Një ditë pas takimit me Ramën, Erdogan pret Vuçiç në Turqi

Amelda Amelda

Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku ishte i pranishëm në një vizitë zyrtare, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të presë në Turqi, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Keta jane vellezerit e Rames me thike mbas shpine kurse ne sy neve i duam Shqiptaret por deshira esht si ti zhdukim Shqiptaret sa ma shpejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *