Një çadër 50 euro? Klosi: S’bëjmë dot asgjë për çmimet, e vendos tregu

J L

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka folur sot për mënyrën se si mund të bëhet turizmit këtë sezon veror.

Në një intervistë për emisionin “Eko Fax” në Fax News, Klosi u shpreh se distanca mes shezlongeve do të jenë 2.5–3.5 metra, ndërsa për tarifat do të merret vetë pushteti lokal.

“Sa i përket distancave që ne kërkojmë, është një kërkesë e Organizatës Botërore të Turizmit, pak a shumë në të njëjtat distanca janë edhe tani në hotelet shqiptare, 2.5–3.5 metra larg nga njëri-tjetrit shezlonget, pra nuk është se kërkohet ndonjë sforco e madhe, por edhe ai biznes duhet futur kontroll pasi tërmeti dhe pandemia na penguan në bërjen e ligjit të ri të bregdetit, por në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat. Për tarifat nuk mund të jetë shteti negociator, janë vendimmarrje të pushtetit lokal, çdo bashki ka tarifat e saj”, u shpreh Klosi.

Sa i përket abuzimeve me çmimet, ku këtë fundjavë është raportuar se një çadër kushtonte 50 euro, Klosi tha shteti nuk mund të bëjë asgjë për këtë dhe duhet të jemi realistë në këtë diskutim pasi flasim për një biznes më të goditur dhe numër më të ulët të klientëve dhe të ofertës.

j.l./ dita

Share This Article
22 Comments
  • Ky eshte ministri me kot qe egziston
    ESHTE SI Sanco Panca QE zvarriset pas Don KISHOTIT TE TIJ

  • O minister gjytryrym!
    Respekto Hapesirat Publike,.
    Respekto hapesirat e Reres dhe detit per publikun e gjere,qe te mos i zaptojne,. bllokojne Oligarket e Hoteleve Moteleve!Kete kerkojme prej teje.
    Te tjerat i dijme vete.Buke,djathe,domate dhe CADRA ME VETE.
    Detin dhe plazhin e zotit,kerkojme mos e zaptoni,
    por se ja keni rras cmimin 50 5000 euro nuk na plas fare.

    • LLESHAJ PO E DESHMON SE ESHTE AKDEMIK NE PUNEN E TIJ !

      Po i jep godit je nokauti krimit !
      Prisni se nuk keni pare gje akoma !
      Ministri i duhur i Shqiperise qe duam !

  • Jo ky nuk eshte Shtet .
    Eshte Skandal e papergjeshmeri teper banale ,
    te degjosh nji Deklarate te tille nga Ministri .

    Ngadal po mbushet kupa .
    Jane bere te padurushem gjithe kasta politike .
    Po tallen hapur ´me shqiptaret .
    Nga Vilat e Lalz-it degjohen cdo dite kryeShkerdhatat e Kombit salimuta ,
    e shkerdhatat e tyre SPAK ,
    por ktu s’maroka degjenrimi ksaj Kaste Shkerdhatash ne Politike .

    Ku je O i shenjti Tritol !!

  • Avash-avash do ta kuptoni pse shumica e shqiptareve rronin me mire ne kohen e xhaxhit!
    Deti ,rera dhe pylli ishin falas,cadrar e diellit ishin 50 leke dita,rera ishte e shkrifet dhe e pastert,ne cdo 100 metro ishte nje kompleks wc publike pa l;eke,merrnim buke,taven me speca te mbushur,shalqi,domate,kastraveca te gjitha 100 leke per gjithe familjen dhe kenaqeshim tere diten pa na rene njeri me qafe!
    Ndersa tani me 50 euro nje cader 90% e shqiptareve as me sy nuk e shikojne,se nuk jane budallenj!
    Edhe 5 euro nuk marr kurre cader!
    Me mire shkoj ne Greqi dhe Mal te Zi se me del me lire!
    Greqia,Italia po thone se do ulin 50% cmimet etj,ndersa keta matrapazet shqiptare duan te nxjerrin dhjam nga pleshti,se kujtojne qe vetem keta jane demtuar nga pandemia,ndersa ne fukarenjte jo!
    Eh more teveqele qe pa nje lek do mbeteni!
    Ju kurre nuk dini te beni turizem ,por grabitje!

  • Gjithe ky informacion kaq i madh i ministrit Klosi do disa dite te anal-izo(lo)het. Ia kalon edhe raportit te PPSh ne kongresin e 7.

  • Edhe nje arsye me teper per te mos shkuar ne jug per pushime,ka alternativa te tjera me mire e me lire.

  • Ngadale ore, dikush te verifikoje se nuk eshte 50 euro ne dite por ne muaj. Eksakt 150 euro ne tre muaj. Shkelja eshte se ti e paguan cadren por nuk e perdore tre muaj. boooo

  • o thuthuq po per cfare je ti o legen minister,mire qe me virusin cmimet e ushqimeve arriten majat mos te flasim per perime fruta ,po dhe nje cope drase apo reren qe e ka dhene zoti do paguajme 50 euro?

    • Pse e nget ministrin e shkrete. Ai per vete bixhoz di te luaje vetem. Te luaje ministrin e kane vene te tjeret. Keshtu qe mire e ka ai ne te veten.

  • Ja te ta jap une nje zgjidhje o shoku Klosi: Kush vendos cmim 50 euro paguan 45 euro takse. Kush abuzon me cmime me te larta i mbyllet aktiviteti per njja dy muaj. lerini pre denglat se kur doni juve i beni keta qe te binden si Ceco.

  • LIGJET E TREGUT NUK JANE LIGJE ZHVATJEJE DHE SPEKULLIMESH I MINIHAJVAN !

    Ky eshte nje nder ministrat qe as me lope nuk do ta dergoja qysh kur beri Gardianin e nje turisti milioner spanjoll dhe jo qytetaret e vet…
    A e dini Pse!?
    Sepse do i humbiste te gjitha.
    Nje buf kenete i korruptuar nga sholla e kepuces deri tek cacka e kokes.
    Po per cka eshte qeveria dhe shteti ore mini-pis?
    Per te mbrojtur qytetaret apo kusaret ?
    Zgjidhja me e mire eshte eshte ti braktisni jo vetem cadrat por edhe cdo sherbim qe u zhvat mundin dhe djersen tuaj.
    Me 50 euro ketu ne Floriden e super turizmit gjithevjetor vlen 5 cadra qe mbrojne deri 6 veta secila.
    Beni ate qe vellezerit tane te Kosoves ia bene plazhit te Durresit duke i lene me gisht ne goje e palle ne sume per shkak te fryrjes se cmimeve dhe zhvatjes.!
    Ligjet e tregut nuk jane ligjet e zhvatjes O minister koti !
    Zhvatja, fryrja e cmimeve, spekullimet jane krime ne cdo vend demokratik apo jo o minihajvan !

  • I thjeshte problemi .Beni sic bejn popujt e qyteteruar.Ibojkotoni.As syte mos u hidhni e te shikoni qe jo vetem do ulin cmimet por do u luten te veni.Ngre tregetari cmimin BOJKOTOJENI. Nuk vdes njeri po nuk mori domate per nje jave por tregetari do mendohet mire se do i kalbet malli.Keshtu zgjidhen gjerat e jo duke u ankuar

    • O vlora, po ku do lahen mileti? Se te gjitha plazhet publike i kane zene privatet.
      Ta qani me lot ate detin ne kohen e xhaxhit.
      Iku, jua moren Saliu dhe Ramiu.
      Tani shkoni votoni dhe fryni syte

  • Si ka mundesi qe ju izoluat nje popull te tere per 2 muaj rresht dhe nuk paskeni mundesi te beni zap ca tregtare qe deri tani nga frika juaj nuk mbajten as dhe dritaret hapur jo me çadrat e plazhit.Nuk kerkojme te tregoheni te sinqerte se siç thone qe gjarperi si tregon kurre kembet e veta por te paktenvidhni nje çike me pak se mund dhe te ngelni pa gje.

  • Per te futur njerezit ne arrest shtepie, per shkak te pseudo epidemise, keta nuk e kish fare te veshtire qe te benin gjithcka, deri ne grisjen e kushtetutes dhe te drejtave themelore njerezore. Por per cadrat nuk mundet te bejne asgje.

    Epo kam nje mesazh per njerezit. Po ju kerkuan 50 Euro per cadrat, shkulini e futuani ne mendere se pastaj ju a nxjerr ministri nga ai vendi i keq. Le te vij ndonje gangster te me kerkoj mua 50 Euro per cadren, se do shkoj me gjithe cadren ne det per banjo te kendeshme post Covid-19

  • Po e kam une nje zgjidhje. I thoni zaptuesve te truallit publik ti heqin fare cadrat dhe ja tek u zgjidh problemi. Ose alternativa tjeter duan te mbajne cadrat, te vendose qeveria nje cmim tavan. Nese pronaret e pranojne mire. Perndryshe hap krahun vllai.

    • Artur jam dakort me ty. Asnje nuk ka te drejte te vere cadra ne truall publik. Po ky popull ben cfare i thone. Mbaroi si popull i civilizuar, eshte kthyer i gjithi ne bujkrob dhe i burgosur ne shtepine e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *