Është rasti i i disatë që një djalë nga Shqipëria, shkon dhe vritet në Siri në një luftë të deklaruar të shenjtë (pyetja “nga kush”, mund të ndihmonte shumë sidomos Prokurorinë). Rasti i fundit, i djalit me emrin Diamant, banues në Siri Kodra, me prindër Shabanin e Xhemilen, është shenjë e një çmendurie akoma më të skajshme. Sipas mediave, “kishte tërhequr me vete edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët”.
Nuk dua ta etiketoj “të çmendur” (sidomos kur marr vesh që ka tërhequr fëmijët në mes të një lufte pa asnjë kod lufte), edhe pse fjalët që i ka thënë së ëmës mund të të nxisin të rendësh ta gjykosh si të tillë: “Unë kam vendosur të sakrifikohem për Allahun. Mos më ndalni asnjë sekondë se më plas zemra. Të vdes pa pikën e idealit nuk ka kuptim, ndërsa kështu është ndryshe. ” (Diamanti, transkript, nga gazeta Shqiptarja.com) “Aq të qartë na e ka bërë Allahu e djali sa më duket sikur e shoh në qiell fytyrën e djalit” (Xhemilja, e ëma). Por, dua të kuptoj marrëdhënien e këtij qytetari me këtë vend, e me qytetarët e tjerë.
Pjesa që njohim
Argumentet mbi këtë temë janë të njohur. Absurditeti i një qytetari që shkon të japë jetën në një vend ku s’ka qenë ndonjëherë, në llogore me njerëz që nuk i ka njohur kurrë; që jep jetën për një flamur të largët – gjysëm flamuri në fakt , se Siria është një vend i ndarë në dysh –ndërsa nuk kemi dëgjuar të ketë bërë një gjë, sado të vogël për këtë vend (përmes medies, pikërisht, aty ku morëm vesh dhe për therorin e tij), është këlthitës. Që ka një organizim të mirëfilltë për t’i nisur andej, kjo është e qartë, unë nuk do dija si të shkoja sot në Siri, dhe po të doja.
Por, përtej asaj që kemi thënë, më intereson një pjesë që pak flitet.
Pjesa që nuk njohim
Nëse dikush, apo disa që i kanë treguar të vërtetën që aksh luftë qenka “e shenjtë” do i thonin këtyre muxhahedinëve që lufta e shenjtë sot do të bëhet te rruga Myslym Shyri apo te Ministria e Mbrojtjes, ky qytetar, si do të reagonte? Duke gjykuar nga rrëfimet e së ëmës kam frikë që do nisej për të bërë luftë aty ku ta orientojnë! Në rrugë të Kavajës apo në Bulevard, mjafton t’ia paraqesin si një luftë të “shenjtë”. Në këtë rast, kemi një kamikaz ideologjik mes nesh. Dhe të qenit kamikaz ideologjik nga të qenit kamikaz ushtarak, ndryshojnë nga një fije: kush do të ta ndezë fitilin.
Ky vend ka dhe ekstremistë: naziskinë, komunistë, neo-komunistë, përkrahës të dënimit me vdekje, madje me litar apo anarshistë, dhe ekstremizmi fetar është pjesë e shoqërisë. Problemi ynë, është që cili nga këta është gati të djegë dhe Shqipërinë po t’i thotë “ideali” i vet… Dhe këtë problem, duhet ta zgjidhim ne të tjerët.
Fajin e ka media qe e kthen ne lajm te madh nje gje te tille, madje duke marre edhe prinderit e tij ne interviste per te glorifikuar humbjen e djalit. Diamanti ka shkuar per te luftuar, sepse ka besuar ne idealin e lirise se popullit sirian nga regjimi i Asadit, ashtu sikunder tentoi dhe SHBA te nderhynte pak kohe me pare.
Me kete llogjike c’pune ka ky qe perzihet ne punet e nje vendi tjeter te jep shkak te mendosh se edhe ushtaret amerikane dhe britanik te rene ne Afganistan e Irak kane ikur kot nga kjo bote, pasi asgje s’i lidh me keto vende. Shumekush nga keta te fundit kane shkuar te luftojne per para’, por ka mes tyre qe kane besuar sinqerisht se popujt e atyre vendeve kane nevoje per ndihme qe te fitojne lirine.
Mbase nuk jane aktiviste te te drejtave te njeriut qe te protestojne ne Manhattan ose Londer kunder zhdukjes se balenave ne Polin e Veriut, por ja qe kur behet fjale per lufte ata mobilizohen e shkojne ne front. Ne kete pike per mua pak rendesi ka nese shkojne nen urdherat e nje gjenerali me karriere akademike perendimore ne emer te nje lufte te shpallur nga Fuqite e Medha apo dikujt tjeter me karriere guerilase qe luftes i ka vene emrin e shenjte.
Lereni Diamantin ne fatin e tij, nuk besoj se i ka bere keq ndokujt sa ishte gjalle, aq me pak tani qe s’jeton me. Personalisht eshte nje lajm pa interes. Me vjen keq kur dikush humbet jeten ne moshe te re, por perderisa ai e zgjodhi me vetedije ate rruge, nuk me mbetet gje tjeter vec t’i them rruga e mbare per ku ishe nisur.
E keqja e vendit tone eshte se askush nuk mban pergjegjsi per ato qe ben.Sa me lart ne pushtet aq me e madhe eshte dhe e mira kur mer vendime qe ndikojne pozitivisht ne mbarevajtjen e shoqerise tone dhe e kunderta,sa me lart ne pushtet aq me e madhe eshte dhe e keqja kur mer vendime qe ndikojne negativisht ne mbarevajtjen e shoqerise tone.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Mbas viteve 90 politikanet tane e anetaresuan Shqiperine ne konferencen e shteteve islamike dhe i hapen rrugen e hyrjes ne Shqiperi te lloj lloj fondacioneve islamike arabe,me ideollogji ekstremiste fondamentaliste ekstremisht te kundert me traditen tone fetare ,tolerante Shqiptare,te cilet futen frymen e tyre manipulative aty ku gjeten koka bosh te pa formuara qofte dhe per shkak te moshes se re.!!!!!!!!!!!!!!!!!!KETO QE SHOHIM SOT SI FENOMENE ABSURDE JANE PASOJE E POLITIKES SE MBRAPSHTE TE ME PARSHME.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ME THONI MBAN NJERI PERGJEGJSI !!!????????????????????????????????????>??????????????????????
Zoti Eri , nuk mund te jem kurre dakord me arsyetimin tend per nje vleresim kaq indiferent qe i ben ti , nje akti te tille kur nje i ri shqiptar , i armatosur me nje ideologji fetare (qe ne fakt asaj feje e ideologjie i duhet vene mbrapa fjala “kriminale” ) , niset per t’u vrare me ndergjegje te plote dhe pasi vritet per dhjame qeni , prinderit e tij , me trurin e shpelare nga e njejta ideologji kriminale , jane krenare e te lumtur sepse i biri e siguroi xhenetin . Neqoftese do te ishte nje rast i vetem , mundet edhe te shpreheshim , mire ju be , e zgjodhi vete ate rruge . Po , a ke degjuar ti more Eri , qe kjo puna e xhihadit , tek shqiptaret e Shqiperise e sidomos te Kosoves e Maqedonise , po merr permasa çdo dite e me te medha dhe me qindra prej tyre luftojne e vriten ne nje lufte civile , ku as shtetet e tjera nuk mund te nderhyjne sepse nuk kane arsye te justifikueshme , pasi lufta e atjeshme eshte civile (vriten me njeri tjetrin ) . E kush e paska percaktuar qe lufta kunder Asadit na qenka e shenjte ? Diamantit , per te cilin nuk me vjen aspak keq , i kane shpelare trurin te tjere persona dhe i kane ngulitur ne koke idealin e luftes per Allahun , te cileve ai i beson qorazi dhe zbaton urdhrat e tyre . Mire thote Cukali , sikur keta ideologet salafite te mbushin me tritol Diamantin dhe te tjere diamante qe paska sa te duash , e ne emer te Allahut t’i thone shko dhe hidh vehten ne ere ne kishen katolike (fjala vjen) dhe vrij sa me shume njerez , se ashtu don Allahu , a mund te kalohet keshtu me nje justifikim ne emer te idealit nje kasaphane e tille ?
Ti , zoti Eri , kraheson , madje barazon , nderhyrjet e nje shteti , apo koalicioni shtetesh ne lufte per vendosjen e paqes ne nje zone te Botes , me luften e individeve , sado qofshin ata , qe , te çmendur nga ideologjia fetare islamike , duke qene injorante e te pa shkolluar , qe rekrutohen e shndrohen ne vegla qorre te ekstremisteve e fondamentalisteve te huaj , te cilet levizin te lire ne vendet ku ka shqiptare , duke shfrytezuar dobesite e tyre , e quan pra , e njejta gje me luften e nje gjenerali ?!
Si thua ti zoti Eri , perderisa ne Bote , ka udheheqes qe vrasin e masakrojne popullin e tyre , nuk do te ishte e drejte qe , nje fuqi tjeter me e madhe , te nderhynte per te vendosur drejtesine , edhe pse lufta mund te jete civile ? . Pastaj , neve shqiptaret , duhet te jemi te paret dakord me nderhyrje ushtarake kur nje vend e nje popull rezikohet . Flas per nderhyrje ushtarake dhe jo halabake fondamentaliste qe duan te vriten sa me pare per te shkuar ne xhenet prane Allahut dhe 72 virgjereshave . Permenda popullin tone , sepse Amerika e NATO , qe kur eshte krijuar , nuk kishte sulmuar kurre nje vend sovran , por e beri per popullin kosovar dhe mbajti mbi shpatulla nje pergjegjesi shume te rende morale para pjeses tjeter te Botes , megjithate , Serbia u bombardua e Kosova u çlirua . Eshte e njejta gje kjo , me luften per Allahun qe beri Diamanti ?
Shplarje truri mund t’i ndodh kujtdo qofte ai mysliman, cifut, katolik apo budist cka do te thote qe nje kishe, xhami, qender tregtare, institucion shteteror apo shkolle mund ta hedhi kushdo ne ere qe ka nje “arsye” per ta bere. Kendveshtrimi eshte relativ dhe botekuptimi i gjithesecilit rreth nje situate vjen nga burimi i informacionit qe merr. Nese ne luften e Sirise do vritej nje amerikan katolik qe supozojme do i ishte bashkuar luftes thjesht e vetem se besonte se Asadi eshte nje diktator, ai do shpallej hero. Kur bie nje mysliman me 2 pellembe mjeker quhet idiot, trushplare. Pse? Sepse keshtu ta sherben media.
Te them me siguri qe ne luften e Kosoves kane luftuar edhe gjermane katolike dhe muhaxhedine myslimane perkrahe UCK-se. Deri sa ndodhi shperngulja e madhe e popullsise shqiptare te Kosoves ne vitin 1999, qe u pasua me nderhyrjen e NATO-s, UCK-ja konsiderohej si organizate terroriste, sepse keshtu e ushqente media pro-serbe gjithe ate perpjekje te tyren per liri, duke mbuluar vrasjet dhe dhunimet masive te civileve nga bandat paramilitare. Sa here qe shqiptaret perkrahin Asadin, aq here me vjen ne mendje figura e Miloshevicit kur vriste shqiptaret dhe opinioni perendimor dopohej me lajme se po luftohej kundra terrorizmit mysliman.
A e di sa afer jetojne sot serbet me keta shqiptaret muhaxhedine ne Kosove dhe asgje prej gjeje nuk u ndodh serbeve? Nuk ka as shperthime kamikaze e as shperthime te telekomanduara alla-shqiptarce te kesaj anes tone. Pse ndodh kjo? Sepse sot ata nuk ndihen te dhunuar edhe pse faktikisht kane shume borxhe dhe gjak te pa lare me serbet. Mos pergjithesoni disa raste sulmesh terroriste me gjithe boten myslimane.
Familja e Diamantit deklaron se ai shkoi ne mbrojtje te civileve, une s’kam pse te dyshoj ne fjalet e tyre. Te njejten gje thone edhe Fuqite e Medha kur nisin luftra qe po shkojme per lirine e popullit (mgjse ne me te shumten e rasteve pas cdo lufte fshihen interesa ekonomike apo gjeopolitike). Pra qellimi i te dy paleve eshte i njejte, mjetet jane te ndryshme.
Ne themi se besojme ne flamur e komb, megjithese asnjehere s’i kemi dhene provat se jemi kaq trima apo te mbare per t’i sherbyer kesaj kauze, ndersa myslimanet besojne ne Zot dhe kjo i ben te sakrifikohen ne emer te tij per nje kauz qe prek bashkesine e tyre.
Ty dhe mua na duket idiote kjo mendesi, ti shkon me tej e quan dhe kriminale, atij i duket bekim nga Zoti, pra eshte ceshtje kendveshtrimi.
Une jam ateist dhe nuk perkrah asnje doktrine fetare, aq me teper filozofine e te jetuari si mysliman praktikant, por nuk mund te peshtyj mbi gjakun e nje shqiptari, e t’i thurr lavde nje plehu sirian si Asadi.
Nese nuk mundem ta nderoj Diamantin, te pakten do mundohesha ta injoroja nje lajm te tille.
Na turperuan,a erdhi ndonje sirian ketu ne 97?
Heret, kur ishte gjall I NDRITURI ENVER HOXHA, te rruga e KAVAJES shiste ne nji dyqan Fruta-Perime SHABON QOSJA, I ndrit shpirti aty ku osht.Shaboni e kishte i huq qi kur nuk e shajte nonji “O HUNDERR” ai i thojte: E mer kopil pse nuk sha, apo s’ta ma. Ene mediat mener me thon e bojn qashtu me kto medemek lajme, sa ja shtin n’menje: Do me u vra , shko m’SIRIose ke i jot’tome!
Sa me shume psikopate fundamentaliste te vriten ne Siri e gjetiu, aq me e paster do te jete shoqeria. Keta nuk i duhen as dreqit ketu ne Shqiperi. Ne djall te vene.
Kjo do pare edhe ne nje prizem tjeter! Brigadat Nderkombetare ku dhane jeten edhe shume shqiptare ne Luften Civile te Spanjes…Ata vajten atje per nje qellim, te luftonin fashizmin e Frankos…
Jam shume dakort me ty z. Eri, ashtu sic nuk jam dakort fare me ty z.Dashnor. Ne radhe te pare ti ke problem me emrin ( duhet te pyesesh nenen tende ku ta ka gjetur kete emer !?, pasi nuk tregon se paku se cfare feje monoteiste ( qe beson ne nje Zot ) ke , pasi ne Shqiperi ka shume emra te bukur te te gjitha feve. Ne radhe te dyte , qe te vleresosh nje njeri qe jep edhe jeten per Ate Zot qe beson, duhet te pakten te lexosh nje nga librat e shenjte (Toren, Ungjillin ose Kuranin), atehere mund te vleresosh ate njeri. Po ti ke lexuar vetem marksizem leninizmin dhe veprat e Dulles, qe mileti fshijne me nderen, prandaj ke kete lloj kendveshtrim per humbjen ejetes se atij djali nene, mor mother faker pagan njeri.
Mesa kam marr vesh jan 40 shqipfoles qe jane ne luft ne siri.Edhe sikur te ishin vllezer apo djemt te mij kurr mos u ktheshin,se vetem do pastrohej vendi.Kurse e shoqja e tij do jet do martohet me ndonje Sirian per ti ruajtur nderin turkushakut shqiptar.
Turp…keto duhen debuar dhe ti hiqet shtetesia shqiptare.
Qe ka nje organizim, me kete jam dakort me shkruesi, por qe ky organizim qenka me i forte nga shteti, kjo tregon se shteti shqiptar eshte mbeshtetur mbi kollona rere. Fatkeqesi! Ndersa aty ku shkruan ” ka naziskine, komuniste, neokomuniste, perkrahes te denimit me vdekje, madje me litar apo anarshiste dhe ekstremizmi fetar eshte pjese e shoqerise”…, por nuk shkruan qe ka dhe “demokrate” ne Shqiperi. Perse nuk e thua kete per te qene plotesisht i sinqerte? Eshte teme e gjere ketu; si komunizmin ashtu dhe demokracine e ke te legalizuar me ligj dhe me kushtetuten shqiptare. Amerikanet kane ligjin e denimit me vdekje. Ekstremizmi fetar duhet te rregullohet me ligj dhe shteti duhet te rrije larg fese, jo bythe e breke me te. Ndersa per ate qe permend une qe pse nuk thua ka dhe “demokrate”, flase mbi keto 23 vjet, pa bere analize qe “demokratet” e “djathte” i vune flaken Shqiperise, ndersa “demokratet” e majte e perdhunuan ate. Pse nuk e keni zgjidhur ju te tjeret deri tani?! Shkrimi eshte konçiz, por nuk jep asnje zgjidhje. Dilni nga konferenca islamike dhe lejojeni fene brenda kontureve te saj, jo jashte. Nuk jane te gjithe te çmendur, por ata qe administrojne shtetin.
Koloreto,kamikazet jane ne traditen japoneze dhe i thone “era hyjnore”,se para 1000 e ca vjetesh kur nje Khan mongol i sulmoi me flote u derdh nje furtune dhe ia zhduku floten.Keto sulmet vetvrasese kane qene kurdo,qe nga spartanet ne Termopil e deri tek Mic Sokoli e Vojo Kushi.Vetvrasja eshte aksion i deshperuar.Une nuk e di,por meqe jane vrare disa shqiptare ne Siri deduktoj qe do kete nje rrjet qe rekruton mercenare dhe jo kamikaze.Keta shkojne ne lufte per para,por quaje se nuk jane te pergatitur,quaje se shkojne ne vend te panjohur,quaje se atje e kish shkruar fati te vriten,pra,ndodh ajo qe ndodh.Mesa di une ne Siri s’ka lufte fetare,ka thjeshte lufte per pushtet,nje president-mbret qe s’do ta lere pushtetin dhe kundershtaret e tij qe duan te rrezohet monarkia presidenciale.