Një ditë pas sherrit në mbledhjen e kryesisë, Basha merr një vendim të rëndësishëm

Ornela

Një ditë pas mbledhjes së kryesisë së PD, i shoqëruar me debate të ashpra dhe incidente mes anëtarëve (Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit), kreu i PD, Lulzim Basha sqaron se ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Sipas Bashës vendimi konsiston në nisjen e menjëhershme të një procesi analize dhe konsulte me bazën për reformimin e PD.

“Partia Demokratike ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë të vlerave ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha në Facebook.

Share This Article
7 Comments
  • Keto vendimet ” e rendesishme” e bejne Edin ta shtoje dozen e humorit . Ne se nuk me tradheton memoria , ky keto vendimet me bazen e me analizen , i ka kthyer ne recital . Ka nja kater vjete qe thote ; do reformojme partine . Per vete ngrin dhe shkrin kur te doje . Reformimi fillon nga nr 2 e poshte . Si e durojne sta ne Shqup ? Ata qofshin .

  • Pra sipas kesaj platforme ne aleancen tuaj kunder krimit, platforma kundershtare nuk eshte me nje person qe deri me sot ka presupozuar Edi Ramen, por me teper se ky. Dmth ne kete platform tani duhet futur edhe Patozi, Imami, e krejt kundershtaret e tu brenda partise tende. Apo jo?! Se vetem keshtu mund te kuptohet ky objektiv i cuditshem, pas mbledhjes te kryesise.
    Po mire o derdimen po ke turp ti, a ke cipe?
    Po ke vendosur me te vertete ta lesh vendin krejt pa opozite? Po kejo eshte nje fatkeqesi teper e madhe qe ka pllakosur vendin. Me te vertete qe Rama me ty aktualisht duket si nje mal me nje mi te rrjepur, por edhe keshtu, pa opozite qofte edhe gjysmake, Rama shume shpejt do te kthehet ne nje uzurpator, ne nje regres te temerrshem e te pa kthyeshem qe do ti kushtoje vendit ekonomikisht pothuajse sa Sali krimineli, mos me teper.
    Patozi, Bregu, Imami etj. Rastesisht koha po ju ballafaqon me nje detyre teper te madhe e patriotike, me te cilen mund edhe te reabilitoni nje pjese te poshtersive qe jane luajtur ne kurriz te popullit nen hundet tuaja. Thyeni kete lapangjoz e provokator politik. Mereni ne dore te ardhmen e opozites, te ardhmen e vendit.

  • vlera? Vlera ky njeri qe shet edhe bythen e vete, e lere me partine apo militantet e aleatetet?!!!
    Vlera, ahh ah ahah
    Kur hajduti thot kapni hajdutin!
    kur krimineli flet per krimin!

    Me dhimben demokratete e thjesht ; po mire va bane derisa ato e durojne kete te pafytyre!

  • Ha ha ha !!!!! Gjinoja i Pd do te beje autokritike pse u martua me Marigone ha ha ha !!!!!( per shpjegim Marigoja eshte Rama )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *