Në kohën që kredia për ekonominë prej më shumë se një viti po shënon rënie, ekspertët kërkojnë krijimin e një burse rajonale.
Visar Malaj, është një profesor nga Kosova, i cili hedh idenë për krijimin e një tregu aksionesh siç është bursa, mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo sipas tij, raporton Vizion Plus, do të ndihmonte bizneset që në momentin që kanë nevojë për para, të shesin një pjesë të aksioneve të tyre, dhe mos të marrin kredi.
Bursa do të zhvillonte më tej edhe bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Por, edhe ekspertët shqiptarë e konsiderojnë të domosdoshme funksionimin e bursës. sipas tyre, mungesa e saj frenon bizneset e huaja të vijnë dhe të investojnë këtu, por nga ana tjetër tregon dhe dobësitë që ka ekonomia shqiptare.
Rasti i bursës së Tiranës, e cila prej shumë vitesh ekziston thjesht si emër, tregon qartë që nuk ka qenë vullneti i të dyja palëve për funksionimin e një tregu kapitalesh.
Si i qeverisë, ashtu dhe i bizneseve.
Që kompanitë të listojnë aksionet e tyre në bursë, duhet që të deklarojnë të plota bilancet e tyre, por shmangja e shumë firmave nga taksat ka bërë që vetë bizneset të mos shfaqin interes për tu regjistruar.

Me futjen e sistemit kapitalist, duheshe te hapeshe bursa, por flitet tash kur ekonomia esht ne falimentim te plote,! Sa do te mos kish funksionin e bursave me me ze, perseri do te kish nje zhvillim tjetr ekonomik, vecse duheshin izoluar gjith depot e armeve e municionit, per arsye se shqiptari nuk e ka ate civilizim, qe kur ja u marin parate te tjeret qe jan shkolluar ne fushen e ekonomi financave me zgjuarsi, ai kerkon gjuhen e forces, gje qe shum shtete perendimore nuk e akceptojne dot sepse ekzistojn ligje per shitjen e letrave me vlere nga bankat private apo shtetrore! Pa asete te letrave me vlere nuk ka sistem kapitalist, ku vlerat mundet ti ngrihet apo ti ulet nje firme ne momente te caktuara te ekonomise!
Nne burse e tille , per mendimim tim, do te ishte vetem nje instrument i bankave dhe i bursave te shteteve fqinje. Sepse jane po ato shtete fqinje , te cilat edhe kane investimet me te medha ne tregun e brendshem Shqiptar…. .
Pas kesaj , jane edhe vete bankat e vendit tone ato te cilat jane pjeserisht deri plotesisht ne varesi te Bankave te huaja , jashte vendit….
Nje plus te vogel , do te sillte ,,:
Do ti jepte mundesine lavatriçeve te lekve te pastronin leket e tyre ne stil te madh…!!!
Dhe lavatriçe ne shqiptaro -perendimoret dhe ata shqiptaro -lindoret , kemi shume shume,,,!!
Me pak fjale …, :
Bursa e perbashket Shqiptaro – Shqiptare , nuk ka baze te sigurt , per te aguar dhe reaguar e pavarur ne tregjet brenda dhe jashte vendit.
Pasojat do te ishin shkaterruese , edhe per keto pak biznese te cilat po mbijetojne ne kohen e kleringut, …!
me rrespekt..!
Korrigjim: eshte profesor nga Univ. Tiranes. Ju lutem korrigjoheni, mund ta verifikoni kollaj ne faqjen zyrtare te Fakulteti te ekonomise te Tiranes.