Një ditë në fushatë me Edi Ramën (VIDEO)

Bledar Lumani

Me stafin e kryeministrisë, kemi rënë dakord, të vëzhgojmë me kameran e Ora News, takimin elektoral të kryeministrit në Berat, i fiksuar për në orën 20.00.

Udhëtojmë drejt qytetit…

Rruga e re është pothuajse e përfunduar. Kryeministri e ka thirrur jo pak herë në ndihmë në fjalimet e tij, realizimin e këtij aksi.

Në zonën e Urës Vajgurore, takojmë bashkëudhëtarët e përhershëm të turit elektoral të socialistëve, të rinjtë e forumit rinor eurosocialist. Nuk e refuzojmë ftesën për të bërë pjesën e mbetur të rrugës me autobuzin e veshur me numrin 23 dhe mbishkrimin “Drejtimi i duhur”.

Sapo kanë përfunduar një tjetër takim fushate, është koha për të mbledhur energji për takimin e radhës, pse jo edhe për një rifreskim të makjazhit.

Tefiku, ka qenë me socialsitët edhe në fushatën e 2013-ës, i pëlqente më shumë emocioni opozitar

Tefiku: “Në 2013-n ishte një emocion i madh, nga 8 vite në opozitë, nuk e përshkruaj dot edhe sot kur e kujtoj”.

Ndërsa Ledjonin, kur e pyet nëse iu bashkua PS për të gjetur një vend pune, ta pret shkurt:

Ledjoni: “S’ka lidhje fare”.

Fryma e ekipit, duket se është lajmotiv i forumit.

Vajza: “Ne jemi si orkestër, secili luan melodinë e tij, pa tingujt e njëri-tjetrit nuk mund te jemi te suksesshem”.

Rruga nuk ndjehet dhe shpejt i afrohemi Beratit. Në hyrje vijon puna për rikualifikimin e qytetit

Veshja me flamuj krah me krah të PS e LSI, te qendrës së qytetit, ka sinjalizuar qytetarët për takimin elektoral. Por këta banorë, duket se janë imunë ndaj fushatës, teksa të qetë, shijojnë kafenë nën pasditen e freskët të Beratit.

Na ndajnë edhe 30 minuta nga orari i nisjes së takimit. Ekipi që shoqëron kryeministrin na rrëfen se është i kënaqur me pjesëmmarrjen ndërsa shpresojnë se të tjerë do t’i bashkohen sheshut deri në orën 20.00 kur është parashikuar nisja e takimit.

Ndërsa truprojat zënë pozicionet e tyre, nuk janë të paktë në numër.
Një prej tyre, kontrollon karrigen ku do të ulet për të pritur ngjitjen në podium, kreu i mazhorancës.

Kryeministri nuk udhëton me autobuzin e Rilindjes, por shoqërohet nga eskorta e tij. Si në çdo takim, mes turmës së njerzve, çahet korridori ku do të kalojë kryeqeveritari. Por Edi Ramës, i pëlqen të mos ecë sipas rregullave. Na le më kot ne dhe truprotjat ta presim nga ky kënd i sheshit, zgjedh të vijë nga ana e kundërt e tij.

Kthen sytë nga turma. Nurmi i të pranishmëve duket se e kenaq.

Kemi kërkuar prej ditësh, këtë takim me kryeminstirn. Por përveç axhendës elektorale kohën e kryeministrit e zënë edhe çështjet qeveritare. Megjithatë arritëm t’i shkëpusim pak minuta e disa mendime para fjalimit të tij.

Klementina Cenkollari: Zoti Rama, takimi i 4 për sot. Ndiheni i lodhur

Edi Rama: Jo aspak.

KC: “Ju mungon aleati Meta, në një zonë si Berati, ku dihet se ka një mbështetje të forte”.

ER:Kemi ndarë detyrat. Këtu ishte detyra ime”.

ER: “Nuk kam mbajtur ndonjëherë antiplumb.

KC: “Pra i shuajmë zërat që flasin për të kundërtën”.

ER: “Çdo popull ka budallenjtë e tij”.

Është akuzuar shumë nga kundërshtarët, për shpenzimet e fushatës dhe përdorimin e adminsitratës. Nxiton t’i hedhë poshtë akuzat.

ER: “Nuk merrem me këto idiotësira. Kjo është fushatë shumë e kursyer dhe mjaft e qetë. Fushata e parë që shkollat nuk mbyllen.

KC: “Është më e lehtë për ju të bëni fushatë kur jeni në opozitë apo kur jeni kryeministër?”

ER: “Nuk shoh ndonjë dallim. Këto janë zgjedhje me më pak stress sepse shteti nuk ka rol dhe nuk ka asnjë lloj presioni të natyrave të ndryshme. Është fushata më e bukur për mua sepse ka shumë grad he vajza nëpër takime”.

KC: “Z.Rama pse i quani të paaftë kandidatët e PD?”

ER: “PD sot nuk është për t’u pasur zili. Forcë politke që tregon përrallë nga e kaluara të cilën shqiptarët e mbyllën më 23 qershor të 2013-s. PD nuk ka model referimi për të ofruar. Ne kemi plot modele suksesi. Në përpjekje për të treguar një model ata tregojnë Xhelal Mziun, i cili nuk dihet ku do jetë pas 21 qershorit, në zyrë apo burg, sepse është shpallur i fajshëm nga Gjykata në shkallën e parë për grabitjen e fondeve të komunitetit”.

KC: “Sa bashki prisni të fitoni?”

ER: “Nuk kemi pritshmëri të natyres matematikore. Kudo kemi arsye për të fituar”.

KC: “Pse i përsërisni fjalimet?”

ER: “Përsëritja është nëna e dijes në një fushatë elektorale. Kjo është bindja ime”.

KC: “Do jeni po kaq energjik deri në fund të fushatës?”

ER: “Ketu do jeni dhe do më shikoni. Di si jam, si do jem nesër, do e shikoni ju”.

I rikthehet deputeteve dhe ministrave dhe bisedon. Për fjalim do të ngjitet Eduard Shalsi. I jep porositë e fundit, por duket se as këto direktiva nuk e ndihmuan deputetin socialst, që ngatërroi ditëlindjen e partisë, dhe emrin e kandidatit.

Shalsi: “Pasnesër është 24 vjetori i PS……nesër”.

Kryeminstri e korrigjon, dhe këmben batuta me ministrat e deputetët për gabimet e tij
Është i vetëdijshëm për praninë e kamerës sonë ndaj dhe kritikat Shalsit ia përcjell me buzëqeshje.

Edi Ramës, i njihet sqima në veshje. Në fushatë, garderoba ka bluza jo të zakonta, të cilat zgjojnë edhe kureshtjen e deputetit Fidel Ylli.

Vetë Edi Rama nuk e fsheh pasionin t’u veshur mirë. Rrogabqepësinë e sheh si “zanatin” e jetës së tretë. Nuk i reziston dot tundimit për t’ia drejtuar shaminë deputetit Fidel Ylli.
Xhaketën e tij, e ka stolisur me një karafil të kuq.

Nëse me fjalimet e deputetëve ia lejoi vetes pak mungesë vemendje, vizionin e kandidatit Petrit Sina do ta dëgjojë të plotë.

Shpesh e kritikojnë se fokusohet vetëm tek fasada por kur vjen pun ate imazhi, Edi Rama nuk i beson lehtë të tjerëve. Pavarësisht ekspertëve në regjinë e transmetitmit, kërkon të verifikojë personalisht si shfaqet në ekranet shqiptare kjo fushatë.

Fjalimi i kandidatit duket se zgjati me shumë sa ishte parashikuar.

Share This Article
36 Comments
    • Rama ka meriten e padiskutueshme per futjen ne Shqiperi te fushatave ndryshe, qe ne kohen kur ishte ne bashki, ne opozite e sot ne qeveri. Te gjitha fushatat jane me shume ngjyra, percjellin pozitivitet, nxisin shprese dhe inkurajojne njerezit qe po, politika mund te jete ndryshe nga e shkuara e erret e perbaltjeve. Dallon dukshem nga kundershtaret, te cilet bejne fushate vetem duke shpifur e perbaltur, dhe qe i kane lodhur njerezit seriozisht.

      • Ndryshe nga c’ka ndodhur per vite me radhe pas komunizmit ne Shqiperi, kishim podiume dhe eskorta policie qe rrethonin politikanet per te mbajtur larg njerezit, ndersa sot kemi takime elektorale, me grupe te vogla interesi, te grumbulluar perqark, pa bere dallime drejtues apo popull, por te gjithe bashke per te bashkeqeverisur. Kjo eshte nje risi e sjelle nga fushatat e partise socialiste, qe se fundmi ka filluar ta kopjoje edhe PD-ja si cdo gje tjeter.

        • Qeparoi ka ndryshuar nga ai qe ishte deri para nje viti. investimet qe ka bere ne turizem qqeveria shqiptare po tregon se fokusi i qeverise eshte ne kte sektor si nje nga me te rendesishem per zhvillimin ekonomik!

          • Edi Rama eshjte nje kryeminister ndryshe nga gjithe ata qe kemi pare ne keto 20 vite dhe me vjen mire qe pas kaq kohesh kemi nje kryeminister qe na perfaqeon me se miri dhe po punon qe te coje reformat me tej dhe te ndihmoje ne zhvillimin e shpejte te vendit.

          • oferta qe partia socialiste po i ofron popullit eshte ajo e cuarjes ne drejtimin e duhur te gjjithe njesive administrative duke i ofruar me shume pune edhe nje vend me te mire. puna e ksaj qeverie tregoj qe ne kto 18 muaj rilindi edhe po shkon ne drejtimin e duhur!

          • shqiperia po rilind ne kto 18 muaj se mbaroj fund politika e perbaltjes edhe politika e e vjedhjes per djalin edhe vajzen. edhe ka nis nje politik qe i sherben qyteetarve duke i zgjidh hallet edhe duke i sjell me shume shprese per te ardhmen duke i cuar ne drejtimin e duhur!

    • edi rama njihet si njeri qe i ben gjera ndryshe. fushatat zgjedhore nuk bejn perjashtim duke futir nje fryme te re qe deri diku eshte kopjuar dhe nga kundershtaret e vet. fushatat e tij jane moderne, positive, kontruktive dhe qytetaret jane gjithmone te gatshmen per ti ndjekur ato dhe per te votuar pastaj kete fryme suksesi!

  • Edi Rama eshte lideri me energjik dhe me karizmatik qe ka patur ndoi here shqiperia. jam me shume se sa e sigurt qe ata te rinj jane duke kaluar eksperiencen e tyre me te bukur duke shetitur ne cdo qytetper te percjell energji dhe pozitivitet

    • sa shume shpresedhenese dhe energjike kjo video , te pakten tani kemi nisur te kemi shprese qe gjerrat do et marrin drejtimine duhur. normalisht qe ky ndryshim ka nisur te marre jete qe nga 2013 . krenar per Edi Ramen dhe ekipin qe ai drejton

  • fushata e PS eshte me e bukura, dhe me e mbushur me plot gjalleri, entuziasem, dhe shprese per nje te ardhme te sigurt. Partia Socialiste sot ka me shume ideator per te bere nje fushat jo vetem te bukur nga ana estetikore, por edhe ne brendesi asaj, duke iu qendruar prane njerezve qe kan nevoj, dhe duan zgjidhje per problemet e tyre. fitorja eshte shume afer, dhe kjo do jet masive, sepse njerezit duan shprese, dhe shpresen e jep vetem partia socialiste

  • Ky ekip eshte i papare, ne cdo qytet qe shkojne transmetojne energji pozitive, sjellin vetem feste. Ekipi qe cdo njeri e ben te ndihet i lumtur dhe i vleresuar per punen ne ekip. Ketu te gjithe punojne si nje turp i vetem dhe nuk lodhen kurre. Bravo ju qofte. Jeni per tu pergezuar.

    • Ku ka si PS-ja. Ekip qe punon nga mengjesi deri ne mesnate. Secili ka detyrat e veta dhe i bejne me kenaqesine me te madhe. Ne cdo qytet qe kane shkuar i kane mirepritur me nje atmosfere shume elektrizuese.

      Kesaj atmosfere mund ti vendosesh vetem nje emer, “Atmosfere fitoreje”

      • Kur te gjitha strukturat shkrihen bashke per te arritur qellimin qe i kane vene vetem edhe punet do te ecin mbare. Kjo eshte nje fushate model qe duhet ta ndjekin dhe partite e tjera. Puna ne grup eshte gjeja qe duhet lavderuar ne kete grup.

      • Ka lezet me nje fushate te tille ku cdo njeri ndihet i lumtur me ate qe ben dhe nuk ka presionin se po nuk e bere mire do te pushohesh nga puna. Nje fushate komplet ndryshe nga ajo qe bente Saliu dhe Luli ne 2013 qe para se te behej takimi shkonte garda dhe kontrollonte vendin nje dite para dhe madje perdoreshin edhe qente antieksplozive per te kontrolluar cdo gje. Madje shkonte edhe me tej edhe pergatitija e skenes ishte komplet nje fallcitet. Por kjo metode pune dhe mendesi mori fund sepse tani njerezit jane te lire dhe nuk jane me aq te rrezikuar si me pare.

  • Fushate perendimore, nje politikan me vizion te qarte, stature politikani perendimor. Kjo eshte menyra e te berit politike. Nje fushate larg shpifjeve dhe akuzave boshe. Nje fushate alternative me vizion e projekte te qarta. Shqiptaret edhe kesaj radhe do votebesojne te majten ne menyre qe reformat e nisura te dergohen deri ne fund. Besimplote se kryebashkiaket e Aleances per Shqiperine Europiane me mbeshtetjen edhe te qeverise qendrore do bejne vertete shume per popullin.

    • Vazhdoni rrugen e nisur, populli nuk jua dha kot voten. Reformat e nisura ne cdo sektor, dhe masat e ndermarra te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Jemi te vetedijshem qe duhet bere edhe me shume, jemi te vetedijshem qe reformat kane kosto, po ashtu jemi te vetedijshem qe reformat do japin efektin e tyre pozitiv. E rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare.

      • Njeriu qe ka marre persiper te transformoje kete vend e ta dergoje aty ku ky popull enderron, drejt Bashkimit Europian, pjese e se ciles enderrojme te anetaresohemi. Nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si shkak i keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Qeveria e sotme po punon per interes te shqiptareve. Mbeshtesim programin e projektin e z. Edi Rama.

        • Ky eshte kryeministri qe duam kjo eshte qeveria qe kemi necvoje per keto njerez duhet qeverisur vendi. Jemi mire, padyshim ka shume per te bere, do behet shume me shume, jemi te bindur per kete. Ne vetem nje vit e gjysme jane kryer mjaft reforma, mjaft te permendim reformen ne energjitike, prishjen e ndertimeve pa leje, krijimin e vendeve te reja te punes, lehtesirat fiskale me qellim ardhjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi, investimet ne turizem e jo vetem.

  • kemi nje kryeminister qe ka ide plot, qe ka vullnet per te bere gjera te bukura. ai eshte i vetmi qe ne cdo fushat si mungon entuziasmi. edhe populli ka shum besim tek ai, sepse kur rama thot nje gje, e ben me se sben. kete kryeminister duam. qe eshte i gjithanshem, qe i kushtoin vemdnje cdo gje, jo vetem kryeministris, por cdo gje qe te bej popullin te ndihet komod ne zgjedhjet e veta. prandaj dhe fitorja do jet shum bindese

  • Te punosh ne fushate me Edi Ramen duhet te jete kenaqesi dhe eksperience me vete, megjithese e lodhshme, sepse ai njeri eshte superenergjik, nuk lodhet kurre, ben takime edhe ne 10 te darkes dhe punon dite-nate. Por ama do te doja shume te isha pjese e ekipit te tij, do te mesoja shume gjera, eshte natyre karizmatike qe te ben per vete dhe eshte lider per te cilin jemi krenar dhe e kemi idhull. I urojme suksese ne rrugen e veshtire qe ka vendosur te ndjeke per te rilindur Shqiperine.

  • duhet te jemi krenare sepse kemi kryeministrin me te mire te te gjitha koherave. Me ane te reformave te ndermara nga qeveria, ne 18 muaj beri te mundur te nxirrte vendin nga kriza dhe ta conte ate ne drejtimin e duhur, u dha fund politikave te deshtuara te pd-se qe ishin te mbushura plot me mashtrime dhe genjeshtra dhe u dha shqiptareve te drejtem per te qene ne rrugen e duhur

  • Partia Socialiste gjithmon ka bere fushat me entuziasem, gjithmon ka qene e mbushur me plot ide. kurse ajo e opozites eshte e varfer, nga ana e ideve, dhe e ofertave te saj per popullin, dhe me siguri populli do e vleresoj kete gje. te jeni te sigurte se gjeja e mire vleresohet gjithmone. dhe prandaj me 21 qershor do votohet masivisht programi i Partise Socialiste

  • PD sot nuk është për t’u pasur zili. Forcë politke që tregon përrallë nga e kaluara të cilën shqiptarët e mbyllën më 23 qershor të 2013-s. PD nuk ka model referimi për të ofruar. qeveria e z rama ka plot modele suksesi. mjafton te permendesh reformen e pensioneve, ose legalizimet dhe e kupton qe drejtimi i qeverise eshte ai i duhuri per te pasur nje shtet dhe jo nje qeveri te mbushur me mashtrues dhe kriminele sic ka qene ajo e pd-se

  • sa bukur kur shikon fushaten e Partise Socialiste,e cila eshte plot gjalleri. ka lezet kjo. populli nuk do vetem fjale boshe, por do qe te shoh premtime reale. vetem PS dhe qeveria e saj eshte e afte te mbaj cdo premtime. shikoni fushaten e PD , vetem 5 minuta sa bertet luli dhe kaq. ska as nje program per popullin. prandaj mos ngurroni te votoni per partin socialiste.

  • vlersoj zhvillimin e fushates te drejte dhe te ndershme te koalicionit te majte duke bere diferencen nga gjithe forcat e tjera politike, kesaj radhe e majta vjen me kandidate te zote qe jane ne gjendje te menaxhojne drejte dhe ndershem bashkite duke patur prioritet zgjidhjen e problemeve te komunitetit duke bere me shume per zhvillimin dhe permiresimin jetes se qytetareve

    • rruga ne uren vajgurore dhe gjithe zonen perreth eshte realizuar ne menyre perfekte duke bere nje nder te madh per banoreve dhe drejtuesve te automjeteve banoret e ures vajgurore i jane shume mirenjohes qeverise qe u angazhua per rregullimin e ketij aksi rrugore qe ishte tersisht i shkaterruar duke veshtiresuar punen e banoreve

  • ne kemi forcen te bejm ndryshimin e merituar ne vend, dhe ne kemi ne dore vetem nje rruge, pra te votojm te gjithe partine socialiste. dhe ti hapim rrugen qe qeveria te mos bllokohet me kur te realizoj projektet e saja per vendin. prandaj nuk kemi pse te ndihemi ne udhekryq per kete gje. votojm masivisht vetem per mazhorancen.

  • duke pare edhe raportin e bankes boterore per vitin 2015 shqiperia ka nje ritje ekonomike prej 3.3 %, nuk mund te themi se jemi te dytet pas gjermanise, por ama jemi ne rrugen e duhur dhe qe me anen e reformave qeveria e sotme ka arritur ta nxjerre vendin nga kriza duke e cuar ne drejtimin e duhur. Kemi nje kryeminister dhe nje qeveri qe po mendon per popullin

  • bravo edi rama, je shum energjik dhe shum artist kur behet fjale per te dizejnuar fushaten e Partis Socialiste. urime dhe forca e na udhehiq drejt fitores se merituar ne zgjedhjet e 21 qershuar. jemi me ty ne cdo hap te jetes. dhe asnjeher sdo ndryshojm mendim apo drejtim. ne duam te shohim me shume pune per qytetet tona. fitorja e 21 qershorit do jet po kaq e bukur sa fushata qe ti po ben. fitore dhe vetem fitore

  • kemi nje kryeminister qe punon fort per qytetaret, dhe eshte kenaqesi teksa merr pjes ne fushatat qe ai ben, sepse asnjeher nuk lodhesh. ka plot entuziasem, dhe shpres per popullin, eshte e mbushur me optimizem, dhe fushata e partis socialiste eshte e me e bukura nga cdo fushat tjeter. bravo per kete realizim. super ide, super organizim

  • nje kryeminister i mbushur me ide, eshte ai qe mund te ndertoj nje vend qe vuan nga shum probleme , sic eshte shqiperia. prandaj jemi te sigurt se asjtu sic edi rama organizon fushatat kaq te gjalla te partise socialiste ashtu ai do punoj per te bere shqiperin nje vend qe lulzon , dhe te zhvilluar. bravo per kete aftesi, gje qe asnje parti tjeter se ka pas ne mendje per vendin e vet

  • Kafshet e shqupit jane bere si te terbuara ngaqe e ndiejne humbjen e sigurt.Detyra e vetme qe u ka ngelur eshte te konsumojne barin e shqupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *