isufi hypi në furgon të Përparimit dhe u nisën. Azemi u nis për në fshatin Bujan, por më tha: “Bajram, mos shko tek trageti”. Më tha që Arben Imami i cili do të vinte nga Tirana për të marrë pjesë në mitingun që do të mbahej pasdite, nuk kishte ardhur me tragetin e linjës Koman-Fierz, por kishte ardhur nga Qafa e Malit dhe po pushonte tek turizmi. Do të takoheshim pasdite. Kështu secili shkoi në punën e vet. Rreth orës 12 e 30 minuta mora vesh se tek trageti ishte qëlluar për vdekje Isuf Haluci.

Si ish-anëtar i PD dhe protagonist i ngjarjeve në një prej qyteteve me të cilët ish-kreu i saj ka patur një raport të vështirë, Bajrami thotë:

Tash që kanë kaluar 22 vite nga vdekja e shokut tonë të dashur Isuf Haluci, shumë gjëra janë akoma enigmë për vrasjen e tij. Të interesuar ishin disa drejtues kryesorë të PD-së në ato vite për eliminimin si të Isuf Halucit dhe shumë të persekutuarve të tjerë, pasi shiheshin si rrezik evident i prishjes së planeve të tyre të mbrapshta që kishin në orientimet e tyre politike.  Në analizë pas disa viteve them se i kishin marrë prej ustallarëve të tyre, të cilët i kishin caktuar në ato poste drejtuese në PD. Kjo doli fare qartë kur u eliminuan njëri pas tjetrit shumë prej figurave kryesore në PD, të cilët kishin rol determinant, por që do të ishin edhe një rrezik, pasi nuk do të pranonin kurrsesi që PD-ja të bëhej kjo që është sot…. Dua t’u them këtyre publikisht: Ju të caktuar prej Ramiz Alisë për të drejtuar PD-në me detyrën për t’i mbrojtur nga çdo rrezik që mund t’u kanoset atyre pas ndërrimit të pushtetit, si dhe të urdhëruar që kurrë të mos i lini popullin e sidomos të persekutuarit të shohin një ditë të bardhë dhe këtë e bëtë realitet… Si popullin dhe sidomos të përndjekurit, i përçmuat sa më s’ka, i diskriminuat, i bëtë më të mjerë sa ç’ishin, i përçatë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe akoma besoni se budallallëku i tyre do të vazhdojë duke iu besuar dhe votuar prapë për ju. Jo, budallallëku mori fund.

Shkrimi i plotë mund të lexohet sot në DITA ose duke klikuar në kopertinën në të djathtë të faqes

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Ja pra keta ishin bilbilat e tropojes qe me gjakftohsine me te madhe vrasin miqet dhe bashkefshataret e tyre…por lind pyetja? Mire per 23 vjet qe kaluan me kete rrokullisje keta kriminel akoma qeveria vazhdon te besoj se kata vrases i paskane dhene parajsen kombit…..ngrihuni shqipetare i madhe e i vogel ne demostrata deri sa Sali Berisha me kupolen e tije te prangosen….ju bej thirrje te gjithe ne bulevard.

  • POPULLI THOT : “DOBICI RRI I FSHEHUR 40 DITE E PASTAJ DEL NE SHESH”
    Ja dhe dobicat e PD -se po dalin cdo dite ne shesh. Nje dobic i rrezikshem paskaqene edhe ai i lindur per te vrar kundershtaret edhe brenda partise… e jane disa…deri te i ndjeri Sokol Olldashi,i cili sa hapi gojen per gabimet e bera ne PD,pesoi “aksident” ,si puna e Kosta Trebickes.’ Fakti ‘ qe makina qe e vrau iku larg vendit per te fshehur gjurmet,po edhe qeni besnik u zemrua pse u vra endenji ne makine,kurse thellezat e ciftja e kishin rrethuar………. kurse nga” keqardhja” per Olldashin i dogjen shkurret nga inati pse nuk mbajten makinen qe te permbysej dhe vendin ku qendroi makina e punuan ,per te mos e pare ate vend,,,,,,ja keshtu veprojne dobicet e PD-se qe hiqen se vuajne per popullin….po populli nuk ka nevoje me se dobicet e lindur nga dobicet u shtuan e nuk po qejne derman…..

  • ne keto foto tregohete qarte keta jane ushtaret e serbomalazezrisa po dy jane me terorista gjkftohte nje ka vdekure rasim lumneshi gjakatare serbo malazez i verete dhe tjetri qe kiste dhe ka pere te zbatuare akoma urdhrate e shefave te tije antishqipatre berishovic

  • Dita nuk kane shum rendesi komentet e mija dhe te te tjereve kur leshohemi me te shara
    per njeri tjetrin.Rendesi kishte komenti tim qe ju dergova me perpara ,qe ju e fshite ku
    ne te nuk kishte te shara por nje te vertete te madhe shqiptare te lidhur me mashtrime te
    miqeve ne hije

  • Dhe perse vazhdojn te bejne spektatorin ala shqiptaret ,
    ne nji kohe kur te gjithe dijme se sali berisha me Partine e tij gjasme “Demokratike” ,
    eshte Tritoli qe hodhi ne ere Demokracine , hodhi ne ere institucionet ,shtetin ,
    hodhi ne ere Historine e Figuart e shquara Kombetare , traditen Shqiptare qytetare,
    shkaterroj cdo moral , degjeneroj cdo kultur e art ,pra shkaterroj jeten dhe te ardhmen e disa brezave Shqiptare ,qe do te thote ka vepruar njilloj si te ishte nji pushtues armik i kombit . Tani cfar pritet akoma ? Deri kur ? Prisni ju nga politika te bej dicka ne kte vend ?
    Mos e mendoni ate gje ..sepse do ishte vetvrasje . Historite e njrezimit kane treguar se vetem populli ka mundur te ndryshoj fatin e vet ,me forcat e tij jo te politikes kurve .

    • “Thjesht vëzhgues i marrezisë…”? Kini shumë logjike ne arsyetimin tuaj. Por populli te i cili ju kini besim eshte akoma jo vetem i pafuqishem, por mendoj se eshte dhe i papergatitur subjektivisht. Eshte ende larg asaj qe kerkoni ju me te drejte. Une te pakten keshtu mendoj ? Meriton respekt shpirti juaj i revoltës.Nderime qytetar!

  • Mafija me ne krye SALI BERISHEN na drejtuan dhe na sunduan keto 22 vjet dhe akoma vazhdojne ta turbullojne kete popull AI dhe LULUSHI i TIJ.
    Nuk di a kane sy e veshe ky popull apo jane verbue dhe duan te behen RAHAT per 6 muaj..
    Nuk po kuptoj fare indiferentizmin apo friken e kesaj qeverie dhe te ketij parlamenti dhe te ketij KRYE/MINISTRI qe po i merr punet kaq ngadale dhe po e lejon kete shkerdhate opozite te marre revansh.

  • ” Në mëngjesin e datës 29 Shkurt u takuam tek zyra e PD-së në B.Curri me Sali Berishën, Azem Hajdarin etj., ku biseduam për mitingun e pasdites që do mbahej në qendër të qytetit. Azem Hajdari më kërkoi që të siguroja 30 litra benzinë, pasi i duhej Përparim Çaushit për fugonin e tij, pasi do të shoqëronte në Tiranë kamionin që do të çonte veturën e Azem Hajdarit, të cilën ja përplasi me një shtyllë një ditë më parë djali i xhaxhait të Azemit, por që të rregullohej duhet ta çonin në Tiranë. Meqenëse unë kisha mundësi, pasi isha punonjës në ndërmarrjen tregtare Tropojë, kisha 800 litra benzinë në dispozicion për nevojat e ndërmarrjes, prandaj i thashë se do ua jap unë. Kështu unë shkova tek distributori dhe aty erdhi Përparim Çaushi me furgonin e tij. Me vete kishte Isuf Halucin, Petrit Gjyryqin, Qani Qerjama, Skënder Jaupi, të cilët do ta shoqëronin kamionin me veturën e Azemit. Gjatë kësaj kohe që po furnizohej me benzinë fugoni, vjen Azem Hajdari…. ” (artikulli)


    Lexo po deshe… .

    …e vazhdon me Isuf Halucen, xhupa meshini, pardesy te bardhe etj.

    @ Dita (e me shume respekt)

    Shume Shqiptare duke lexuar kete mund te ndihen se po u fyhet Inteligjenca. Jemi nje popull qe akoma “‘s’kemi varrosur A. Hajdarin” pa hyre ne meritat apo kundershtite e tij, por arritem ne vitin 2014. Gazetari eshte munduar per kete shkrim, autori ka bere nje leter (ai ben plot te tilla, sic thoni) nuk del sh. qarte sa interes ka kjo per ne?? Nga funksionet primare te nje media eshte Opinion-Formuese, jo thjeshte pasqyruese. Ne kete menyre po krijohet ideja se fjale te tilla kane efekt, e na perkasin ne. Zoteria ne fjale, vellai i tij, kushurinjte, Tropoja e Shqiptaret; kane arsim te mjaftueshem te shkruajne nje Leter. A eshte artikull, a eshte ngjarje? Nese ekspozohet korrupsioni ne burgje, ka shkelje te ligjit etj, botojeni tek letrat e lexuesit ose verifikoni faktet e citoni 2-3 rrjeshta plotesues nga ky zoteri a familja e tij. Sinqerisht jemi fed-p me praktike/a te tilla. Jo vetem ka tentativa per te manipuluar ndjenjat tona por dhe tinezia ne keto raste nuk ka fund. “Do i them me vone fjalet per Berishen, kur ti vije koha” thote njeri. Per vite e bente kete nje bandit ordiner (z. jaho salihi) e gazetaret nuk linin fjale te tij te binte ne toke. Do shkaktoj skandal me “ato qe di” por me vone…thote tjetri (z. m. gryka) ja ku po them: ” me preu PD-ja ne bese, une bera kete dhe ate per ta” bertet nje i trete. Akoma ne median/forumet shqip ushton Historia e Haklajve, si te jete “Epos Krenarie” jo shprehi e turpshme, kur shteti humbi kontrollin.

    Zot, pse i mesuam keto emra? Pergjigja me e thjeshte (dhe e fundit) eshte MOS LEXO. Por kjo eshte e fundit! Shume nga keta artikuj i thith truri qe ne tituj. Te gjithe e dime c’ka ndodhur. nuk ka me as “skandale, as te reja e as te fshehta” mos bini pre e tentativave te tilla (ju lutem!) nga asnje person per arsye te mireqena apo jo; qe tentojne te ngelen te rendesishem kur tashme nuk jane. Shumica e tyre s’kane qene asnjehere. Po te lexohen me kujdes ” te gjithe keto protagoniste” kane me shume Inatin, hakmarrjen, prerjen ne bese, dhe Cudine se si-e-pse; jane harruar, tradhetuar apo flakur tutje kur “dhane shume kontribute” T’jua bejme te qarte, se “c’dhane ato per Berishen, apo PS-ne” ishte puna e tyre. Nese bene zgjidhje te gabura ne jete; nga perkatesia Politike, paten humbje ekonomike, apo krime te denueshme nga ligji; Pagesen ta bejne vete. Ose te kerkojne ri-pagime privatisht, NE NUK U KEMI ASNJE Borxh! Jeta (dhe vuajtjet) private, e tashmje dhe e shkuara e ketyre personave, eshte pa asnje rendesi per Ne.

    A ka rendesi ceshtja e z. B. Mustafaj (?) Ai vuan denimin ne burg por te drejtat i gezon me ato kufi qe i ka dhene ligji. Po pretendoi se nuk eshte fajtor, ta zgjidhe neper gjykata e me Avokate. Rruget i ka te hapura deri ne Strasburg; nese ju mendoni se eshte i pafajshem dhe doni ta perkrahni hapni nje fushate ” Ne NDIHME te Bajramit” me numer llogarie, e kushdo ta ndihmoje me keshilla dhe para; per avokate, semundje, ankesa etj. Zoteria ka te drejte qe keto “denoncime publike” ti beje ne Prokurorine e Rrethit Perkates e me letra te rregullta. Nuk ka asnje zyre te Shtetit qe nuk do e protokolloje ate; pastaj ceshtja vazhdon ne merite. Abuzimet e z. G. Dibra apo krime te ndodhura 22 vjet me pare ti Denoncoje ne Prokurori. DIkush dhe duhet ta pyese…Kur ke dijeni te nje Krimi pse nuk e denoncove per mbi 2 dekada? Legjislacioni Shqiptar te denon per dicka te tille; mos kallezimi i nje krimi eshte Veper Penale!

    Me sh. respekt per te dhe familjen e tij por duam ti harrojme Pardesyte e bardha, ne 2014. ismetin, Izetin, Fatmirin, Azemin, Saliun; Tropjanet e 93-shit apo Vlonjatet e 97-tes. Nuk po i ikim dot Politikes e thash-e-themeve ditore permbi 23 vjete, me 1-3.000 VIP kafenesh; keto na duhen tani? Zoteria (dhe mbeshtetesit e tij) duhet ta kuptojne se (fatkeqesisht) jane shfrytezuar e perdorur ne nje moment te caktuar (nga berisha a kushdo) per nje vote a me shume; nje sponsorizim a ca makina (litrat e benzines qe permend) per “forcen dhe bujen” e klanit/miqve/e fisit, per militantizem dhe me the-te-thashe. Ai e “Marjanet e tjere” u munduan ” si fluturat rreth llampes” ti vinin afer Pushtetit me cdo forme, qe t’merrnin nje cope prej tij. Kujtime cubash e bodyguardesh, trimash e te vuajturish, NUK NA DUHEN ME.

    Ne, te jemi realiste tani… nuk i heqim dot me nga mendja. Na “shkaterruan bulevardet” e na ndoten fjalen/ sjellen/ kulturen/ e traditen me te mire te Shqiperise…por femijet tane nuk e meritojne kete. Si prind, nuk do me vinte mire qe “pardesyja e bardhe dhe azem hajdari” te permenden akoma ne 2053. Ju lutemi, kijeni pak parasysh kete. Se “leter-per-leter” kete te drejte e kam dhe une. Shqip – Nuk eshte ne ndihme te Normalitetit, progresit dhe te Ardhmes; te lexojme per “isuf halucen e litra benzine”…gjerat kane nje kufi. — Nje lexues i miresjellshem, e simpatizant i DITA-s.

  • LLum kriminelesh qe ne gen ! Moren pushtetin pa hezituar te han njeri tjetrin e jo ma kedo qe do ju priste rugen ! Ne kto 23 vjet te hidhura qe slan gje pa shkateruar ,slan gje pa vjedhur e pa mashtruar ,qe infektuan cdo qeliz shteterore dhe e kthyen Shqiperin ne nje kaos vrases mafjoz ashtu sic kan edhe origjinen ,qe koompromentuan dhe ndan pushtetin me hajduter duke i futur ne bunkerin parlament ,e qe na bejn teater duke u cjerr dit nat me kercenime dypaleshe si luft fyshekzjaresh plot ngjyra e zhurm ku njeri esht me mut nga tjetri ,mos prisni mrekullira !”Familja” e zhytur ne krim hedh ne sken klyshin e saj te vogel qe te na perqesh diten per diell me gjuhen jasht dhe ne e shohim ! “Familja” na tregon si jeton mes lluksit e rrethuar nga lakejt duke na trguar aftesit e ralla te ktij klyshi te perkedhelur e ne perseri i shohim ! As guximin ti injorojn, kta kriminela barbar qe po tallen me shqiptaret ,duke i provokuar e sfiduar ,nuk kan mediat por akoma na tregojn fytyrat e tyre neper faqet e para te gazetave !Kur ky popull ,qen i rahur ,nuk ka ,e nuk gjen forcen te permbys si ne Ukrain mafjozet kriminel ne pushtet ,e ti fshij nga faqe e dheut gjith kte “vater infeksioni”, kot sa lehim !Kjo pun keshtu do vazhdoj e ekranet dhe gazetat do ken vazhdimisht cfar te thon e te na shkruajn ! Dhe ne do shikojm e do lexojm si perallat e 1001 neteve sa te mesohemi e te pushojm edhe se lehuri…….

  • po te ishte vetem partia kriminale e salushit eshte gjysma e te keqes por ajo ka nene e saj qe ishte ppsh dhe sot quhet partia socjaliste e cila eshte motra binjake e partis se sali kriminelit ,prandaj shqiperia dhe shqipetaret po vuajn nen thundren e tyre dhe me bekimin e euroatlantikasve po e sundojne kete vend ne intrese te tyre dhe ne dem te popullit shumic , kjo qeveri qe ka arllur gjasme me votat e shqiptareve per te bere ndryshimin , nuk eshte vetem nje farce , ne mbrojteje te atyer qe iken dhe as dhe nje gje nuk do te ndryshoje , si ka mundesi qe thane nuk do njohim as dhe nje privatizim ose koncensjon qe merr qeveria ne ikje , dhe te gjitha cfar lane horrat e saliut ai i njohu dhe ska ndermend te ndryshoje gje sepse jane bashke vetem shahn nder veti neper tv te kapura pre tyre , dhe populli nuk ka as dhe nje akses ne vendimarrje se keta i kane te gjitha instutucjonet ne sherbim te tyre dhe ne dem te popllit , atje nuk ka klase te mirfillte qytetare qe ti drejtojene popullate dhe ti rrezojne keta kriminel nga pushteti me hir ose me pahire rruge tjeter nuk ka , me zgjedhje eshte e kote , se i kane vete ne dore , dhe i numrojne si te done vet .

  • @ arben
    Per sa kohe qe te luhet pingpongu ky popull do te heqi te zite e ullirit.
    Ky popull ka nje milion votuse ,prezente ne te gjitha votimet.Ky nje milion skllever sakate
    perdoret sa ne nje fushe,e me pas ne fushen tjeter.Ky nje milionesh eshte fatkeqesija me
    e madhe e kesaj Shqiperije.Arben te ndergjegjesoshe nje milion skllever eshte nje pune
    gjigante?????????????????????????????????????????????????.
    Eshte ? me e madhe qe frikeson c do qytetar me mendje. pershendetje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *