Një çift të moshuarish të dyshuar me Covid-19 mbërritën pasditen e sotme në Spitalin e Infektivit. Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për një çift të moshuarish rreth 70 vjeç, ndërsa janë pa komplikacione të rënda.
Përgjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid-19
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 46 të shtruar, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Më herët u bë me dije humbja e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

l.h/ dita
