Një “bojaxhi” për PD-në

anazapta

Një parti i bart brenda vetes të gjitha llojet e kualitetet njerëzore: gjen aty halldupë, por dhe fisnikë; gjaknxehtë e gojëlëshuar, por dhe të përmbajtur e të përkorë në sjellje; të mangët në formim, por dhe të kompletuar intelektualisht; militantë pa kurrfarë logjike, por dhe njerëz të arsyeshëm ndonëse partiakë. Por tek PD-ja ky raport normal nuk ekziston, të paktën në udhëheqësinë e saj. Sepse si duket, kriteret e atyshme të formatimit sipas frymës së liderit, nuk lënë hapësira për “dele të bardha” mes tufës së zezë. Dhe kjo ka ndodhur që në fillimet e kësaj force politike, ku nuk ka patur vend për ata që ngjajnë pak si “çuna mamaje”, ngaqë nuk dinë të shajnë kundërshtarin, nganjëherë dhe nga motra. Gjergj Bojaxhi, renditet si ndër të fundmit specie të rralla në habitatin blu e që nuk është më aty. Përballja e tij me Erjon Braçen në Shqip të Rudina Xhungës duke i bërë oponencë projektbuxhetit të qeverisë, ishte një model ballafaqimi etik nga dy palët. / E. Hoxha

Share This Article
9 Comments
  • ORE Z.BOJAXHI, FUTJU POLITIKES, PO QE SE KE VENDOSUR TE JETOSH NE SHQIPERI, SEPSE VOTUESIT JANE NDERGJEGJESUAR E DO TE MBESHTESIN.

    • Kështu dukesh goxha intelektual dhe qytetar, por sapo mendoj se vegjeton në stanin e Berishës dhe i ke mbajtur atij idioti ison zhvlerësohesh përnjëherësh para syve të mi.Të mbetet të ndërrosh habitat që të lartësosh vlerat që mbart.

  • Anetar i nje partie te formuar nga PK, te drejtuar nga komunist kriminel qe i tregoi te gjitheve vepren dhe fytyren e tij 23 vjet dhe te quash vehten te paster ? Pergjigja ime eshte nje jo e madhe. Te gjithe ata qe punojne ne ate Parti qe Saliu e quan Partia ime dhe nuk eshte distancuar akoma prej saj per mua eshte bashkpunetor, pra pergjegjes ne genocidin qe ju be Shqiperise keto vite te berishizmit.
    Zoti Bojaxhiu megjithe respektin qe kam per figuren tuaj si njeri dhe alpinist, per sa kohe je anetar i asaj partie me emer te genjeshtert une jam shume e rezervuar per vertetesine e asaj qe une quaj guximtar, i drejte, atdhetar.

  • Edhe une kam shume respekt per Bjaxhiun, intelektual klasi, jo sporrofine. Urime per diskutimin e argumentuar qe bere, duke pohuar dhe te mirat e te keqiat.

  • Bojaxhiu eshte specie e “rralle” ne ate habitatin e bandes PD,,,,,,,sepse di (ku e ku me mire se ajo nahije hajvanesh) dhe eshte marifetci klasi per tu shitur,si njeri qe zbaton ligjin,,,,asnjehere deri ne fund,dmth pergjysme.Ne kete hulline e tij te “rralle” e ndihin edhe mediet,,,,si per t’ja bere me te lehte udhen e marifetciut.
    Mbeshtes plotesisht argumentin e znj.Bocari.

  • Rruga qe ka pershkuar ne PD tregoi qe eshte driteshkurter.
    Nuk i mohohen vlerat intelktuale dhe sportive, por ne ato morale ka shume pikpyetje.

    Historikun se kush qe saliu i serbeve ai duhej te dinte dhe e sigurte qe e di mire. Ai nuk mund te bente veprime pa marre miratimin e malokut shpellar. I beri dhe salgjarpri e nxori nga loja.
    Nuk eshte se ishte ndonje demaskues aktiv i te gjithe prapesive dhe krimeve qe ka bere shefi i partise ne te cilen ai aderon.
    Keshtu qe bytha ne dy karrike nuk mund te mbahet. Jo per gje por nuk e ke edhe aq te madhe.

  • madheshtor ne te gjitha drejtimet si Bojaxhiu jane te rralle
    por qe si gjithmone ne shqiptaret i nxjerrim jashte
    dhe ketu ngel vetem llumi

    • Un nuk e dua bojaxhiun dua te jet rrumpall se keshtu bohet leku dhe ky ste len smerr as ryshfet ky i prishi ndertimin dod docit “firma lura” te gjiri i lalzit super lokal me shum nderhyrje nga iliri e luli prap e prishi vetem ky mund te boje shtet po ska shanc ste len kto lubit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *