Në listën origjinale të themeluesve të Partisë Demokratike emri i Berishës është i dyti. Emri i parë është ai i Aleksandër Meksit, atij që e pagëzoi me këtë emër partinë e re. Bie në sy një detaj (thonë që djalli fshihet në detaje). Berisha është ndër të vetmit që nuk ka shënuar numrin e letërnjoftimit. Nuk e kishte me vete. Pse gjithë të tjerët e kishin me vete? Kishte një arsye të fortë për ta për të mbajtur në cdo moment në xhep një dokument identifikimi. Arsyeja lidhej me orët e vështira që po kalonte vendi dhe gjithandej krijoheshin rrethana kur duhej të nxirrje për kontrol letërnjoftimin. Berisha nuk e mbante me vete. Nga i buronte vallë kjo siguri?