Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh në takim ministrat

J L

Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Rama ka nisur një analizë për punën e Qeverisë.

Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Rama kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.

Në takimin e formës së “Retreat”,  përveç ministrave janë edhe zv.ministrat dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Takimi ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit dhe në oren 11.00 përfundoi pjesa e parë e tij. Diskutimi, njësoj si në Asamble, përfshin disa sfera, duke nisur nga rezultati i 30 qershorit, detyrat e qeverisë për sezonin politik që u mbyll dhe çfarë pritet të intensifikohet në shtator e në vijim.

Edhe njëherë më shumë, Rama ka ripërsëritur se mandati i kësaj qeverie mbaron në 2021, dhe se deri atëherë, qeveria duhet të jetë në punë në shërbim të qytetarëve.

“Retreat” është mbledhje që Kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar në çdo fund sezoni politik veror me kabinetin e tij.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *