Një bust për Sabri Godon në kryeqytet

anazapta

Përurohet në kryeqytet busti i Sabri Godos. Ish-presidenti i nderit dhe themelues i Partisë Republikane u nda nga jeta në vitin 2011. Busti është ndërtuar me financimin e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha tha se busti është një mënyrë nderimi për të përjetësuar kujtimin e politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo.

“Imazhi i tij, i përjetësuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq”, tha Basha.

“Ndryshe nuk shpjegohet se si vetëm 1.5 vjet nga ndarja e tij, të kemi një dëshirë të madhe e shtytje të madhe për ta parë të përjetësuar në mesin tonë. Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit”, u shpreh Basha.

Share This Article
5 Comments
  • Nje bust per te birin e Sulltanit me mir!
    Po ky ishte nje derr muhexhajdini Islamik qe nuk e ben nena or i biri Enverit apo i Sokol Hoxhes mikut te Saliut!

  • “Imazhi i tij, i përjetësuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të ndyre, në favor të çështjeve për të cilat ai vodhi aq sa mundi”, mendonte Basha.

  • Ore LUL BASHA, pse nuk pyet nje here se kush e themeloi PARTIN REPUBLIKANE e pastaj te flasesh e te perurosh buste?/ Po jane gjalle njerzit akoma dhe e dijne se ate e ka themeluar i ndieri VANGJUSH…… C”esht ky fallsifikim…….
    Me te vdekurit une s”merrem, por dua te them , mos kur te vdesin kryetaret e PARTIVE per te gjith te ngrejme buste?/ At”here Tiranen ta kthejme ne “VORREZ.”???

  • Zotit godo si zvarranik perfekt pushtetesh,per sa kohe qe jetoi mbi toke,po ju ngrika bust!!!
    Kusari i bashkise seTiranes,rreket te kuseroje historine.Eshte idjot.
    Per kujtese, ai qe themeloi PR-ne quhej Vangjush Gambeta.Ishte i persekutuar i vertete dhe per mua mbetet i paharrueshem niveli i larte intelektual i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *