Një deklaratë lufte…

Saimir Lleshi

Marrëdhëniet midis dy Koreve po përkeqësohen që kurse ajo komuniste bëri disa demonstrime me raketa ditët e fundit.

Pheniani tha se do të ndërpresë dy linja të drejtpërdrejta dhe të rëndësishme komunikimi me Korenë e Jugut.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj Seulit që ndërpreu punimet për një kompleks të përbashkët industrial i quajtur “Kaesong”.

“Kaesong” është një nga pikat e fundit të bashkëpunimit mes dy Koreve dhe një burim kryesor i të ardhurave për Phenianin. Udhëheqja komuniste e cilësoi “një deklaratë lufte” vendimin për mbylljen e kompleksit.

Seuli thotë se pezullimi ka për qëllim “prerjen” e burimeve financiare për Veriun pasi i përdor këto të ardhura për raketa bërthamore.

Tensionet mes dy Koreve është i lartë pas testit bërthamor të Phenianit muajin e kaluar dhe nisjen e një sateliti të dielën. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *