Një ditë përpara raportit, Meta: Zero rëndësi, ‘Venecia’ propagandë!

Leda Hysa

Teksa nesër pritet që të shpallet vendimi i komisionit, presidenti Meta është shprehur më pak se 24 orë nga kjo vendimarrje i prerë dhe i ashpër ndaj Komisionit të Venecias.

Indiferent, menefregist dhe duke mos i dhënë asnjë rëndësi draft raportit të Komisionit të Venecias, Presidenti u shpreh:

Venecia është propagandë, nëse më bind që kam shkelur kushtetutën do jap dorëheqje, jo vetëm Venecia, Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim.

Kaq! Në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend.”

I pyetur mbi integritetin e Komisionit të Venecias, Meta foli me të njejtën gjuhë që iu drejtuan në fillim ndërkombëtarët, duke evidentuar se “Venecia” ka shkelur Integritetin

“Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur.

Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat, sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues…”

 

l.h. dita

Share This Article
9 Comments
  • TURP more fshatar hajdut që ndyn organet e njohura per integritetin
    e tyre moral te pranuar nga të gjithë.
    Vrit veten sa me pare ashtu si premtove,
    se turperove gjithe ata shqiptare qe nuk jane si ty.

  • Jo reagimmevend! Mjaft me e nderkombtaret .. vetevendosje duhet ne Shqiperi se na lodhen njerezet filoserb qe fuan shkaterimin e zbrazhjen e Shqiperise!

  • Shume bukur ka folur Meta –Komisioni i Venecias tregoi nje nivel teper te ulet te integritetit te tyre moral

    Cfare plehrash nkerez qenkan ata qe akuzojne Presidentin e nje shteti se ka tejkaluar kopetencat dhe nuk argumentojne se cilin Nen te kushtetutes ka shkelur Presidenti

    C’eshte kjo llgjike e Venetikasve se ka paske tejkaluar koptencat,
    por nuk ka ndonje shkelje Kushtetute

    Si ka mundesi e quajne vetne gjylates ata mor vellA ?

    Ne Drejtesi nuk ka gjera gjysmake –Aty thuhet e shkele apo jo Kushtetuten
    , se[se Presidenti gjyykohet vetem mbi bazen e Kushtetutes ,
    jo mbi bazen e thashethemeve qe prodhojne “Muxhahedinet” e Tiranes

    Keta te Venecias po vertetojne katerciperisht se Enveri ka pasur te drejte qe nuk ksihte besim te keta Perendimoret,
    sepse nga sa shijhet keta Drejtesine e kane vetem per shtetet e tyre dhe miqte e tyre
    Per te tjeret keta veprojne me ligje kolonialiste

    Bravo Meta qe i ka shumzeoar me zero keta Muxhahedinet e Venecias

    Megjithse te pyesim njehere ate Palmerin mor aman , se tani per ne ai eshte edhe Dielli edhe Hena

    Ai vendos nese kemi te drejte ose jo, loooooooooooooooooool

    Dhe kjo eshte Demorkacia apo Demokrqiaaaa

    Qendro i forte Ilir Meta, as mos e ruaj fare , por nxiru bojen keytre palacove te Europes

  • Sipas atyre qe deklaroj vet, Meta do dorehiqet menjehere ose do vrasi veten. Ne te kundert do behet me keq se çeshte, burracak, lavjerres qe rron kot

  • Meta duhet ta shfuqizojë komisjonin e venecjas me ato gjykatësit që e nxorrën të pastër nga vjedhja me video . Edhe në atë rast duhej dënuar kush bëri filmimin jo kush vidhte.

  • PO edhe ti mor zotni,je zero President.Madje pas 13 Tetorit,kur ke shpallur zgjedhjet,me gjasas edhe vet ke harruara.Nuk ke çka del me fare ne ate zyre,ku ke qendruar gjysme I ligjeshem tash shtat muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *