Një ditë nga jeta e një princeshe të vogël

DITA Online

 

Jo për të gjithë fëmijët nisja e vitit shkollor është një ditë e gëzuar.

Princesha Charlotte, më e vogla e familjes mbretërore duket se bën pjesë tek ai grup fëmijësh të cilët ditën e parë të shkollës e përjetojnë me shumë gëzim.

Një gjë e tillë duket nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të Kensington Palace, në të cilat shfaqet princesha Charlotte në ditën e parë të shkollës.

Në foto e vogla Charlotte e cila duket mjaft e lumtur, shfaqet me një pallto të vogël të kuqe, shall dhe çantë shpine rozë.

Duket se rregullat e Pallatit Mbretëror përsa i përket kodit të veshjes respektohen nga të gjithë, përfshirë edhe vogëlushen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *