Një bust për Komandant “Shpendin”

redaktor

Deri në vitin 2001 jeta e tij kishte rrjedhur natyrshëm me të gjitha hallet dhe problemet e një njeriu të thjeshtë. Në Qershor 2001 gjithçka ndryshoi. Djali i tij i vetëm, Skerdilajd Llagami ose siç njihej ndryshe, Komandant “Shpendi” u vra.

Dhimbja pushtoi prindërit dhe ajo që nuk e përballoi dot ishe pikërisht e ëma, kjo e bëri disa vite më vonë të mbyllte sytë pas një sëmundje të rëndë.

Bardhyl Llagami sot nuk është vetëm, ai ka një vajzë e cila ka krijuar familjen e saj, miq dhe të afërm. Ditët i kalon në kryeqytet duke u marr me krijimtari letrare dhe duke kërkuar dhe njohur më shumë për jetën e “Komandant Shpendit” siç i thërret ai, pasi Bardhyli njihte shumë mirë djalin tij Skerdilajd, por shumë pak tre vitet veprimtarisë së tij si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas me shqiptarët e Maqedonisë.

Skerdi Llagami është një nga shumë luftëtarët vullnetarë nga Shqipëria që ranë dëshmorë në luftrat e Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Sot është simboli i shqiptarisë, pasi dha jetën për kombin e kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Janë mbushur 14 vjet nga koha e rënies së tij për liritë e të drejtat e mohuara të shqiptarëve. Skerdilajdi, ish-drejtuesi i njësive speciale të UÇK-së, ku luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, dha jetën në Maqedoni.

Komandant “Shpendi”, siç e pagëzuan në luftë, ishte trimi nga Shqipëria, tashmë dëshmor i kombit, që kujtohet me respekt nga të gjithë.

Baba i tij, Bardhyli, sot 77-vjeçar, edhe pse ka punuar në profesionin e inxhinierit ka pasur një qasje të madhe drejt letërsisë. Pas daljes në pension, merret me shkrime dhe përkthime. Dokumentimi i jetës së Skerdit është një nga angazhimet e tij. Pika e kthesës që e bëri Bardhylin të shkruante ishte momenti kur mori vesh që djali kishte ndërruar jetë.

Po në ç’rrethana u largua Skerdilajdi për në Kosovë? Për këtë Bardhyli ka një përgjigje, shumë detaje të së cilës i ka mësuar pas vdekjes së djalit…

Skerdilajdi, më herët se sa të ndodhte lufta në Kosovë bënte takime me djem kosovarë dhe unë nuk kisha dijeni, sepse për nga natyra jam njeri që me fëmijët e mi kam mbajtur gjithmonë marrëdhënie tolerante, por edhe ata nuk më kishin dhënë ndonjë rast për kontroll të rreptë.

Bardhyl Llagami
Bardhyl Llagami

Por kisha vënë re, që Skerdilajdi i heshtur ishte bërë më i heshtur, e disa rrudha ishin shtuar sepse unë Komandant Shpendin nuk e kam takuar asnjëherë. Unë njoh Skerdilajdin, jam babai i tij dhe kam ambicie të bëhem babai i Komandant Shpendit. Ky djalë, në kontakt me këta njerëz zgjeroi më shumë njohuritë, dhe bisedat tona i konkretizoi sepse përherë kishim biseduar për fatin e Shqipërisë. Jemi një komb me problem të pazgjidhur kombëtar. Dua apo nuk duam, kjo është e vërteta. Jemi të shpërndarë në pesë shtete. Na grinë, na morën dhe ende nuk kanë të ngopur.

Duke u plotësuar me gjithë këtë informacion dhe veprimtarinë që po zhvillohej, ai u bë pjesë e këtyre organizimeve dhe kështu që nga fundi i ’98, ai u fut në këto struktura përgatitore të UÇK dhe më pas hyri në Kosovë, pasi përgatiti 600 djem u bë komandant i Batalionit të dytë të Brigadës 134”.

Por Skerdi, ishte një djalë i përgatitur shumë mirë fizikisht. Përpara se të largohej në Kosovë ai ishte pjesë e forcave speciale të quajtura Brisku, në Shqipëri. U formatua atje si një luftëtar profesionist. Prindërit e kanë pasur shumë merak, sidomos nëna, për shkak të punës së vështirë dhe me rrezik që ai bënte. Sipas Bardhylit, Skerdi ka qenë një person i rreptë dhe nuk duronte dot padrejtësitë.

Vendimin për t’u larguar nga shtëpia drejt luftës ai nuk kishte guxuar ta diskutonte në shtëpi.

Ai dinte shumë mirë përgjigjen që do i jepte baba i vet. Kodi familjar shqiptar nuk e miraton bekimin për t’u larguar në luftë djali i vetëm i familjes. Ndaj iku fshehtas dhe jo vetëm ai, por edhe shumë djem të tjerë e kanë bërë këtë veprim dhe kjo më prek shumë. Më prek për shkakun se e ruajtën Shqipërinë. Ata dhanë jetën dhe gjakun e tyre. E bënë këtë me vetëdije të plotë”.

Skerdi merr kështu me ndërgjegje të plotë vendimin për të qenë krah vëllezërve kosovarë në luftën e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi. Në këtë mënyrë, ai shkoi të radhitej në formacionet e UÇK-së, duke u vënë në krye të shqiptarëve të tjerë të ardhur nga të katër anët e botës për të njëjtin qëllim.

Bashkëluftëtarët e tij kanë thënë se Skerdi, i shndërroi këta atdhetarë të flaktë në luftëtarë të zotë, pasi ata nuk kishin prekur ndonjëherë armë me dorë e jo më të ishin përdorues të tyre.

Formacioni ku bënte pjesë Skerdi Llagami vepronte në Koshare, Junik, zona të Dukagjinit, por edhe në zonën e Pejës. Në UÇK, ai do të kryente detyrën e komandantit të batalionit të dytë të Br.134 të UÇK-së. Në luftë e pagëzuan me emrin komandant “Shpendi”, kjo për arsyen e thjeshtë që si shpend guximtar ai kishte fluturuar nga Tirana në Kosovë.

Drejtuesit e luftës në Kosovë e Maqedoni, e kanë cilësuar komandant Shpendin si luftëtar tejet të zotin. Ata nuk ngurrojnë të thonë se ai kishte mirë të ngulitur në mendje thënien e një strategu të madh ushtarak dhe shpesh u thoshte ushtarëve: “Shokë, po më patë që sulem përpara më ndiqni, po vutë re se kthehem prapa më vrisni”. Kjo kishte të bënte me formimin e mirë ushtarak që tashmë kishte marrë ky njeri. Ata që e kanë njohur në betejë komandant Shpendin thonë se karakterizohej nga profesionalizmi i lartë dhe nuk e njihte aspak frikën. Madje, sipas tyre, në zgjidhjen e situatave të vështira ai ishte i pari.

Familja e tij e ka marr vesh një vit më vonë se djali i tyre ishte vrarë në luftë. Atyre u kanë shpjeguar se:. “Më datën 29 qershor të vitit 2001, në orën pesë pasdite, në zbatim të një urdhri, u vra në krye të detyrës komandant Shpendi. Kishte marrë përsipër të spastronte nga elementët armiq qytezën e Bogovisë. Ai ishte në krye të njësitit dhe u godit me dy plumba, në pritë, nga një snajper. Plumbat e mbërthyen për vdekje, njëri në zemër dhe tjetri në bark. Komandantin e varrosën në Malësinë e Sharrit, në fshatin Selcë e Keqe, pranë një xhamie”.

Sot, varri i tij gjendet në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.

Një bust në plan

Bardhyl Llagami do të dëshironte që në këtë pjesë të jetës që i ka mbetur, kur të dilte pasditeve në Tiranë, ta bënte xhiron e zakonshme në një vend ku mund të ishte vendosur busti i djalit të tij. Do të dëshironte që herë pas herë ta takonte në këtë dimension…

Sipas tij, jo vetëm për të, por brezat duhet të njihen me figurat që kanë dhënë jetën për Shqipërinë dhe Skerdi është njëri prej tyre.

Prej kohësh, një organizim njerëzish, në kuptimin shqiptar të magjepsur, ashtu si dhe unë, filluan dhe u interesuan, pasi sipas tyre, Skerdit i takonte një bust në Tiranë, një shtatore. I pari që është interesuar ka qenë Buron Kaceli, i cili ka bërë një portret shumë të bukur, që unë e kam marr dhe e kam vendosur në kopertinën e librit “Krahët e Shpendit”.

Pas këtyre, disa organizata, brenda dhe jashtë kufirit, nën shkruan kërkesa për t’i ngritur një shtatore në vendlindjen e tij në Tiranë. Këto kërkesa iu dërguan njësisë bashkiake nr.2 të Tiranës. Kjo ka ndodhur në tetor 2010. Në po këtë muaj, këshilli i kësaj njësie bashkiake e miratoi vendosjen e bustit dhe ia dërgoi për miratim, prefektit të Tiranës të asaj kohe, Keltis Kruja.

Brenda tri ditëve, Prefekti i atëhershëm dërgoi miratimin si një konfirmim se ishte një vendim i mbështetur në ligjshmërinë e shtetit shqiptar. Dhe ashtu siç ishin të dyja, iu dërguan këshillit bashkiak në Tiranë. Nga ky moment e deri tani që flasim bashkë, janë ndryshuar qeveri, persona, ende nuk është ngritur përmendorja e Komandant Shpendit. Atëherë jo vetëm kaq, por u hodh ideja që shtatorja të vendosej, në lëndinën përball Galerisë Kombëtare të Arteve.

Mua mu bë qejfi, pasi galeria e arteve ka të bëjë me bukurinë dhe Skerdilajdi e ka me bollëk, por mbi të gjitha se, kemi të bëjmë me një vend pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe ai është një dëshmor kombi”.

Nuk është se i kanë munguar premtimet dhe zotimet se ky bust do të ngrihet.

Të gjithë që më kanë takuar, më kanë dhënë siguri absolute që do të ngrihet kjo përmendore. Në shtëpinë tonë ka ardhur ish-kryeministri Sali Berisha, ka ardhur ish-Kryebashkiaku Lulëzim Basha, i cili ka thënë se do ta ngremë përmendoren.

Unë këto i kam marr pa rezerva, si fjalë shumë të sinqerta. Mbas këtyre kanë ardhur edhe njerëz të tjerë. Në fund fare ka ardhur edhe kryetari i Parlamentit të sotëm, z. Meta, i cili më ka premtuar se do të ngrihet përmendorja. Pra, unë deri më tani kam vetëm “Patjetëra”, ndërkohë kanë kaluar pesë vite. Dhe pyetjes se përse ende nuk është bërë, sikur të rri gjithë ditën e të mendohem, nuk u përgjigjem dot Psesë.

Kam biseduar dhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak të sotëm, Aldrin Dalipi, kam një përshtypje shumë pozitive për këtë djalë, i cili më ka pritur në mënyrë të përsosur. Më ka thënë do bëhet, por unë nuk e di se ku ngec kjo çështje. Unë jam i interesuar se kur do të bëhet, dua një afat”.

Por ditët ikin dhe fjalët e mira i merr era, ndaj Bardhyli dhe ata që e vlerësojnë figurën e Dëshmorëve të Kombit, kërkojnë një qoshe të lirë për djalin e Tiranës, ku brezat e ardhshëm të njihen e të “takojnë” Komandant “Shpendin” .

 

——-

Botuar në DITA

Share This Article
9 Comments
  • E kam njohur Skerdilajdin si djale te ri. Kjo pikture nuk e nxjerr ashtu sic duhet. Ka qene nje djale shtatlarte e shpatullgjere, mjaft i pashem, dhe me nje karakter te vecante. Kur degjuam qe u vra ne Kosove na ka ardhur shume keq.

    I perjetshem i qofte kujtimi ketij djali azgan qe dha jeten per token amtare! Uroj qe t’i ngrihet nje shtatore, per t’i nderuar vepren dhe jeten e re qe ja dha atdheut, dhe per te ngrohur zemren e plagosur te te jatit.

  • Problemi eshte qe nuk ka nje mekanizem qe te qartesoje kush eshte realisht hero dhe te organizoje mbledhje fondesh per familjen dhe heroin ne fjale. Une jam nje shqiptaro amerikan pronar i nje bisnesi ne Michigan USA dhe kam mundesine ta sponsorizoj kete bust apo shtatore

    • I nderuar ERA, do te luteshim te na dergonit email-in tuaj ne menyre qe te komunikojme me konkretisht lidhur me kontributin tuaj fisnik e patriotik per ngritjen e monumentit te djalit tim,njekohesisht edhe Tuajit, sepse Skerdilajdi tashme nuk me perket vetem mua, por gjithe shqiptareve. Me mirenjohje, babai i komandant Shpendit.

  • Kjo pikture eshte fyerja me e rende qe i behet ketij deshmori te Shqiptarizmit dhe Atdheut !

    Piktori , nje njeri i dyshimte per mua , ka pikturuar , ne krahun e majte te deshmorit , gjoja pjese nga qendra e Tiranes , vetem per te impozuar ne qender xhamine ! Kjo eshte nje blasfemi jo vetem kunder vete deshmorit , por dhe kunder Shqiptarise per te cilen ai dha jeten !

    Gazeta Dita mundet te ishte treguar me e kujdeseshme me zgjedhjen e portretit , pasi deshmori sigurisht ka fotografi kur ka qene gjalle !

    Une besoj plotesisht se shkaku i marrjes pjese ne luften per clirim , nuk ka qene flamuri arab , apo xhamia , por lengimi i trojeve te Atdheut dhe i bashkeatdhetareve , nen pushtimin sllav !

  • LAVDIA E PEJETSHME PER ATE KOMANDANT DHE PATRIOT SHQIPTAR DHE LUFTETARIT TE MADH TE POPULLIT SHQIPTAR,PER JET TE JETVE LAVDI DHE MOS U HARROFT KURR KUJTIMI PER ATE SHPEND KOMANANTIN.

    • per komentuesin shqiptar sharri (2SH)

      duke besuar se nuk do kete filter nga moderatoret ( ULENI RITMIN) ju falenderoj qe jeni nje perkrahes i madh i pamvaresise kosoves.

      por ne nje vend qe nje ambasdor i nderuar i thote kriminelit berishe burre shteti pa u thare gjaku ne bulevard

      nje vend qe i ngre permendore tradhetarit dhe hajdutit ahmut zogu

      nje vend qe ve ne vorrezat e deshmoreve rrugacin azem hajdari

      nje vend qe organizon varrim presidencial per nje qejfli si sokoll olldashi qe u vra ne gjah me nje kembe perpjete

      nje vend qe coi heronjte e vigut te plehrat e shkodres

      ne nje vend ku hiqet tabela e 4 shkurtit e l2b dhe vihet rrugaci rugove

      ne nje vend ku zhduket luftetari remzi hoxha nga gazidede -vishoajazi dhe ky i fundit dekorohet nga Edi Rama paturpesisht me medalje….nuk duhet te kete lapidar per KOMANDANT SHPENDIN..sepse ai vend eshte i pushtuar..

      Pra pasi te clirohet shqiperia nga keto pushtues shqipfoles atehere besoj se jo vetem komandant shpendit por dhe qindra shokeve te tij HISTORIA DO TI VENDOSE NE PIEDESTAL…por jo kjo klase pushtuesish qe jane sot.

      RIP KOMANDANT SHPENDI

      QE PER PER MUA ESHTE 2 HERE HERO

      J

      • DR,
        Mos e keqperdor emrin e Skerdit per propagande politike sepse ai nuk vdiq as per PD as per PS e as per parti e as per enver. Ky vend ka pare nder te tjera edhe se si u masakruan shqiptare te pafajshem nen 50 vjet diktature e zotrote i bie shume tangent me indinjaten tende driteshkurter.

        Une Skerdin e kam njohur para viteve ’90 sepse banonim ne te njejten lagje e kemi kryer te njejten shkolle 8-vjecare. Ishte djale i urte, i qeshur dhe fjalepak. Keshtu e mbaj mend sa here dilte nga rrugica e mirenjohur e Llagameve. Me pas nuk kam ditur me gje per te pasi kam jetuar jashte Shqiperise. Me ka ardhur shume keq kur kam marre vesh lajmin, sidomos per prinderit qe ishin njerez shume te respektuar. Uroj qe Skerdi te nderohet per sakrificen e bere dhe busti i tij te ngrihet sa me pare. Gjithashtu shpresoj qe emri i tij te mos keqperdoret per revanshe politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *