E çfarë do më shumë një vajzë kur mbush 25 vjeç se sa të jetë në një dhomë të mbushur plot me dhurata të shtrenjta?! Klaudia Pepa, balerina e njohur shqiptare ia arriti kësaj dite. Mëngjesin e sotëm ajo është zgjuar si një princeshë e vërtet.
Pepa ka postuar në Instagram një foto ku duket e rrethuar nga dhurata të shumta, dhe në duar mban numrin 25. Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët e kanë uruar Klaudian, por ndër ta nuk mund të mos veçonim urimin e Albi Nakos.
Ish-bashkëshorti e ka uruar balerinën thjeshtë dhe plotë dashamirësi.
“Edhe 75 vite të tjera ti jetosh e lumtur e gëzuar siç ke zemrën. Happy birthday!” – i shkruan ai. Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e diskutuar nga publiku sidomos pas divorcit i cili shkaktoi debate të shumta nëpër rrjetet sociale. e.r/dita


