Në fjalimin vjetor të Krishtlindjes, kreu i Vatikanit Papa Francesku u përqendrua tek rritja e materializmit. Ai u bëri apel të krishterëve që të “mos dehen nga pasuria”.
Ai ka kërkuar më shumë vetëpërmbajtje në “një botë të fiksuar pas hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara”.
Papa ka mbajtur meshën e Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit përpara 10 mijë personave.
“Mes një kulture të indiferencës, e cila jo rrallë bëhet e pamëshirshme, mënyra jonë e jetës duhet të jetë e devotshme, e mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë”, ka thënë Papa Françesku.
Gjatë meshës, ka pasur masa të shtuara të sigurisë në zonën përreth Vatikanit. Secili që ka hyrë në bazilikë, është dashur të kalojë nëpër detektorë metali. /Dita/

Papa thote shume mire ,i lumte kush e degjon !
Edhe vete Vatikani eshte perfshire ne pasuri.Fjalet jane shume te vjetra,por askush nuk can bythen.
FJALE ME VEND.