Një datë që nuk duhet harruar. Ditari i një gazetari, i larguar nga Shqipëria pas 26 majit ’96

redaktor

 

26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë.

Sot u hodha një sy faqeve të ditarit, shënimeve shkurt, disa prej të cilëve asokohe i kisha përcjellë si lajme publike…

Kanë kaluar 21 vjet që atëherë, njëzet e një vjet ende larg, fizikisht dhe shpirtërisht.  Më dhemb shumë. Nuk ka ilaç që e pushon…

 

E premte, 24 maj 1996
Një grup njerëzish me Azem Hajdarin në krye kanë goditur për vdekje Muharrem Kolën (kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Bulqizës) dhe e kanë hedhur në një përrua në Ostren. E kanë gjetur fshatarët dhe e kanë dërguar në shtëpi nga ora 12.30 e natës.

Në orën 2 ka ardhur policia të hyjë në shtëpi. Në orën 7 e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në burg.

Ferit Dukën, kryetar i konfederatës së minatorëve, e kanë rrahur barbarisht në mes të Bulqizës.

E diele, 26 maj 1996
Votova i dyti pas Abas Kacës. Votova për Partinë Socialiste kundër diktaturës berishiane, për demokracinë, për popullin, për të ardhmen e fëmijëve, për buzëqeshjen e njerëzve, për gjithçka të mirë e të bukur që hap demokracia e vërtetë.

Qendra e votimit nr. 3 pa çati, e shkatërruar. Terror masiv. Në Bllice votime hapur. B. Krrashi arrestohet. M. K. me trimat ka bllokuar hyrjen e Q.V 3. Një trim i tij më kërcënon e më shan.

Në Brezhdan terror. PD-ja në sulm për votë terrori. Terrorit, Partia Socialiste dhe partitë e tjera i përgjigjen me bojkotim zgjedhjesh 4 orë para hapjes së kutive të votimit. Opozita nuk pranon diktaturën e PD-së.

E hënë, 27 maj 1996
Ditë e egër, eufori e egërsuar, atavike. Partia Socialiste po grumbullon faktet e dhunës me shpejtësi breshke. Xhelil Cibaku e Kadri Rapi kanë shkuar në Tiranë. Mësohet se 6 parti opozitare nuk pranojnë votimet. PR nuk i pranon në disa zona.

Pasdite, nën krisma revolesh e automatikësh, PD feston fitoren në sheshin “Nazmi Rushiti”. S. H. paska ardhur i shqetësuar tek e mbesa, bashkëshortja ime Natasha. Tek pinte kafe me një soj rrugaçësh njeri paska qesh me mua dhe më paska kërcënuar duke thirre “gazetari…”. Nuk ia kam borxh këto lloj shqetësimesh në familje, Natasha ishte alarmuar.

E martë, 28 maj 1996
Sot është paralajmëruar demonstrata masive e opozitës në sheshin “Skënderbej”. Policia ka paralajmëruar dhunë. Dhunë dhe gjak në sheshin “Skënderbej”. PD-ja e maskon. BBC- e zbulon. Edhe të huajt.

Ditë shiu e ngarkuar me tensione të forta. Një kafe shoqëruar me konjak me disa shokë të vjetër. Në mbrëmje një kafe me Xhavit Kalecin, 76 vjeç, i freskët, vazhdimisht në këmbë. I kanë arrestuar djalin. E kanë torturuar dhe e nxorën edhe në televizor.

Partia Socialiste me veprimin e saj shpëtoi popullin nga gjakderdhja. Ato plumba në ajër në mitingun e djeshëm (dhe qindra e mijëra të tjerë) ishin përgatitur për të shpuar mish njeriu. Ndoshta edhe unë do e kisha me siguri një plumb në kokë.

E mërkurë, 29 maj 1996
Shtypi i sotëm pasqyron me shkrime e fotografi dhunën e egër në sheshin “Skënderbej”.

Mësova se sulmuesi me gurë ndaj meje në ditën e 26 majit është jurist në gjykatë, G. K. nga Dohoshishti.

E enjte, 30 maj 1996
Lajmi i hapur se Muharrem Kola ka vdekur nuk është i vërtetë. Është vrarë djali i Maksut Kullollit, i biri i Dashe Stojkut, 24 vjeç, Eduard Kullolli, eurosocialist. Është varrosur në Petrelë.

E premte, 31 maj 1996
N. D. nga Pollozhani, më del përpara klubit nën shtëpinë e Sul Hoxhës dhe më kërcënon se po pashë nga klubi do të të thyejmë kokën. Tha se ai është klubi “26 maji”. Në tavolinë qeshnin me të madhe një grup ”hitler jugenësh”…

Fola me Vladimir Demën. Muharrem Kola ende nuk është kthyer në shtëpi. E shoqja qenka në Tiranë.

E shtunë 1qershor 1996
N. D. i Pollozhanit bën një veprim tjetër publik. U rrëmben shitësve gazetat “Zëri i popullit” dhe ”Koha Jonë” dhe nën vëzhgimin qesëndisës të policëve i djeg publikisht. Këtë njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me huliganizmin, dikush e nxit, e shtyn në krim.

Muharrem Kola, kryetar i Partisë Socialiste të Bulqizës, ka lënë qelitë e burgut dhe është kthyer në shtëpi. E mora në telefon Shupenzën por nuk doli njeri. Mbase është në Strikcan.

E martë, 4 qershor 1996
Xh. C. doli nga “zgafella”. Për sot PS nuk mendon të bëjë gjë në orën 18.00. Baza pret udhëheqësit. Liderët janë në gjumë, në tërheqje drejt zgafellave.

Bulevardi i Peshkopisë është i pushtuar nga policia. Makina të shumta policore me “uniforma kafe”, policë me shkopinj gome, civilë me “gunga metalike” në duar, policë me shkopinj gome, SHIK-as, SHUK-as, militantë të PD-së.

Peshkopia përjeton dhunë të egër psikologjike. Televizioni shqiptar e cilëson Peshkopinë si “qytet me kulturë” sepse nuk dolën në demonstratë !

E mërkurë 5 qershor 1996
Ditë e ngarkuar me tensione nervore. E shqetësuar, e lodhshme, vetmi. Partia Socialiste në Dibër në kufirin e shuarjes. Krerët janë zhdukur, janë futur “nën dhe”, heshtin….

Dy policë kanë vënë bast me një SHIK-as nëse do ta hiqte apo jo portretin e Fatos Nanos tek dera e zyrave të Partisë Socialiste. O Zot! Deri ku arrin poshtërsia e këtyre? “Zëri i Popullit” boton shkrimin mbi kërcënimin tim…

E premte 7 qershor 1996
Në Tiranë tek gazeta “Zëri i Popullit”, punonjës i së cilës jam. Turrë shkrimesh mbi tavolinën e Albertit. Edhe redaktorëve të “Zëri të popullit” u ka hy frika në palcë. Ne shkruajmë ata dridhen…

Në gazetën “Dita Informacion” në faqen 6 nën titullin “Kërcënohet gazetari i “Zërit të popullit” pasi flitet për Luan Shmilin thuhet:

“Ndërsa në Peshkopi, për të disatën herë rresht, korrespondenti i “Zërit” është kërcënuar madje edhe rrahur. Atij i është ndaluar të futet edhe në një ndër kafenetë e këtij qyteti, vetëm se është korrespondent i “Zërit”. Madje në sytë e tij janë djegur një numër gazetash “Zëri i popullit”. Nënshkrimi është O.Bog. (Bogdani).

Një ditë më parë është arrestuar Bektash Zeneli. Është liruar pas pesë orësh.

E enjte, 18 korrik 1996
Përgatitje për ikje, për kthesë të fortë në jetë. Kur përgatisja plaçkat, Natasha me kujdesin që të prekë gjithçka me dorë iu përgjigj me ikje në ballkon nën një dush lotësh, reagimit tim nervor.

E ndjej se ajo vuan më shumë nga të gjithë. Sa më dhemb kjo ikje. Ikje e detyruar, e dhunshme…

E premte 19 korrik 1996
Në orën tre të mëngjesit u nisa për në Tiranë. Ika natën…

21 korrik 1996
Në orën gjashtë të mëngjesit së bashku me Indritin, djalin 14 vjeç lamë Tiranën. Në mbrëmje lamë Kakavinë dhe morëm tatëpjetave të rrugës drejt Athinës. Na priste djali, Altini. Na priste një tjetër jetë. E vështirë por e sigurt për jetën. Në Shqipëri lamë shpirtin e familjes, Natashën dhe Erblinën…

 

*****

Abdurahim Ashiku. 

Athinë 26 maj 2020

Share This Article
10 Comments
  • Ate dite eshte ushtruar dhune barbare ndaj kedo gjenin ne bulevard. I goditen, gjakosen ne mes te dites. Madje jo vetem ne shesh u keqtrajtuan. Po edhe kur u shperndane ne pune te tyre, forcat e briskut i merrnin nga rruga dhe i terhiqnin brenda furgonit duke i gjakosur e masakruar.
    Sali Berisha me ate qe i beri ketij vendi nuk vinte kurre ne pushtet, nqs e majta nuk do te percahej ne zgjedhjet e 2005. Di ai si funksionon, perça e sundo.

    • He, forcat e “Briskut”, me komandant shokun Paulin Sterkaj! Per hir te Partise ju rrahu shokun Paulin dhe ju per hir te Partise hengret dru! Ju komunistet keni dhene dhe jeten per Partine kur e ka lypur nevoja, jo me te mos hanit pakez dru nga shoku Paulin!

  • KUSH E MBRON KRYERKIMINELIN

    salih rrahman berishah NGA LIGJI KTO

    30 -VJET ????????????????????????

    PERGJIGJA ESHTE E QARTE DHE TASHME E DIJNE

    TE GJITHE – SE KRYETERRORISTIN

    “DEMOKRATIKE” – INJORANTIN E TINZARIN E

    PAPARE NE HISTORITE E DEMOKRACIVE TE

    BOTES

    E MBRON ATA QE KOMANDOJN TASHME POLITIKEN NE SHQIPERI MBAS NDRYSHIMIT TE SITEMEVE

    PRA MIQTE TANE TE MEDHENJE

    { SHBA-te & BE }

    NE RATIN E PARE QE MIQTE TANE

    DO DUAN DREJTESI E SHTET LIGJORE NE SHQIPERI

    DHE NJI SHTET VERTETE DEMOKRATIKE

    DO KEMI TE MENJIHERSHEM REAGIMIN E

    PROKURORISE SHQIPTARE SIEDHE POLICISE SHTEETIT

    QE DO TE THOHTE

    KRYEKRIMINEEL E BAHKPUEETORE TEE TIJ

    FUNDI I IMUNUTETIT TUAJ ERDHI

    KOHA JUAJ MBAROJ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    DHE sali berisha – bashah e ilyer muta preidenti

    merren Zvarre nga Policia nga shkallet e Vilave te Lalzit

    apo diku tjeeter se kane disa Vila kriminelet tane .

  • Te gjitha te verteta!
    Ne regjimin kriminal te Sali Berishes,krimet beheshin hapur si ne kohen e Gestapos hitleriane!
    Ndersa sot,ne kohen e regjimit diktatorial te Edi Rames eshte e njetja gje,vecse me metoda te rrafinuara,por perfundimi eshte i njejte:Shqiptareve u eshte grabitur shteti ligjor,atdheu,lirite dhe te drejtat e njeriut dhe u eshte vrare shpresa per te ardhmen!
    Rama eshte po aq ANTISHQIPTAR sa edhe Berisha!
    Te gjithe u sherbejne interesave te armiqve te Shqiperise!
    Ate po e shqyente ujku,ai lutej,ishalla jam ne enderr!
    Ne te gjithe historine mijravjecare te kombit shqiptar,kurre nuk ka patur asnje brez njerezish kaq harbute e indiferente ndaj fateve te atdheut,duke e shitur ate vetem per nje vend pune!

  • SPAK ka prova te mjaftushme publike per ta marre te pandehur Sali Berishen, me enturazhin e tij te asaj kohe, per vjedhjen e zgjedhjeve te 26 Majit …
    Kadriu

    • Asgje nuk ka ndryshuar.Dhunuesit u shperblyen nga te dhunuarit sot ne pushtet.Me vjen keq qeprovpva shkopin e gomes se Saliut sepse sherbeu per te sjelle kete rrace ne pushtet

  • Hajdari,kriminel bandit ,bëhet hero i demokracisë !!!
    Nuk keni turp të turpëroheni.Popull i degraduar.

  • Nuk mund te kete demokraci te kulluar shqiptare , ne se Sali Berisha do te diktoi politiken , qofte dhe te pakices.Ky person ruan karakteristika te ekstremistit te karakterit politik dhe njerezor , te pa shembullt . Ducja ishte ai , qe ishte , por po te ishte ne vendin e Saliut , kurre nuk do te kontanbanonte naften ne ish Jugosllavi dhe te vriste shtetasit e tij ne bulevard . Ducja kete nuk do ta bente kurre . munbd te bente Gerdecin , por dy te parat jo se jo . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *