Një ditë në Hipotekë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Gani Dedja

Jam pronar i një trualli në Tiranë dhe m’u desh të aplikoj si gjithnjë, për të marrë një dokument pronësie. Pasi ardhja e tij me postë u vonua shumë, shkova në Hipotekë për t’u sqaruar. Atje qe e pamundur të takoje ndonjë punonjës, prandaj vendosa t’i kërkoj takim regjistrueses (drejtoresha), znj.Lediana Bardhi, dhe me pak mundim e arrita. Si çdo njeri që futet për herë të parë në një ambient, hodha një vështrim kurioz. Një zyrë me hapësira të bollshme e rifinitura të punuara me kujdes. Në tavolinën e punës qëndronte me dinjitet një grua e re simpatike, ndërsa tavolina me ngjyrë arre, ishte një skrivani me “peshë” në përqasje me detyrën. Sapo nisëm bisedën lindi nevoja të vinte aty për sqarim specialisti që ishte marrë me dosjen time, dhe menjëherë u paraqitën dy djem të rinj. Mbi tavolinë ndodheshin tre stiva me dosje dhe disa të shpërndara, të cilat me sa duket, znj.Lediana i jepte dorën e fundit dhe pastaj i firmoste. Në momentin që njëri nga djemtë doli për të marrë një dokument, znj.Lediana shtyri njërën nga stivat me dosje drejt djalit që qëndronte në këmbë, shoqëruar me një lutje autoritare, që t’i dërgonte diku. Pastaj vuri mbi të stivën tjetër, dhe më pas të tretën. Buzëqesha lehtë dhe ngrita shikimin, edhe ajo po buzëqeshte me veprimin e vet.

Gjatë bisedës që ata zhvilluan për ato dosje, kuptova se ishin të ALUIZNI-t dhe menjëherë më lindi një mendim, “grabisin ata që janë të zotët ta bëjnë këtë, legalizon ALUIZNI, regjistron Hipoteka”. Kjo ka bërë që grabitësit të ndjehen të nderuar. Duke ditur edhe lidhjet e grabitësve herë me krimin e herë me politikën, të lind menjëherë pyetja: Po prona, ku vete? Me nderime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *