Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë të shtunën jashtë Berlinit presidentin rus Vladimir Putin për të biseduar mbi një sërë çështjesh, ku sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane përfshihen Siria dhe Ukraina lindore
Takimi do të mbahet Castle Meseberg, një rezidencë qeveritare.
Të dy udhëheqësit janë takuar për herë të fundit në maj, në Soçi, ku ndër të tjera, temë qendrore ishte mbështetje për marrëveshjen bërthamore të Iranit nga e cila u tërhoq administrate amerikane, krejt në mënyrë të njëanshme.
Ndërkohë, Trump provokoi me një deklaratë duke thënë se Gjermania është “nën kontrollin e plotë të Rusisë”, për të cilën Merkel iu përgjigj se Gjermania është tërësisht e pavarur në zgjedhjen e politikës së vet.
“Unë personalisht kam jetuar si pjesë e Bashkimit Sovjetik që kontrollonte një prej Gjermanive. Dhe sot jam shumë i lumtur që jetojmë të bashkuar në liri nën një Gjermani. Prandaj mund të them se kemi një politikë të pavarur dhe marrim vendime të pavarura politike”, tha Merkel.
Kancelarja Merkel dhe ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas u takuan në korrik në Berlin me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe bashkë me të ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse Valery Gerasimov.
Ky takim Merkel – Putin vjen në një moment mjaft të trazuar si pasojë e politikave të administratës Trump, të cilat kanë tronditur të gjithë ekuilibrat gjeopolitikë.
o.j/dita

Shume bukur e thua qe kam jetuar ne pjesen e Bashkimit Sovjetik dhe sote jame shume e lumtur qe jetoj e lire ne Gjermanin e Bashkuar. Po ne shqiptaret qe vazhdojm te jemi te ndar qe nga koha e Bis Markut.
Prandaj ti Bija e Bismarkur te lutem korigjoje nje here gjyshin tende per padrejtesite qe i ben vendit tim Shqiperi.!
Sote diskutohet ceshtja e Lugines se Kosoves Lindore. Perse ajo te mo i bashkohet pjese se Kosoves e cila historikishte ishte pjes e Dardanise dhe sote Kosove .
Edhe ne shqiptaret duhet ndonjeher te jetoj te lumtur ne nje bashkim Kombetar.!
Besoi qe do te bjer pa syve ky mesazh i nje qytetari te thejshte te Kosoves Lindore.!
Te pershendes MERKEL dhe te uroj qe ti hjedhesh syte nga Shqiperia e Coptuar.!