Një çorganizim i organizuar në arsim

anazapta

Në Shqipëri po ndodh një çorganizimi i organizuar i arsimimit dhe koha na imponon që arsimi publik të shihet si përparësi. Ne kemi shkolla që nuk kanë as ujë, as drita, as karrige…  Ne e dimë se problemet tona tani jane me te  dukshme. Ne të gjithë e dimë atë. Arsimi është nëna e të gjitha betejave. Ajo është djepi i mundësive të barabarta. Rruga kryesore e mobilitetit social. Në arsim është vëndi ku ne duhet të fitojmë betejën me të tashmen e të ardhmen. Suksesi është që të investojmë më shumë, por edhe të kërkojmë më shumë.

Duke e vështruar sistemin arsimor si thembrën e akilit mendoj se është koha që sot ne duhet ta vendosim arsimin në zemrën e cdo qeverie e në këtë mënyrë ta vendosim arsimin në pikën kryesore të buxhetit të shtetit. Vetëm hapja e syve me arsimim na shpëton nga militantizmi dhe propaganda bajate. Vetëm një qytetar i arsimuar është edhe trim, edhe kurajoz. Arsimimi nxjerr në pah korrupsionin dhe paaftësinë, ryshfetin dhe kërbaçin, militantizmin partiak dhe bllokimin e të gjitha shtigjeve.

 

Opinion i nënshkruar: Geraldo Durda

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *