Një ditë pas Kuvendit të PD, Basha: Ne zgjodhëm të ardhmen

J L

Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ku u morën disa vendime, një prej tyre përjashtimi i Berishës nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, kreu i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale, ku shkruan se kanë zgjedhur të ardhmen.

Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi. Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.

Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO“, thotë Basha.

Në Kuvend Basha tha se morën pjesë 5004 delegatë, emrat  e të cilëve tha se do t’i bëjë publikë sot. Të pranishmit votuan përmes ngritjes së kartonëve jeshilë, duke miratuar një rezolutë e cila nuk njeh mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha në 11 dhjetor.

Po ashtu, u votua edhe një akt tjetër, i cili lë jashtë forumeve të partisë personat e lidhur me komunizmin dhe ata të shpallur non grata nga SHBA. Ky dokument u bë posaçërisht për Berishën, duke e përjashtuar kështu nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, forume ku Berisha ishte anëtar për shkak të detyrës si ish kryeministër.


j.l./ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Kujt i bo karshillek ky shkerdhate rrugesh !!!!!!!!!!!!!!!

    Ne asnji vend Normal te Botes Kriminelt konkurojne per Kryetare Partish
    dhe mbeshtetn nga Kazani dhe ambasadore qe ne vendet e tyre ,
    Kriminelet si ky i rrasin ne burge te perjetshem ose me i ulin ne Karrige Elektrike ,
    ku meritojne vertet te jene .

    Shqiperia nuk eshte Shteti islamike Isis qe kerkojne te instalojne Miqte Hipokrite !

  • A u be PD nje parti me demokratike se ne kohen para kuvendit
    A u sanksionua ne statut largimi i kryetarit nese humbet Lulushja ?
    Jo asgje nuk ka ndryshuar , sic duket edhe ne humbjen e radhes PD e Bashes do te vazhdoje ta justifikoje Lulushken se zgjedhjet u vodhen dhe keshtu PD me ne krye kryetarin do te kthehen ne nje parti profesioniste HUMBESISH dhe Rama do te vazhdoje ti beje gjemen Shqiperise me keq se deri tani , sepse nuk ka kush ta sfidoje , ta gezojme te ardhmen e ndritur te Shqiperise qe po zbrazet nga dita ne dite nga humbja e SHPRESES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *