Një burg i gjithi prej xhami

J L

Nuk është galeri, as institucion shkencor apo mjekësor.

BREAAM, një godinë e gjitha prej xhami, e gjelbëruar dhe ekologjike është një burg i mirëfilltë.

Ai ndodhet në Suedi dhe së fundmi ka fituar edhe një çmim pasi është miqësor me ambientin.

“Tabellen 4” është një godinë e ndërtuar brenda burgut të sigurisë së lartë Sollentuna pranë Stokholmit.

Ky burg ka ndërmarrë një sërë nismash ekologjike. Mes tyre edhe një çati prej 1100 metrash katrorë e gjitha e mbuluar me bimë dhe bar, një sistem ventilimi që riciklon nxehtësinë e ajrit dhe një sistem grumbullimi mbetjesh me tetë nënkategori.

Ka rezultuar se njerëzit janë më të kënaqur në mjedise të gjelbërta si ky, kanë përqendrim më të mirë dhe tregojnë më shumë ndjeshmëri. Kjo gjë nga ana tjetër sjell rezultate më të mira, përqendrim më të mirë dhe më pak pushim mjekësor.

Gjithçka, “e paketuar” në një ndërtesë xhami prej 6000 metrash katrorë, që e rregullon vetë temperaturën dhe sigurisht ka një sistem alarmi të mirëfilltë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *