Konkursi “Gjeni Diçiturën” këto kohë, na ka bërë të takojmë njerëz të veçantë dhe të rrallë që ndoshta edhe po t’i kërkonim nuk do të kishim rënë dot në gjurmët e tyre. Zotëria që na vizitoi të mërkurën mbrëma në redaksinë e gazetës quhet Nazmi Qamili. Ai është shpallur fitues me diçiturën: “Ta kapë mos ta kapë, në mëdyshje jam, goja ma kërkon, këllqet nuk i kam”. Kjo diçiturë, që lexuesi na e ka dërguar në numrin e telefonit të lojës e bëri fitues të një ore dore. “Një orë, që do ta kem kujtim sa të jem gjallë”- thotë ai.
“Edhe pse kam një orë që kam vite që e mbajë në dorë, këtë që fitova tek ju, as nuk ia japë njeriut, as nuk e shes. Është dhuratë me një vlerë shumë të madhe për mua. Do të ta kem gjithmonë kujtim”. Vitet i rëndojnë mbi supe, kjo vihet re në sytë dhe thinja e tij. Por meqë u shpalla fitues- do të thotë që jam ende i kthjellët, tregon ai, duke buzëqeshur dhe duke ironizuar me moshën e tij.
Qamili është baba i dy djemve, të rritur e të martuar. Gjatë bisedës më te, mësojmë së është diplomuar në Kinë, pranë Universiteti të Pekinit për Gjuhë dhe Letërsi Kineze. Tregon se është me origjinë nga Shkodra dhe ka 40 vite që banon në Tiranë. Ka punuar në Radio Televizionin Shqiptar, me detyrën e zv/ drejtorit dhe me funksione të tjera, pranë drejtorisë së këtij institucioni. Gjithashtu, ka punuar pranë bashkimit të gazetarëve të Shqipërisë, si shef sektori dhe sekretar i kolegjiumit të revistës “Tribuna e Gazetarit”. Aktualisht, është pensionist.
Me krenari tregon se e merr çdo ditë gazetën, në shi, në të ftohët e në të nxehtë, për të nuk ka rëndësi moti, por gazeta. Pyetjes sonë, se kur ka filluar të jetë lexues i Ditës ai përgjigjet: “Që kur kam marrë vesh se z Adrian Thano, ka kaluar nga “Shekulli” në një gazetë tjetër dhe kam arritur ta gjej këtë gazetë, nuk i jam ndarë asnjë ditë. E ndjek me kënaqësi të madhe, sepse shkruan për realitetin dhe aty gjej vetveten”- shprehet fituesi ynë. E lexoj tërësisht gazetën, por përqendrohem në veçanti, në problematikën politike si edhe në tematikat që trajtohen në rubrikën “Letra për popullin”. Më pëlqen shumë humori dhe do të ndjeja kënaqësi nëse dhe gazeta Dita do të hapte një faqe të tillë, lë të ishte nga fundi i saj, pranë faqeve të fjalëkryqit, por do të më pëlqente të ishte. Gjithsesi, një sugjerim, sepse edhe kështu siç është e pëlqej shumë gazetën në tërësi”.
Në fund si banor i lagjes “Ali Demi” në Tiranë na sjellë edhe një panoramë, të asaj çka ai sheh në lagjen e tij dhe marrëdhëniet e komunitetit me gazetën: “Lexuesit janë shumë të interesuar për gazetën, edhe nëse nuk kanë mundësi ta blejnë, gjejnë rrugën për ta shfletuar, qoftë edhe në këmbë, pranë të shitësit të gazetës, minimumi që bëjnë, është t’i hedhin një sy”.
ore nazmi,gjalle qenke ti akoma?bravo nazmi,bravo,i le pas te gjithe,hallall.
Ore Gazmir, me duket se ti je moshatar me Nazmiun, pse cuditesh?!
Urime per cmimin dhe suksese.
Urime dhe jete te gjate i nderuar Nazmi !
Ore gazmir ore operator servil dhe deshtak,gjithe jeten,nga goja per kedo ke nxjere mu…..
XHAXHI MIJA! TE MA GEZOFSH OREN
Bravo Nasmi! Me persona si Ju ne mburremi ,por fatkeqesisht ka pak
Urime zotit Nazmi megjithëse nuk e njoh! Bëj një punë me atë orën e thanos: fillo te masësh dhe sa kohë i ka mbetur saliut deri te prangat? Urime dhe e gezofsh!