Një burrë prish miqësinë e Jennifer Aniston dhe Courteney Cox

anazapta

Dy vajzat që u njohën dhe u bënë mikesha të ngushta në sheshxhirimin e telefilmit historik “Friends”, i kanë ndërprerë marrëdhëniet. Shkaku i përfundimit të miqësisë 20-vjeçare është bërë partneri i Aniston që kërkon ta mbajë larg të afërmve të saj, duke përfshirë këtu edhe miqtë e ngushtë

Miqësia 20-vjeçare e dy protagonisteve të serialit komik më të pëlqyer të të gjitha kohërave, po shkon drejt fundit për faj të një burri. Jennifer Aniston dhe Courteney Cox u njohën në vitin 1994, në sheshin e xhirimeve të serialit që i bëri të njohura në mbarë botën e që përfundoi në 2004-n, pas 236 episodesh. Në këto 9 vitet e fundit, dy aktoret janë marrë me shumë projekte, por kurrë nuk e kanë harruar njëra-tjetrën.

Pushime të përbashkëta, darka mes miqsh dhe gjithmonë një fjalë ngushëllimi në periudhat e ndërlikuara sentimentale që kanë kaluar të dyja ndër vite. Për më shumë se 20 vjet nuk ka ndodhur kurrë diçka që të krisë raportin e tyre dhe ato kanë treguar se janë mike “për kokë”.

Friends

Të paktën deri më sot, sepse, sipas disa burimeve, dy ish-yjet e “Friends” janë grindur dhe nuk komunikojnë më me njëra-tjetrën. Aniston nuk shkoi në 49-vjetorin e lindjes së Cox, PASI kjo ishte dëshira e Justin Theroux, të fejuarit të saj me të cilin planifikon të martohet.

Mungesën e saj në festën e ish-mikes së ngushtë, Aniston e justifikoi me një lloj “lodhjeje” të papërcaktuar. Nga ana e saj Cox, duket se nuk do t’ia falë refuzimin. Ajo që është e sigurt, është se jeta e Jennifer tashmë sillet rrotull “botës” së partnerit të saj aktor, i cili prej muajsh i ka kërkuar të shkëputë “lidhjet me të kaluarën” dhe kjo nënkupton edhe ato me miqtë e “Friends”./D.Gj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *