Një çiqitëmizëm…

redaktor

Gjatë tetë viteve të shkuara demokratët shqiptarë i bënë të gjitha zullumet e mundshme, plaçkitjen e vendit, mbushjen e administratës me militantë e kushërinj të pushtetarëve, sjelljen arrogante me opozitën e me qytetarët, që u finalizua me ekzekutimin e katër qytetarëve në bulevard, politizimin e frikshëm të institucioneve, dhe mes të gjithave, vjedhjen “teknologjiko-institucionale” të votave, gjë që u vu re në mënyrën më ilustruese në zgjedhjet e fundit lokale të Tiranës. Ju kujtohet? Gara u mbyll atëmot, e Rama ishte dhjetë vota përpara Bashës, dhe pikërisht në këtë moment, faqe të tërëve, u bë një escamotage i paprecedent, me anë të të cilit dizavantazhi prej dhjetë votash u shndërrua në një avantazh prej një qind e ca votash. U përfshinë në këtë maskaradë anëtarët e Kolegjit zgjedhor dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ngaqë i bënë të tëra, shumëkush mendoi se këta nuk do të kenë si të hapin gojën e të ngrejnë zërin kur të kalojnë në opozitë e kur pushteti të kalojë në duart e kundërshtarëve të tyre. Mirëpo, ky pyet ky soj! Lulzim Basha mund të priste ca kohë më shumë për të organizuar një protestë, mund të priste një sebep më të denjë, por jo, ai gjeti faktin që në Korçë, ku partia e tij ka humbur me mijra vota diferencë, u janë dhënë honorare elektorale 2 mijëlekëshe disa qindra studentëve e emigrantëve. Dhe e gjeni dot se kush tjetër, përveç Bashës, është mobilizuar në mënyrë të veçantë në këtë betejë kundër shitblerjes së votës? Kush nuk e di, si zor ta marrë me mend. Është Arben Ristani, kreu i KQZ-së, një nga personazhet më të ndyrë të fabulave elektorale këtyre anëve.

Post Scriptum: Aurel Plasari kish bërë para dy ditësh një shënim në profilin e tij në facebook, dhe aty kish shpikur një term tepër shqip për të përkufizuar një si “shkujdesje e moskokëçarje në administrimin e punëve publike”: çiqitëmizëm. Është një term që mund të adoptohet në ligjërimin publik edhe me përthyerje të tjera semantike. Fjala vjen, kjo që bën Basha, Ristani, etj, është bash një çiqitëmizëm. Po protestojnë sot me idenë: Ç’iqitëmën se ç’kemi bërë ne në të shkuarën.

Share This Article
39 Comments
  • per te ndihmuar sadopak kete shqipen tone te paperkulshme nga koherat dhe ”per te konkuruar” pak edhe plasarin une mund te shtoj edhe nje sinonim nese me lejohet
    ciqitemizem = ciqirobizem. me duket nje fjale qe lodron me shume ne goje sesa neologjizmi i plasarit, pasi ka pak me shume konsonance. nuk e di c’mendojne blogeret!

      • Un due me shtue fjalen me te sakt qe i pershtatet ktij rasti.
        ***Meplabyzem***.
        Kush e gjen perdorimin e kesaj fjale le ta plotsoj.
        Meplabyzmin e perdorem per her te pare ne vitet 1991.

    • Kjo qe ka shprehur Plasari …eshte ne rastet kur nuk e can koken per gjerat e rendomta qe ndodhin ne Shqiperi,

      Mirpo nisur nga nje barsolete vlonjace kur gjerat jane me te renda perdoret nje sahrje ne nivel njecike me lart …

      –Pra ,nen driten e mesimeve te Plasarit per te shprehur gjendjen e partise ne pushtet per armet kimike
      duhet perdorur fjala :…Ciqimotrizim —

      Kete fjale po perdor tani qeveria e Edi Rames ne lidhje me armet kimike te Sirise

  • Basha eshte lideri me i paqarte i opozites ne planet. Tha do protestoj per voten, sot po merret me armet kimike. dhe per keto nuk thote as PO as JO, po thote te flase qeveria. Ky eshte i vetmi lider opozite qe varet nga qendrimi i qeverise jo nga bindjet e tij

  • Po o Muc keshtu eshte drejtuar Shqiperia me moton :Bej cte duash pa per te tjeret Ci qi temen !!Kjo eshte pafytyresia e ketyre :bej si them une e mos bej si bei une .

  • jam sh dakort me ty MUCI .Ka kaq shume fjale te tilla qe karakterizojne keta legena si basha ,sala ,ristani ,saduhet te jesh i ngeshem t’i molloisesh mire.

  • Mustafa ke te drejte, por ne nje qeverisje te drejte, sic besoj se e duam te dy, veprimi i gabuar i sotem nuk duhet justifikuar me te shkuaren.
    Po per armet kimike te Sirise, pse nuk ben nje shkrim a i vrare. As Kaligula kur beri kalin senator, as Neroni kur dogji Romen e as Napoleoni kur dogji Mosken nuk ja kane bere kete popullit te tyre.

    • Sinqerisht nuk kuptoj si nuk i ben pershtypje kjo sjellje e maxhorances ne Korçe. Paranoja e Muçit nuk ka ndermend te shuhet edhe pse eshte si drita vjedhja e votave nga mjeshtri fjalepake Ilir Meta e co.

      • Po ca flisni pre Muci ka mare pjese qe ne fillim ne protestat kunder armeve kimike te Sirise , dhe atje ka folur hapur kunder ardhjes se ketyre armeve kimike , ju thopni pse nuk ben shkrim per to…

      • O Tosi mumes!!
        Kur i paske pare kaq hapur ti “VJEDHJET”e votave ne Korce,si nuk qenke TERBUAR DUKE SHKULUR LESHTE,kur Lul Basha VODHI POSTIN E KRYETARIT TE BASHKISE ME KUTITE E SHQYERA DHE MBUSHUR ME FLETE VOTIMI MBI NUMURIN E VOTUESVE???
        Me qe na qenke PURO DEMOKRAT,si nuk te beri pershtypje,qe opozita e atehershme PROTESTOI GJATE PR HAPJEN E KUTIVE dhe qe jo nuk u hapen,por u DOGJEN PA HAPUR dhe PUSHKATUAN PA GJYQ 4 PROTESTUES ME DUAR NE XHEPA???
        Ti qenke “DHJERO-KRAT e jo DEMOKRAT!!!

    • Si do beje shkrim per armet kimike: E para nuk del kunder shefit te tij E dyta, vete emir I tij nuk e lejon te dale kunder vellazerise. Me Ben pershtypje se gjithe keta me corape te verdha e xhinse portokalli qe e quajne veten elite, liberal te diturit e kombit nuk po ndjehen per armet kimike.

  • Plasari- ky intelektual i madh(??!)- perdor ne shkrimet e tij fjalet banale te rrugaceve te rrugeve e rrugicave te lagjeve! Per te inkurajuar kete gojshthurje, intelektuali tjeter ne ze(?) , Nano, i ben jehone ketij pisneologjizmi ne gazeten serioze, Dita.
    Ka nje pike kritike poshte se ciles intelektuali nuk duhet te uli veten! Kur eshte me te vertete intelektual!!!

  • E perkryer por kujt i thua Muco keta te pd nuk kane asnje lloj vlere.Armet kimike te Sirise quhen vogelsira para ketyre kolerave dhe murtajave te shekullit 21.

  • Muci fokusohuni tek rreziku kimik… ju duhet te shkruani 24/7 vetem per ate e jo ti lepini bythet karrigeve te atyre qe as bythen e tyre sju len ta lepini… turp e mallkuar qoft ju e ata qe kan marr ne dore mediat e ketij vendi!

  • Temë aktuale kjo e mucit sot. Gjithkund prezent ky “çiqitëmizmi” në mjedisin shqiptar por vjedhur nga opozita për ta bërë ideal,program,metodë veprimi e ku di unë se çfarë? Di vetëm që moral nuk ka! Kur shkoj në mënd këtë fjalë dhe aksionin e paskrupullt opozitar mendimi i parë që më vjen në kokë éshtë se a duhet konsideruar opozite zëdhënësja e kësaj filozofie që pércjell “çiqitëmizmi”? Dhe pasi e hedh vështrimin ne të gjitha “rrugët”që ajo ka ndjekur me këtë filozofi i jap dum se jo. Shkurt, pd nuk ka qënë kurrë as opozite as pozitë. Ajo është thjesht nje bandë mafiozesh,maskarenjsh,bastardësh,rjepësish,palaçosh,gangosh e halabakësh që une s’do t’ja jepja kurrë të drejtën të ishte parti? Kurrê dhe sikur të më duhej të hidhja në erë disa parime të pluralizmit. Pluralizmin une s’e kuptoj si banditizëm or zotni!? E pd s’është gjë tjetër pos një bandë. Bandë me njerëz pa din e pa iman!? Deviza e saj dhe e sali kapobandes ka qënë dhe është: te gjitha fajet dhe poshtérsite e tua hidhjua të tjerêve. Këtë ka bërë,po bën e do tê bëjë ajo gjithë kohën. Pa pasur turp asnjëheré. Madje nuk e njeh fare ketë kategori ndijesore. Ta lërë kopilin e vet ne dyert e të tjerëve. Kjo ështe e vetmja filozofi që ka n.q.s këtë mund ta quajme filozofi. Thjesht nje parti e turpit shqiptar. Po qe se demokracia do te dominohej nga parti te tilla atëhere o muç me plot gojën do te them “çi qi tëmën dhe demokracise”! Kaq. Ke bërë një shkrim që të fut ne mendime dhe te vendos në shume pozicione dilemash e pyetjesh rreth demokracisé? Nderime! Prit kur të të shajnê tani. Por bej dhe ti siç na the. Futi një “çiqitëmizëm”?

  • une nuk jam dakord me neologjizmin.S’ka pune e ema ne kete mes,pastaj fyejme kot grate kur keto jane traplleqe burrash.Meqe eshte Plasari ne mes,une mendoj te perdoret neologjizmi me racional,VariTrapizmi,ose PlasiBythizmi,”situate kur nuk mban pergjegjesi per çfare ke bere vet me pare”,me nje fjale”vari trapin ç’bera une”?Ose,”s’me plas bytha ç’bera une”.
    P.S. I kerkojme ndjese Dr.Tupes dhe fjalorit te tij suburban,qe me siguri do kete neologjizma me cilesore per keto situata.

    • Ehe ,ti thua te perdorim shprehjen ..”Varikarse” per keto raste

      Ne fakt ashtu eshte , te gjithe ne politike ecin me tipin …varikars —

  • VR!!! Temë aktuale kjo e mucit sot. Gjithkund prezent ky “çiqitëmizmi” në mjedisin shqiptar por vjedhur nga opozita për ta bërë ideal,program,metodë veprimi e ku di unë se çfarë? Di vetëm që moral nuk ka! Kur shkoj në mënd këtë fjalë dhe aksionin e paskrupullt opozitar mendimi i parë që më vjen në kokë éshtë se a duhet konsideruar opozite zëdhënësja e kësaj filozofie që pércjell “çiqitëmizmi”? Dhe pasi e hedh vështrimin ne të gjitha “rrugët”që ajo ka ndjekur me këtë filozofi i jap dum se jo. Shkurt, pd nuk ka qënë kurrë as opozite as pozitë. Ajo është thjesht nje bandë mafiozesh,maskarenjsh,bastardësh,rjepësish,palaçosh,gangosh e halabakësh që une s’do t’ja jepja kurrë të drejtën të ishte parti? Kurrê dhe sikur të më duhej të hidhja në erë disa parime të pluralizmit. Pluralizmin une s’e kuptoj si banditizëm or zotni!? E pd s’është gjë tjetër pos një bandë. Bandë me njerëz pa din e pa iman!? Deviza e saj dhe e sali kapobandes ka qënë dhe është: te gjitha fajet dhe poshtérsite e tua hidhjua të tjerêve. Këtë ka bërë,po bën e do tê bëjë ajo gjithë kohën. Pa pasur turp asnjëheré. Madje nuk e njeh fare ketë kategori ndijesore. Ta lërë kopilin e vet ne dyert e të tjerëve. Kjo ështe e vetmja filozofi që ka n.q.s këtë mund ta quajme filozofi. Thjesht nje parti e turpit shqiptar. Po qe se demokracia do te dominohej nga parti te tilla atëhere o muç me plot gojën do te them “çi qi tëmën dhe demokracise”! Kaq. Ke bërë një shkrim që të fut ne mendime dhe te vendos në shume pozicione dilemash e pyetjesh rreth demokracisé? Nderime! Prit kur të të shajnê tani. Por bej dhe ti siç na the. Futi një “çiqitëmizëm”?

  • SA IRONI,SA SARKAZEM,SA POPULLORE,POR EDHE NE NJE RRETH,NA ESHTE VENDOSUR DREJTOR SPITALI NJE ZOOTEKNIK????…EDHE “RILINDJA”PO NA SJELL HABERE TE PA PARA. MOS HARO PER NESER ZOTI MUSTAFA,E GJEJE NDONJE FJALI PER KETE MREKULLI.

    • Oo! Pyetja,tregoje ne cilin rreth(qark)eshte bere kjo gjetje alla berishjane,se na bere shume kureshtare.Ai nuk eshte nje vend politik si i ministrit,por eshte post specialisti,medoemos mjek.

    • zoofilet (zootekniket)po drejtojne shqiperine more pse mos te drejtojne spitalin.lopa e kamzes dhe termusat e spermes jane baza mbi te cilen eshte konceptuar qeverisja e shqiptareve po varibolet o njeri nuk rregullohet ciqitimizmi me kritika nga karrigja,ciqitimizmi do para te rregullohet do aleate pastaj atyre qe duan ti qine temen miletit u jepet huri pas koke.kohe ciqitimizmi 2000vjecar per shqiptaret.varikarukun

  • njerzit me imorale politik qe ka vendi mafioze te rrezikshem politik si ristani ashtu edhe luli mendoj qe qeveria aktuale ka materiale te bollshme per keto dy monstra per ti deguar per ndjekje penale por me duket se keto i ka zene gjumi shume shpejt.prit gomar te mbije bar.

  • Bravo Muci me bukur prishet,Kur shikoj Lulin ne miting per votat ,apo PD te theme te drejten nuk munde te rrije pa u revoltuar.Por ne artikullin tend i ke permendur disa ,se ato jane te pafundme.

  • Po i teston te dy krahet z Mustafa. Mire bene . Kete here PO, kur e mpreh lapsin Ti nuk ke c’te thuash, keshtu i do mushka drute, keto jane tema qe te shkojne si analist e gazetar i njohur nga mbare shqipetaret dhe qe njerezve ju hap syte te kuptojne te verteten, shume i dine keto qe thua ti, por nje pjese nuk kane kurajo ti shprehin ose i politizojne skajshem gjerat.Jeni gazetar mjafte popullor dhe duhet qe gjuha tashme te veje atje ku dhem dhembi.Besoj se do sjellesh tematika edhe me te fuqishme ne kete gazete mjafte te dashur e me ze kumbues ne popull.

  • ….Eh,mor Muci,ke te drejte per citiqizmin,bravo te qofte per cka ke shkruar.Ku e gjete kete fjale me sa duket je i pari qe e pe qe kjo politike na ka ….qitizuar per 23 vjet te gjithe ne shqiptareve kishim besim tek kjo rilindja,por kur morem vesh se ministrat e brendshem te kohes Enverit dhe te Ramizit u emeruan perseri ne ministrine e brndeshme si perfaqesues te partise se Ilirit e Monikes,te jap njemije here siguri se qitizimi do te vazhdoje po njesoj. Mire bere Ti qe e shkrove ate artikullpor valle e lexon Sulo Gradeci ?? Ai po dergon djemte ne cdo vend ku ka per te bere citiqizem.Megjithate Ty te falenderojme.

  • nuk eshte gjetje e Plasarit. Eshte plagjature. Qe ne koherat e lashta Vangjel Koja, nuk e di nese e kishte origjinale apo jo, por thoshte per durresatket ne pergjithesi qe jane “ciqitomista”, dmth indiferente, moskokcares. bej fjale per 30 vjet te shkuara. Ciqitomista, e bukur heee.

  • Pse çfarë i di skraparllinjte ti or idiot i lindur. Përçarës dhe smirzi,ja çfare je ti? Na ditke dhe maloket ku jane pale bastard dhe shurranjos fjalësh. Të dhjefsha rracën kopil fushe!

  • Keto jan maskarenj, lulka me vota te vjedhura dhe Ristani njeriu me I pa moral , dalin te na bejne moral. Si ka mundesi qe I gjith dhumi I Shqiperise eshte ne PD ?

  • jo mor jo nuk na vjen ekeqja ,nga kjo fjale “ciqitemizem”………….ti degjosh neper muhabete te lira ,,te gjithe pa perjashtim keta “burra e gra shteti ” hapu dhe ,hapu dhe ……..Fjala arrogant eshte pak …………I ak ikur filli ketij shteti ,,,,,,,,,,,,nuk behet Shqiperia me shqipetar …….

  • Arben Ristanplera duhet te denohet me burg per manipulimin e zgjedhjeve lokale te Tiranes ne 8 maj 2013, por me Arben Ristanin duhet te Arrestohet dhe Erida Dobrusha Drejtoresh e Logjistikes Zgjedhore ne KQZ e cila futi duart tek votat e qytetareve te Tiranes kur kutit e votimit dorezoheshin ne Lunder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *