Laertin e gjejmë duke mbikqyrur punimet për skenën tek Teatri Eksperimental ku në datat 18, 19, 20 dhe 21 shkurt do të vendoset “Doruntina”.
E sheh të merret me çdo gjë, nga kabulli, sa metra i gjatë duhet, ku duhet vendosur perdja, çfarë gjërash duhen blerë dhe vendosim të bisedojmë për Doruntinën pa u shkëputur shumë nga “kantieri” ku po ndërtohet skena. Pa nisur intervista, Laerti shkëputet edhe njëherë pasi duhet të saktësojë diçka shumë teknike në skenë.
E pyes si fillim se pse i bën vet të gjitha dhe më kthehet me gjysmë habi “Kush do t’i bëj? – Jam kujdesur vet për gjithçka”. Shfaqja “Kush e solli Doruntinën” ka qenë tepër impenjative për të, por Vasili thotë se ai ndihet i kënaqur me këtë mënyrë të të bërit teatër.
Më tej në bisedën që tek-tuk ndërpriten nga puntorët e skenës, tregon bisedën me Kadarenë, ku thekson se vlerësimi i tij për dramatizimin e kësaj pjese i ka dhënë një kurajo të jashtëzakonshme.
Shfaqja “Kush e solli Doruntinën” tashmë e ka bërë bujën e vet. Është vendosur në Teatrin “Aleksandër Mosiu”, tek Akademia e Arteve dhe tani tek Eksperimentali…
Mori pjesë edhe në Festivalin e Gjilanit, ku Bujar Lako u vlerësua me kupën e aktorit të festivalit. Prisnim çmimet për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë, por nuk u dhanë fare ato çmime, sepse juria e përbërë nga tre shqipfolës, një shqiptar, një shqiptar i Kosovës dhe një shqiptar i Maqedonisë nuk konkluduan dot dhe nuk u ndanë fare si çmime.
Nuk u dhanë fare?
Po morëm pjesë në një festival që dhanë vetëm çmimet e aktorëve. Për shfaqjen më të mirë dhe regjinë më të mirë nuk ranë dakord. Ai ishte festival i dramës shqipe dhe mirë është që të jenë më të rreptë në përzgjedhje. Jo thjesht se janë pjesë shqip dhe t’i çojmë në festival.
Ma devijove pyetjen…
Jo thjesht po flisja për vendet ku është vënë shfaqja. Është vënë në Durrës dhe në Akademinë e Arteve për 80 vjetorin e Kadaresë, sepse ishte një premtim moral që i kisha bërë Ismail Kadaresë kur u takuam dhe ai më dha lejen për të vënë në skenë Doruntinën.
Çfarë të tha Kadare?
Unë isha përgatitur për një bisedë 10 minuta, çerek ore me Kadarenë sepse ai aq i zgjat takimet dhe kemi ndenjur dy orë. Ishte i entuziazmuar për mënyrën sesi unë kisha dramatizuar veprën edhe koncpetin tim regjisorial dhe u shpreh se deri më sot nuk ka pasur analizë më të mirë të veprës së tij.
Një lloj vlerësimi për ty..
Po jashtëzakonisht. Ajo më dha kurajo të jashtëzakonshme pastaj për të filluar provat dhe të gjitha.
Pse zgjodhe Doruntinën?
Sepse merret me diçka shumë shqiptare siç është institucionalizimi i besës, dmth fjala e dhënë bëhet, kalon në përmasat e institucionit fetar. Aty aludohet për herë të parë ajo që e kemi dëgjuar nga rilindasit “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kostandini, që Kadareja na is jell diku tek shekulli i 11-12 me pushtimin e Principatës së Arbërit nga ushtria normade, ku u godit edhe nga malaria e ku vdekjet ishin të shumta edhe nga lufta edhe nga sëmundja. Diku pas 10 shekujsh më vonë del një Kostandin, i cili na sjell ndërmend Kostandinin e parë, me origjinë ilire dhe ai, i cili ishte ai që institucionalizoi besimin e krishterë në Perandorinë romake. Kostandini i parë, ( bustin e të cilit mund ta shohin në Berat për ata që nuk e kanë idenë kush është), na del një Kostandin tjetër, i cili kërkon të marrë misionin e Krishtit; të ringjallet nga të vdekurit për të përmbushur një fjalë, besën, amanet quajeni si të doni. Kjo është arsyeja që shqetëson pushtetin klerik, i cili mishërohet në skenë në mënyrë të mrekullueshme nga Bujar Lako.
Ka një diskutim që bëhet në teatër për pjesët e munguara shqip.
Kush e bën këtë?
Shumica e premierave që vendosen janë nga autorë të huaj…
Edhe Norvegjia p.sh Ipsen vendos, autorët e rinj grekë nuk mund të krahasohen me Sofokliun apo Eskilin. Jetojmë në një kohë ku njerëzit janë më të vegjël, përmasat janë më të vogla dhe interesat vetjake janë vendosur mbi ato shoqërore, kështu që nuk kemi ku e gjejmë.
Unë këtu do të ftoja hapur njerëzit që duan të bëjnë teatër, kanë Kadarenë, kanë romancier të mirë shqiptar, që pjesët e tyre mund të dramatizohen mirë, sepse është vështirë të dramatizosh, nuk është kollaj.
Unë flas për një projekt që mu miratua nga Ministria e Kulturës dhe u mbështet nga sponsor privat siç është NBG Bank dhe Volvoil dhe arrita të bëja një dramatizim thjesht duke iu përmbajtur novelës që ka shkruajtur Ismail Kadareja. Atë e përshtat për teatër, por duke qenë një pjesë shumë e njohur, ky ishte dhe interesi im; një pjesë e njohur, e parë ndryshe nga koncepti regjisorial, kurse si tekst nuk ndryshon asgjë. Është e gjitha aty, sepse sigurisht kur është vënë më parë në skenë në fund të viteve 80’, nuk mund të përmendej as inçesti dhe as asgjë. Madje kur vjen një brez më i vjetër që sheh shfaqjen thotë “ ne e kemi parë që është besa etj” dhe u kam thënë “ po mirë atëherë beson vërtetë se u ngrit nga varri dhe e solli Doruntinën”.
Unë që e kam lexuar herët “Kush e solli Doruntinën”, por nuk më ka lënë kurrë të mendoj për incest..
Nuk e mban mend ndoshta. Është në gjithë letërkëmbëmimin që zonja Nënë mban me Kontin e Principatës, ku aty i shpreh hapur shqetësimin që lojërat që bën Kostandini me Doruntinën e kalojnë normalen dhe se ka nisur një xhelozi e Kostandinit për çdo mashkull që i afrohet Doruntinës.
Kadaresë i ke bërë ftesë për ta parë shfaqjen?
Sigurisht, por të gjithë e dimë që ai jeton në Paris. Do të vij në Shqipëri nga fundi i prillit, kështu që shpresoj të gjejë një skenë që ta japë shfaqjen ose do t’i çojë DVD e teatrit.
Ke mbledhur një kastë emrash të rëndësishëm të teatrit shqiptar, Viktor Zhusti, Margarita Xhepa, Bujar Lako. Ishte e vështirë për t’i bërë bashkë?
Jo. Me Margaritën na lidh një bashkëpunim këtu e 20 vjet para, kemi bashkëpunuar disa herë bashkë. Me Bujarin ishte hera e parë. Më vuri kusht që nëse donte të luante Kryepeshkopin duhet të luaja unë Stresin, ndryshe nuk pranonte. Kështu që luajta Stresin për të patur Bujar Lakon, që ishte një ngarkesë tepër për mua. Po kuptova më vonë që Bujari kishte shumë të drejtë, pasi Stresi është në fakt regjisori i së tërës. Kolegë të tjerë më kanë thënë ‘po, jo si do të vijnë”, por nuk kam pasur vështirësi, sinqerisht. Më vështirë është të bindësh një aktor të ri, që mund të të bëjë 20 pyetje që janë dhe kot.
A përcillet në skenë, ndjesia e fortë që ke kur lexon veprën?
Shfaqja zhvillohet në dy nivele. Një është ëndërra, tjetra është ajo që ndodh në atë moment, pjesa tjetër e shfaqjes është ajo që ndodh në trurin e Stresit. Kemi të bëjmë me një personazh që nuk luan vetëm rolin e hetuesit, kapitenit të zonës, që ka marrë një çështje në dorë dhe shkon të hetojë, të cilit i bëhet gjyqi në fund dhe ai jep dorëheqjen dhe shkon me ithtarët e Kostandinit ku të gjithë besojnë deh trumbetojnë që “ Kostandini e solli Doruntinën”. Stresi është një rol, siç Kadareja ia ka vënë emrin “Stres”.
Për ta mbyllur që mos të zbulojmë gjithçka për shfaqjen. Prej gati dy vitesh jeton në Tiranë. Si je gjendur sa i takon aspektit profesional?
Ky është projekti i gjashtë si regjisor dhe si aktor. Për mua nëse jam aktiv në teatër, kjo është lumturia e jetës sime dhe duke patur një mentalitet për 20 vjet në skenën e teatrit grek, në skenat e Athinës, nuk jam mësuar t’i pres gjërat të bien si dhuratë nga lart, por i kërkoj gjërat dhe i bëj vet, qoftë edhe me projektin që mora nga ministria. Ia vlen ta theksoj, që fitova projektin nga ministria, 8 milionë lekë të vjetra, pra më saktë 6.8 milionë pa Tvsh dhe kam dorëzuar një produksion që është mbi 30 milionë. Dmth ky duhet të jetë një kriter për të dhënë projekte nga Ministria e Kulturës. Tu japë projekte njerëzve që u jep pesë dhe ata sjellin 25, jo njerëz që marrin pesë dhe e kthejnë projektin. Ka ndodhur kështu vitin e kaluar ku pati njerëz që morën nga 3-4 milionë dhe thanë nuk bëhet me kaq. Unë në një lloj mënyre u akuzova se kisha marrë 8 milionë. Pastaj kur erdhën panë shfaqjen, panë emrat që kisha sjellë në skenë, thanë si e bëre e ku i gjete. Kjo është një aftësi tjetër.
Duhet të jesh dhe pak menaxher?
Duhet të jesh të gjitha për të bërë teatër. Teatri është si kur sheh një femër që të pëlqen shumë dhe do bësh gjithçka për t’iu afruar, që t’i fitosh vëmendjen të paktën. Kjo është mënyra e të bërit teatër; të jesh gati të sakrifikosh gjithçka./pasqyre.al

po mire mor unik, xhelozi ka edhe per motren por jo si ti te shkon mendja ty sepse shqiptari gjithnje ka prioritet familjen dhe motra konsiderohet e brishte dhe vellai nuk lejon kend te tallet me fatin e saj, eshte xhelozi normale, te tjerat jane pallavra qe gatuhen ose nga mendje te semura ose nga kuzhinat greko-serbe qe duan te zhbejne ADN e ketij kombi duke goditur legjendat e tij. Do kishin bere femije, sigurisht cyryk, o unik po te ishte ndryshe. Mos spekulloni kot, me se pari ju “mendjet” e artit, beni ate pune, krijoni nje motiv frymezimi dhe mos poshteroni legjendat se pastaj spekullimet nuk kane fund. Mos u beni moderna me zor.
Kete legjenden e Konstandinit e kane edhe sllavet–Kuptohet qe ata e kane marre nga ne kete legjende , sepse ata nuk kane institucionin e Beses,
Por legjenda nuk ka aludime per incest
Perse duhet deformuar realiteti i Legjendes ?
Apo doni te tregoni sikur po sillni dicka te re , duke futur kete Tabune e Incesitt dhe keshtu do ju pelqeni ketyre perendimoreve, se keta i kane shume qejf keto pislleqe ?
Ky Regjisori duke futur incestin ne Legjende ngateron dashurine vellazezorore te vellait per motren me dashurine ndaj te dashures
Ky e deformon Legjenden per interesa te egos te sij profesionale , per te marre ndonje duartrokitje me shume
Edhe Serbet qe e kane kete legjende, nuk thone gje per incest ne ket Legjende , perse ky Regizor kerkon te fyeje trashegimin e krjimitarise sone popullore te lashtesisee ?
Edhe sikur te ishte e vertete ky nuk duhej ta thoshte, ndersa ne rastin konkret nuk esht e vertete aspak-
-Atehere ky nuk ka te drejte ta shtremberoje Legjenden
Edhe dicka ketu :…Legjenden nuk e shpiku Kadareja
Lagjenda eshte shume e lashte –Ndaj Ky Regjisor ta dramatizoje legjenden sic esht legjenda ne te vertete dhe pastaj te bej shtesa ca te doje por pa ja zbehur iidene qendrore te legjendes
Se duke fut Incestin ky Regjisor e nxjerr jashte loje ndjenjen fisnike te Beses, te fjales se dhene , per te cilen flet kjo Legjende,dheqe ka qene me te vertet tipar dalues kryesor i shqiptareve ne shekuj deri ne Luften e dyte boterore
Ne Shqiperi duhet te ngrihet nje Komision i censures Artistike qe te kontrollje cdo gje ne lidhje me vertetesine e asaj qe shkruhet
Jo te lejohet cdo kush qe te shpife mbi ndjenjat dhe shpirtin e popullit tone ..
Ky Regjisor me kete Incestin artificial te futur ne Legjenden tone , nuk ka asnje ndryshim nga ata matrapazet tregetare qe ne kohe tranzicioni e krizash kur nuk ka regulla,sic jemi tani, shesin mallra ushqimore etj te skaduara , apo shesin pije alkolike me hile e me helme , duke helmuar popullin,
Edhe ky Regjizor, ne kete kohe te krizes morale te shqiptareve per shkak te tranzicionit ,se nuk ka institucione te kontrollit kulturor , ju shet , mallara te helmuara te ushqimit shpirteror t, shqiptareve..
Tamam Matrapaz i artiti dhe i kultures
Njerez te tille qe i deformojne legjendat,duke u paguar nga serbo-greket,ne shqiptaret kemi patur gjithmone.Keta plehra jane te ngjashem me Ballaban Pashen,Hamza Kastriotin,Sali Berishen me familje,Lulezim Bashen,Arben Imamin,Gazideden dhe gjithe kupola e PD-se.
Po ti harrove Fatos Nanon, Edi Ramen Majkon, Anastas Angjelin, Peleshi,
qe jane te deklaruar spiune te rendomte te grekut qe kane edhe nga 200 milion dollar e lart ne bankat greke
Apo ti mendon se meqense i gjithe populli i njef keta spiune te grekut nuk esht nevoja ti permendesh ?–
Po mire sidoqofte duhen permendur se nuk ju duhet ngrene haka jo per gje
Inat ti kemi dhe haken e spiunit te grekut te mos u hame edhe ketyre me Ramen ne krye , qe i njef gjith Shqiperia si spiune dhe hajdute te popullit shqiptar ,
Njerez te tille qe i deformojne legjendat,duke u paguar nga serbo-greket,ne shqiptaret kemi patur gjithmone.Keta plehra jane te ngjashem me Ballaban Pashen,Hamza Kastriotin,Sali Berishen me familje,Lulezim Bashen,Arben Imamin,Gazideden dhe gjithe kupola e PD-se.
Legjenda e Konstandinit dhe Doruntines, moter e vella mbeshtetet ne mitin e beses se dhene. Vellai i premtoi nenes qe le te shkonte e te martohej larg motra, po kur nena do donte ta shihte ne fundin e jetes, per amanet Kostandini i premtoi, i dha fjalen, dmth i dha besen, qe do t’a sillte motren, qofte edhe i vdekur. Kostandini vdiq i pari, ai simbolikisht u ngrit nga varri, prandaj i themi legjende dhe shkoi e mori motren ku ishte martuar atje larg dhe ia solli nenes. Kostandini nuk hyri ne shtepi, se ishte i vdekur dhe i vdekuri nuk hyn ne shtepi sipas botkuptimit te vjeter. Pastaj te dyja grate vdiqen nga permallimi, kjo eshte legjenda, nga me te bukurat ne serine e legjendave shqiptare. Miti i inçestit ka qene ne qendren e mitit themelor te egjiptianeve, ku vellai vrau vellane, Sethi vrau Osirisin dhe e motra Iside i mblodhi pjeset e trupit dhe konceptoi me te nje femije, Horus. Pak a shume edhe miti i Olimpit dhe perendive bazohet ne martesen moter e vella, Zeusi me Heren dhe femijet e tyre. Sipas studjuesve faraonet martoheshin me familjaret e tyre, prandaj sipas tyre kishin deformacione evidente, por keto jane ne nivel hipotezash. Nuk e di, per mode apo per diçka tjeter, te shtremberosh kuptimin themelor te kesaj legjende kaq te bukur eshte marrezi absolute. Nuk besoj se Kadareja te kete dhene OK per nje shtremberim kaq banal. Nejse, sot udheheq ekstravaganca, edhe kete inçestin e legjendes kishim manget!