Përshëndetje Z.Thano. Në fillim dua t’ju përgëzoj për gazetën DITA. I kam ndjekur me kënaqësi artikujt e botuar si dhe komentet shoqëroro-politike. Më kanë pëlqyer dhe shkrimet e herëpashershme të studiuesit dhe shkrimtarit Moikom Zeqo. Në shkrimet e tij, ai ka botuar dy herë një fotografi të disa patriotëve, pjesëmarrës në Kongresin e Triestes në vitin 1913. Nuk e di nëse i ka të evidentuar emrat e këtyre patriotëve, që janë pjesë e Historisë së Shqipërisë. Meqë këtë fotografi e kam në arkivën familjare, po u dërgoj emrat e personave të dalë aty.
Në këmbë nga e majta në të djathtë:
Izet Ohri, Kalabrez, Hamdi Ohri, Dom Pjetër Tusha, Dr.Adhami, Kalabrez, Ali Shefqet Shkupi (I pari Shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare), Asdreni, Kalabrez, At Foti Ballamaci.
Ulur nga e majta në të djathtë:
Tef Currani, Pandeli Evangjeli, Hilë Mosi, Faik Konica, Dervish Hima, Fadil Toptani, Noli dhe Ndoc Dema (me flamur).
Me respekt Prof.Dr.Dëfrim Shkupi
